Arti pezhishkë i Ben Blushit

Hyrje

Jetojmë në një kohë kur kanë filluar të thyhen shumë mite që krijoi historiografia dhe kultura masive komuniste. Sigurisht që në pararojë të kësaj ikonoklastie qëndrojnë studime akademike të cilat sado subjektive që të jenë nuk mbajnë më vulën e dukshme të imponimit ideologjik të shtetit komunist. Falë kësaj lirie për të shprehur ç’të duan studiues dhe jostudiues, seriozë dhe joseriozë, objektivë dhe subjektivë janë vënë në garë për të dominuar boshllëkun ideologjik që krijoi ndryshimi i regjimeve te shumë prej shqiptarëve, që gjithçka të regjimit që lanë pas e shohin me dyshim, madje shpesh herë edhe me refuzim. Në këtë arenë përleshjesh për të krijuar një identitet të ndryshëm nga ai që braktisëm, nuk ngeli pa u prekur edhe periudha e sundimit osman. Askush nuk mund të provojë se historiografia komuniste ishte dashamirëse ndaj periudhës osmane, përkundrazi akademizmi subjektiv i monizmit në këtë drejtim, vetëm e ka errësuar këtë periudhë, saqë nuk besoj se sot mund të errësohet më shumë, ndërkohë që jetojmë në lirinë e të shprehurit dhe të kërkimit më të hapur dhe objektiv të së vërtetës. Kjo nxirrje akademike qe shoqëruar edhe me një folklorizëm dhe prurje artistike të të gjitha gjinive, e që i bënin jehonë këtij holokausti që shqiptarët paskan përjetuar nën sundimin osman, për hir të lirisë së tyre kombëtare!

Dihet efektet e fuqishme që mbart arti në përgjithësi te njerëzit, dhe është pikërisht ky art që më së shumti sesa librat e historisë, në mendësinë e shqiptarit ka ngulitur vetëm anët negative të sundimit osman. Të gjithë filmat artistikë, dramat teatrale, pa përmendur këtu romanet, novelat dhe tregimet që pasqyrojnë momente të asaj periudhe kohore, të gjitha këto pa përjashtim për asnjëherë të vetme nuk kanë treguar se shqiptari ka jetuar edhe ditë të bardha nën këtë perandori. Kështu që akademizmi antiosman i shqiptarëve nuk mund të shkojë përtej kësaj, ai ka zbrazur të gjithë arsenalin e tij luftarak kundrejt turqve dhe fesë së tyre dhe si cak i fundit ai i është imponuar edhe artit, më nuk ka se ku të shkoj. Dhe Blushi nuk ka bërë gjë tjetër me romanin e tij vetëm se ka tentuar, veç të tjerash, të ringjall këtë frymë që po harrohej në artin shqiptar. Ndonëse nuk është tentativa e vetme në këtë drejtim, ajo tregon sesa të shqetësuar janë këta individë apo qarqe, të cilët në këto vite të demokracisë vala turkofile apo dhe islamofile shpesh herë edhe duke mbajtur lart flamurin e nacionalizmit shqiptar ka cenuar ndjeshëm dominimin antiturk dhe të vetëm të arenës shqiptare. Ndërsa deri dje turkofilët apo islamofilët gjendeshin vetëm si spektator në këtë arenë, sot, ndonëse pak, ata janë futur fuqishëm në sheshin e betejës, me analizat apo studimet e tyre akademike. Dalja në dritë e shumë prej fakteve qëllimisht të fshehura, dokumentacioneve të dorës së parë dhe të dytë, si dhe e mjaft botimeve serioze me karakter historik, ka sjellë, në radhën e shumë prej intelektualëve shqiptarë, një reflektim jo të pakët dhe me kah më objektiv, karshi kësaj historie. Kjo situatë nuk kishte për të ardhur sikur sot shqiptarët të mos gëzonin më shumë se kurrë atë lirinë e munguar, në emër të të cilës Blushi shprehet. Në një situatë të tillë, Blushi i paaftë për tu përballur me të akademikisht, e ka ndjerë veten të frustuar për pozicionet e humbura dhe kështu që nga pozita e një spektatori, në këtë fushë, ka filluar të bëjë tifozllëk me folklor dhe parrulla antiislame dhe antiturke, me të shara dhe karikatura artistike, tamam si ata tifozët që vishen me flamuj skuadrash dhe valëvisin parulla kundra kundërshtarëve dhe që u bien sazeve për të nxitur skuadrën e tyre dhe për të irrituar kundërshtarët. Në një tentativë për të tërhequr më së shumti spektatorin asnjanës. Dhe natyrisht për tifozeri dhe shfaqje të tilla folklorike, sado banale dhe perverse qofshin askush nuk mban përgjegjësi! Liria e artit, liria e mendimit… paçka se kjo liri dhe ky art fyen dhe ofendon të tjerët! Paçka se ky art dhe kjo liri hedhë fishekzjarrë dhe tymuese në bankinat e lojtarëve, tifozëve dhe në fushën e stadiumit. Gjithsesi tentativa të tilla unë besoj se do të rezultojnë të dështuara dhe ndoshta mund të kthehen në bumerang për vetë këta politikan folkloristë.

Arti pezhishkë i Blushit

Pas reagimeve të para që erdhën nga ana e muslimanëve dhe jomyslimanëve për romanin “Të jetosh në ishull“, Blushi politikan përgjigjet nga jashtë ishullit të tij si ai “budallai që hodhi gurin në ujë dhe të mençurit nuk e nxjerrin dot”, por kësaj here duke e fshehur dorën e tij ishullare dhe duke shfaqur atë diplomatike. Alibia që ai ngre se librin e tij duhet ta lexojmë artistikisht nuk është vetëm se një rrjetë merimange apo siç i thonë në dialektin e Korçës, një pezhishkë, me të cilën ai do të mbulojë qoshet e errëta të ishullit të tij islamofob. Blushi sikur na thotë se qëllimi i tij kur ai shkroi librin qe: Arti për art!

Shijoni pra artin dhe figuracionin brilant të këtij libri!

Blushi e di fort mirë se këto dokrra i ha pak kush, disa naivë mediash apo edhe ndonjë pjesë e popullit të thjeshtë. Sidoqoftë edhe sikur t’ia lejonim vetes këtë sforco, shija artistike nuk do të zgjaste gjatë dhe në fund në kujtesë do të mbetej mesazhi i keq që ai përçon për Islamin dhe muslimanët në këtë libër.

Cili është arti që Blushi kërkon të shijojmë ne nga ky libër? Mjeshtëria e tij artistike për të fyer, tallur dhe përçudnuar Profetin e Islamit? Paralelizmat e tij perverse, në mes Sali Benishit dhe Profetit? Krahasimet e tij të tërthorta mes Islamit dhe kafshëve? Apo mesazhet e tij të koduara, që sajon me lodrat dhe fëmijët e Ibrahimit? Apo mos vallë e ka fjalën për mjeshtërinë e përshkrimit sesi Sara gatuante patëllxhanë, patate dhe peshk…? Kush e njeh historinë e Profetit të Islamit e kupton menjëherë të ashtuquajturin art që shpalos Blushi në romanin e tij.

Për çfarë krijimi artistik flet Blushi, kur në romanin e tij ai trajton personazhe historik të cilët i deformon sipas shijeve të tij “artistike”?!

Pikërisht ky islamofob i thekur, që ka treguar publikisht dhe jo artistikisht, se vjell vrer ndaj shumë gjërave që kanë emrin Islam, nuk mund të ngrejë tymnaja të tilla pas të cilave përvëlon zjarri i urrejtjes ndërfetare.

Që Blushi gënjen kur deklaron gjëra të tilla këtë e kupton edhe bufi dhe jo më vetë ai, që është tepër i ndërgjegjshëm se nëpërmjet romanit të tij ai u përçon njerëzve mesazhet e tij negative për Islamin dhe muslimanët, e thënë ndryshe fatalizmin e kthimit të shqiptarëve në Islam, siç citonte Arian Cani nënshkrimin e Blushit në librin që ai i dhuroi.

Shyqyr Zotit, njerëzit kanë kujtesë dhe nuk i harrojnë fyerjet e Blushit ndaj Islamit në parlamentin shqiptar dhe as prononcimet e tij poshtë e përpjetë nëpër librari apo autografe librash. Por, mesa duket i biri i skenaristit të filmit “Beni ecën vetë”, besuaka realisht se personazhi i tij kryesor tuhaf e pa identitet, Ibrahimi, u gjendka me shumicë në radhët e muslimanëve shqiptar!

Jo fort i nderuar Ben, me të vërtetë që yt at, atë film e paska bërë për ty!

Dekodifikimi i fyerjeve dhe ofendimeve ndaj Islamit dhe muslimanëve të Ben Blushit në romanin e tij “Të jetosh në ishull”

Autori ka një mllef të papërshkrueshëm ndaj Islamit, ai këtë e ka shprehur disa herë edhe në mënyrë publike, siç ishte rasti kur me të replikoi në parlament ish ministri i jashtëm, Mustafaj, për çështjen e Konferencës Islamike. Këtë urrejtje patologjike që ai ka ndaj Islamit nuk gjen rrugë ta shpreh në një trajtim akademik, por e gjen në rrugën më të përshtatshme, pse jo edhe më të rehatshme për të shfryrë gjithë arsenalin e tij të pështirë të sharjeve dhe ofendimeve. Romani ia jep lehtësisht atij këtë mundësi. Duke vënë në gojën e personazheve të tij ofendimet ndaj Islamit, ai bën një çlirim të brendshëm, të akumuluar prej kohësh, e që nuk ka mundur ta shpreh dot publikisht. Kjo kuptohet edhe nga fjalët që ai i tha Arian Çanit, në emisionin “Zonë e lirë” ku ai u shpreh se: “Ky ishte një libër që ia kisha borxh vetvetes.”

Autori mesa duket është frymëzuar nga vepra si ajo e Rushdisë, për të vjellë vrer ndaj fesë së bashkëkombësve të tij, kjo mesa duket i është dukur mënyra më komode, më e shpejtë dhe më pak problematike, pse jo edhe më provokative. Ai mund të mbrohet se ai është thjesht një roman, një imagjinatë, por ai e di shumë mirë se mesazhi që ai përçon është mjaft i qartë, dhe i kuptueshëm për shumë kë, paçka se publikisht, tanimë i çliruar nga dufi që mbante në vete prej kohësh, shprehet me hipokrizi se është pro tolerancës dhe bashkëjetesës fetare me myslimanët! Personazhet imagjinar të tij dhe retorikat e tyre antiislame nuk janë gjë tjetër vetëm se gishtat e dorës së tij kriminale me të cilën ai tenton të vrasë bashkëjetesën ndërfetare mes shqiptarëve. Nuk e di sesi mund të kërkosh të të mirëkuptojnë myslimanët shqiptarë kur ti fyen skajshmërisht në mënyrë perverse fenë e tyre?!

Ishulli është një tokë e izoluar që laget nga të katër anët me det. Por libri ishull i autorit në fakt është një moçal me ujë të ndenjur, i mbushur plot me mushkonja me të cilat do të infektoj detin e kripur që i vjen përreth. Është një kënetë e pështirë që ka vite që tenton të zgjerohet dhe kërkon që me mushkonjat e saj të përhap malarien e antiislamizmit në mesin e shqiptarëve.

Libri fillon me historinë e një të krishteri që shkon te hoxha për tu bërë musliman dhe ndër të tjera ai në dialog me imamin që i shpjegon Islamin thotë:

1– “Unë zgjohem herët në mëngjes, si kafshët që shes dhe shëroj, prandaj, nuk e kam vështirë të falem në oraret që përcakton feja juaj. Njoh shumë të tjerë që do të ishin bërë mysliman në qoftë se do të kishin regjimin e bagëtive.” Fq.8

Këtu ai barazon Islamin me bagëtinë, gjë që ai e përsërit shpesh herë në romanin e tij të pështirë. (p.sh. fq. 116)

Autori në gojën e imamit shprehet për Kur’anin me tone negative, se ai është libri i ndalimeve:

2- “Këtu tregohet se çfarë duhet të bëjë një mysliman. Dhe po ashtu se çfarë nuk duhet të bëjë. Mos harro se gjërat që nuk duhet të bësh, janë më të rëndësishme se ato që duhet të bësh. Kurani është libri i ndalimit dhe jo i lejimit.” Fq.9

Autori shprehet për Kur’anin se është shkruar nga Muhamedi, duke i vënë këto fjalë në gojën e imamit:

3- “Muhamedi shkroi Kuranin, megjithëse deri 40 vjeç nuk dinte as shkrim, as këndim, njësoj si ti sot.” Fq.9

Autori në mënyrë të hollë këtu aludon se analfabetizmi qe një nga arsyet që i shtyri një pjesë të shqiptarëve të përqafojnë fenë e një analfabeti…

4- Autori ironizon me gojën e imamit edhe me çifutët dhe Moisiun (Musain) që kërkoi uljen e namazeve nga 50 në 5 duke thënë: “Kjo në sajë të çifutëve që bëjnë tregti edhe me faljet për Zotin.” Fq 11,

5- Autori bën edhe sarkazëm me agjërimin duke thënë në gojën e Ibrahimit: “Po lopët, viçat, delet dhe qengjat e mi ai duhet t’i detyroj të mbajnë ramazan, tha ai pafajsisht.” Fq. 12

6- Duke keqinterpretuar zekatin dhe aluduar për parazitizmin ai thotë me gojën e Ibrahimit: “po a nuk do të varfërohem unë një ditë duke i falur vazhdimisht të tjerëve pjesë nga pasuria ime? Atëherë ti do të jetosh duke u ushqyer nga zekati që do të shpërndajnë të tjerët, u përgjigj imami. Ky është Islami.” Fq. 12

Ky është Islami sipas Blushit!

7- Më poshtë duke aluduar për nivelin e ulët logjik të Islamit thotë: “A duhet të përfitojnë zekat të krishterët, këtë dua të them, përfundoi ai kur kuptoi se kishte fituar superioritet logjik që në ditën e parë të abetares islame.”  Fq. 13

8- Autori deformon besimet islame duke i vënë në gojën e imamit: “Do të quhesh Ibrahim. Ibrahimi nuk ka qenë as i krishterë, as çifut dhe as mysliman.” ?! Fq.14

9- Në gojën e imamit ai për profetin Ismail shprehet: “Kurani thotë se Ibrahimi pati një fëmijë me skllaven e tij Hagar dhe ky fëmijë u quajt Ismail, që do të thotë i egër dhe i fortë.” Fq. 14

Këtu autori perifrazon në fakt Biblën, ku Haxheri bëhet Hagar dhe jo Kuranin. Se kush ishte nëna e Ismailit nuk përmendet në Kuran, ndërsa kuptimi emrit Ismail nuk është ky që thotë autori, vetë pasazhi biblik që ka huazur autori përmend kuptimin e emrit të tij ashtu siç ai e përmend edhe se si do të jetë Ismaili në të ardhmen, gjë që autori tinëzisht e shndërron në kuptimin e emrit të Ismailit!

10- Më pas po në gojën e hoxhës ai thotë:

Ismaili u rrit si njeri i egër në mes të rërës dhe urisë.”…. Sot ne myslimanët jemi pasues të kësaj fare.” Fq. 14

Kjo është përshtypja që ka autori për myslimanët, pra pasuesit e farës së egër njerëzore, që lindi mes rërës dhe urisë, përshtypje kjo që Blushi e përsërit edhe në gojën e personazheve të tjerë.

11- Autori tallet me emrin Abdullah që hoxha do t’ia vërë si mbiemër Ibrahimit, i cili refuzon duke thënë: Abdullah duket si budalla dhe nuk mund t’ia lë peshqesh këtë tallje fëmijëve të mi.” Fq. 15

12- Mbasi kishte pranuar Islamin, i sapoquajturi Ibrahim del nga xhamia, dhe tashmë ishte bërë natë, autori thotë: “Kishte dalë nga xhamia. Nata ishte e gjitha përpara tij.” Fq. 15

Në mënyrë figurative autori kamuflon hyrjen në Islam të këtij njeriu me kohën e muzgut, pra në kohën kur këtij njeriu po i errësohej ndërgjegjja dhe pasi pranon tërë kushtet e Islamit del nga xhamia dhe para tij shfaqet nata, pra vetë errësira e plotë e ndërgjegjes ku ai tashmë kishte hyrë, që për autorin është Islami. Ai zgjedh këtë figuracion që përkon me kohën ngjarjes, për të shprehur pikëpamjen e tij ndaj Islamit.

Autori e lë pa një emër të mëparshëm njeriun që u bë mysliman dhe u quajt Ibrahim, duke dashur ta lërë edhe atë si njeri pa identitet dhe personalitet të mëparshëm duke aluduar kështu me karakterin e asaj pjesë të madhe të popullsisë shqiptare që u islamizua në këto troje.

13- Ibrahimi i thotë së shoqes: “Katandia jonë do të shtohet sepse unë besoj se disiplina e Islamit do t’i sjellë mbarësi kafshëve tona.” Fq. 18

Edhe njëherë autori barazon Islamin me një regjim kafshësh.

14- Në gojën e Ibrahimit autori barazon Islamin me rërën e shkretëtirës duke thënë: Islami po afron dhe era që fryn mbi qytet po sjell rërë shkretëtire.” Fq. 18

15- Injoranca e autorit për agjërimin shprehet kur ai thotë: “duhet të agjëroj më shumë se një muaj në vit,” fq. 20

16- Autori e quan Islamin kolerë në gojën e priftit të fshatit ku jetonte personazhi i Blushit, Ibrahimi: Kolera islame ju hyri në shtëpi, i tha burrave të fshatit pa i përshëndetur. Në qoftë se nuk e izoloni do t’ju përpijë të gjithëve një nga një.” Fq. 22

17- Përsëri Blushi me anë të priftit shprehet për Islamin si një sëmundje që u ka tjetërsuar natyrën njerëzve masivisht aq sa ata të mos e kuptojnë që janë të sëmurë: Islami është një kolerë që ka një mijë vjet që përhapet me majën e shpatës. Miliona njerëz në Lindje jetojnë nën këtë epidemi, por duke qenë të gjithë njëlloj të sëmurë nuk kuptojnë se nga se vuajnë dhe as nuk përpiqen ta shërojnë veten.” Fq .23

18- Prifti, personazhi i Blushit, kësaj here e identifikon Islamin si një ujë i pakët i ndotur që po bën pis oqeanin e krishterë shqiptar: “Qysh nga ajo ditë ujërat e papastra të Islamit derdhen në oqeanin tonë dhe sot ato ndotën dhe fshatin tuaj.” Fq. 23

19- Në gojën e priftit autori shprehet për supremacinë mendore të të krishterëve si dhe egërsinë që myslimanëve, madje edhe ndaj njeri-tjetrit, si dhe për masat që duhen marrë dhe intrigat që duhen bërë për të mbijetuar nga kjo e keqe sipas tij: “Sot, ata janë më të fortë. Por ju duhet të jeni më të zgjuar. Turqit kanë shpatën, por të krishterët kanë mendjen. Ky ballafaqim mes shpatës dhe mendjes do bëjë që ju të mbeteni shumicë në fshatin tuaj. Duhet ta izoloni Ibrahimin që të gjithë të kuptojnë se në këtë fshat nuk mund të jetosh dot si mysliman. Por edhe në qoftë se të tjerë do t’i bashkohen Islamit, shumë shpejt ata do të kacafyten. Turqit janë si ujqit. Pasi shumohen vrasin njeri-tjetrin. Ju duhet ta ushqeni zjarrin që ata kanë në shpirt. Kjo është dredhia që duhet të përdorni.” Fq. 25

20- Në fq. 26. Blushi tregon historinë e një dervishi, Demir Hani që kishte mbajtur gruan e një bajraktari një muaj në teqe për ta shëruar dhe kishte fjetur me të duke e lënë shtatzënë dhe diku autori thotë: “E ëma dhe babai kishin qëlluar të dy të verdhë, të gjatë dhe me sy blu si gjithë malësorët shqiptarë, ndërsa djali doli i shkurtër dhe pis i zi. Fshati filloi të përqeshte bajraktarin.” Fq.26

Tendenca raciste këto, të shfaqura edhe në sprovën e Kadaresë, ku i karakterizon shqiptarët si të bardhë. Edhe këtu autori krahas perversitetit të dervishit, njeriut që predikonte Islamin, e etiketon atë si njeri me ngjyrë në mënyrë të tërthortë nëpërmjet pjellës së tij të jashtëligjshme, ndërkohë që shqiptarët këtu na dalin si racë e pastër evropiane, më saktë gjermane, me ato sy blu e me ato lesh të verdha!

21- Autori vazhdon duke e bërë predikuesin e Islamit, dervishin, një imoral të pandalshëm duke thënë :

“Demir Hani i prekte me dorë në vende të ndaluara dhe disa prej tyre i kish fëlliqur.” Fq. 26

22- Tjetër etiketim i autorit për myslimanët:

“Kur njëri prej tyre tha nëpër dhëmbë se kisha po e toleronte Islamin, prifti i tha: biri im, myslimanin po e vrave, të vret; po e le pa bukë, të vjedh; po nuk i fole çmendet. Më mirë një i çmendur se një mysliman.” Fq. 29

23- Aludimet se toka e këtij vendi dhe pronësia e saj nuk u përket atyre që bëhen mysliman: “Babai juaj e kishte përfituar atë tokë si i krishterë. Ju e keni trashëguar si bijtë e një krishteri. Vëllai yt nuk është i krishterë dhe ajo tokë është e jotja, sa kohë që ti nuk je mysliman.” Fq. 30

24- Kur filloi Ibrahimi të agjëronte, fjeti i vetëm pranë vatrës dhe nuk shkoi të flinte në shtrat me gruan dhe ajo i tha: “I mjeri ti, i tha gruaja. Ku e gjete këtë fe që të ndalon gjërat që do më shumë në jetë?” fq. 31.

Kjo është një tjetër shfaqje e injorancës së qëllimshme të autorit për një nga ritet islame, rit që të penguaka nga afrimi me gruan edhe natën!

25- Personazhet e Blushit tallen dhe e ofendojnë Ibrahimin, pra muslimanin, dhe fenë e tij duke i thënë: “Ibrahim, o derr, Muhamedi të pret në ferr.” Fq. 33

26- Ibrahimi tashmë i transformuar i flet hoxhës duke i thënë: “Fëmijët e mi janë pa bukë, i tha Ibrahimi dhe i tregoi javën e tij të tmerrshme. Jam gati të vras për të shuar urinë e tyre.” Fq. 34 Pra duke u bërë musliman ai kthehet në një vrasës për hir të urisë!

27- Një tjetër sharje e personazheve të Blushit për muslimanin e ri, Ibrahimin: “Ibrahim, o qafir, do të zhdukim me pahir, mysliman nga taksirati, nuk ka vend për ty fshati, Muhamedi është synet, Ibrahimi është lanet.” Fq. 35

28- I biri i Ibrahimit kishte zënë rob një njeri të fshatit që i kishte sharë të atin dhe nuk e lironte nëse fshati nuk hiqte dorë nga bojkoti. Dhe autori thotë: “…dhe ai nuk kishte kohë të arsyetonte nëse pjekuria e të birit ishte fryt i moshës apo i urisë së ditëve të fundit. Pemët piqen duke i ushqyer mendoi, njerëzit piqen nga uria.” Fq. 36

Pra se uria i çon në vrasje muslimanët, duke i tejkaluar kështu edhe parashikimet e priftit…!

Ibrahimi pranon taktikën e të birit për të mbajtur peng Mihalin, një prej banorëve të fshatit dhe u vë kusht atyre për jetën e tij që të ndalin bojkotin. Aludime këto për pengmarrjet e të huajve që ndodhin në disa vende islame.

29- Në gojën e Ibrahimit autori thotë: “Bashkë me dimrin po vjen Islami, kjo dihet. Për tu mbrojtur nga dimri kam dru. Por për t’u mbrojtur nga Islami pyeta imamin. Pranova kushtet e tij dhe u bëra mysliman. Ibrahimi u habit edhe vetë nga shpjegimi që i kishte bërë Ali Tepelenës. Gjatë ramazanit ai ishte menduar shumë të kuptonte se çfarë e kishte shtyrë të shkonte në Islam. herë pas here mendonte se ditën që ishte bërë mysliman shpirti i tij i rrumbullakët ishte palosur në dysh dhe kishte marrë formën e një gjysmëhëne, që tani varej e paushqyer brenda kafazit të brinjëve të tij.” Fq. 43

Islami barazohet këtu me dimrin dhe urinë.

30- Ali Tepelena e pyet Ibrahimin se a kishte marrë para imami që e kish pranuar të bëhej mysliman dhe Ibrahimi e pyet pse dhe ai i thotë: “Kam dëgjuar se imamët u marrin para shqiptarëve që t’i pranojnë në Islam, ndaj të pyeta.” ?!!! Fq. 43

Nga faqja 44 deri në fq. 47 Ali Tepelena i shpjegon Ibrahimit bektashizmin si më i favorshëm për shqiptarët.

Në faqet në vazhdim ndër të tjera tregon edhe prirjet homoseksuale dhe pedofile të Ali Tepelenës…

31- Në gojën e Ali Tepelenës autori thotë: “Sikur në këtë fshat të gjithë të bëhen mysliman, atëherë punët do të jenë më zi se sot. Kjo do të ndodhë dikur, por ti nuk do t’ia arrish asaj dite, tha Aliu duke dalë.” Fq. 51

Autori i parasheh të zezat e sotme te kthimi në Islam, që bënë shqiptarët e djeshëm.

32- Në gojën e Arianit Komnenit, kryeplaku i pleqësisë së fshatit, autori thotë: “Islami e mëson njeriun të mendojë se në këtë tokë ai ka ardhur vetëm për të nderuar Allahun dhe për asgjë tjetër dhe prandaj myslimanët nuk punojnë, nuk pikturojnë, vetëm Muhamedi trashëgoi te pasardhësit e tij pushtet dhe pas tij edhe sulltanët e tjerë.” Fq. 55

Islami këtu barazohet me parazitizmin.

33- Në gojën e Arianitit: “Kam gjithë jetën që mendoj atë që thashë: shqiptarët nuk dinë të zgjedhin dhe ç’është më e keqja nuk dinë të mbrojnë atë që zgjedhin dhe akoma më keq ata e tradhtojnë shpejt atë që zgjedhin. Ibrahimi është një shqiptar i vërtetë, por historia më thotë se duke qenë kaq i vërtetë, ai është i padobishëm dhe madje i dëmshëm.” Fq. 56

Këto janë vlerësimet që ka autori për bashkëkombësit e vet!

34- Për disa faqe në vazhdim autori vë në gojën e Arianitit imagjinatën e tij për historinë e Skënderbeut, që për të ishte një intrigant e tradhtar i fesë së të parëve që luftonte për pushtet… deri sa thotë: “Por Skënderbeu ishte edukuar si mysliman dhe unë nuk besoj se atë e ka vrarë ndërgjegjja, por është e vërtetë se në qoftë se do t’ia kishte mbajtur fjalën Arianit Komnenit, ne sot do të jetonim ndryshe.” Fq. 61

Pra Skënderbeu ishte edhe i pabesë, sepse ai ishte edukuar si mysliman!!!

35- Në gojën e Arianitit: “Islami sapo ka ardhur në këto troje dhe dita kur ai të ikë është akoma shumë larg.” Fq. 65.

Ëndrra e autorit për largimin e Islamit nga trojet shqiptare.

“por besimi se aleanca e krishterimit mund ta detyronte Islamin të tërhiqej në Azi, aty ku Zoti ka parashikuar territoret e tij, nuk iu venit për asnjë çast.” Fq. 66

Islami është pra fe që për të nuk ka vend vetëm se në Azi!

36– “Kur anija jonë iu afrua portit, mbi të cilin xhamitë e Stambollit ngriheshin si direkë, sytë jeshil të babait u errën. Kam ardhur të ta heq perçen e dashur, pëshpëriti babai me vete, sikur t’i drejtohej një gruaja që e kishte thirrur për ndihmë.” Fq. 67.

37- Në faqet në vazhdim autori bën një përshkrim të gjatë të historisë të Arianit Komnenit dhe të të atit të tij dhe përpjekjet e tyre në Stamboll ku në bashkëpunim me serbin Brankoviç, grekë dhe faktorë të tjerë politikë kërkonin të ngrinin një revoltë të krishtere ballkanike kundra shtetit Osman musliman. Komploti dështoi dhe Arianit Komneni kthehet për në shtëpi pa të atin që i vdiq në Stamboll. Rrugës për në kthim ai kalon nga Italia, nëpër Romë dhe më pas në Milano ku aty sheh një tablo ku paraqitej shën Marku duke predikuar në Aleksandri. Autori këtu fillon të përshkruaj me detaje pikturën, ku ndër të tjera ai tregon se shën Marku para tij kishte…:

“Ndërsa përpara tij qëndrojnë arabët me çallma të bardha dhe mjekra të gjata. Arabët diskutojnë me njeri-tjetrin me sa duket për ato që thotë shenjti. Në mes të këtij sheshi të gjerë ngrihet madhërishëm një tempull i rrumbullakët që i ngjan kishave të sotme, ndërsa pas saj është qyteti i ndërtuar nga arabët e i mbushur me minare të larta. Në cep të sheshit një deve mban kokën lart duke parë nga shën Marku. E gjithë piktura kishte një ngjyrë pjeshkë, por pasi e pashë me kujdes kuptova se e vetmja ngjyrë që i mungon është jeshilja. Sa do të doja ta kishte parë im atë. Me siguri do ta kishte quajtur: Bota siç duhet të jetë. Myslimanët dhe kafshët mësojnë krishterimin.” Fq. 72-73.

Kuptohet që kjo është një tablo imagjinare ku ngërthen elementë me distancë të madhe historike, një apostulli kristian që predikon në Egjiptin musliman e që në arkitekturën e tij ruan në ballë tempujt madhështorë që u ngjajnë kishave dhe pas tij si në kohë, por edhe nga mungesa e madhështisë qëndron urbanistika arabe me minaret e shumta, pra me asgjë madhështore si ky tempull dhe ky apostull i ardhur nga shekujt që qëndron më këmbë mbi një shkallare para arabëve poshtë tij, e që këtu edhe nga diçitura që i vihet në fund, barazohen me devenë. Autori i identifikon disa herë në librin e tij muslimanët me kafshët, si me bagëtitë, devenë, ujqërit. Dhe këtë e bën herë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe herë në mënyrë të tërthortë. Tablosë imagjinare, nuk i mungojnë arabët, myslimanët, xhamitë dhe të gjitha ngjyrat e tjera, por i mungon jeshilja! Përse? Komunizmi identifikohej si e kuqja ndërsa sot për herë e më tepër Islami identifikohet si rreziku i gjelbër. Kjo duhet të jetë bota sipas autorit, muslimanëve kafshë që u predikohet krishterimi dhe Islami që nuk duhet të ketë vend as kurrkund në tablonë e botës.

38- Më pas autori na përshkruan sesi Arianit Komneni mbërriti në Shkodër dhe vetë ai tregon: “Pas disa javësh në Raguzë, më hipën në një anije, e cila më solli në Shkodër. Atje desh vdiqa nga uria sepse nuk gjeta as punë dhe as strehë për një muaj rresht. Shkodra ishte një vend ku turqit i trajtonin të krishterët si skllevër dhe ku unë pata shumë ftohtë atë dimër. “  fq.74

Janë fjalë që flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për koment, gjithçka që dominohet në atë kohë nga turqit dhe muslimanët në tablonë e autorit paraqitet e errët. Një shirit e zi ky që e përshkruan të gjithë librin.

39- Arianit Komneni tregon sesi ai shkoi përsëri në Stamboll dhe pa: “Stambolli ishte një ferr. Kishte shpërthyer një kryengritje jeniçerësh dhe gjithë qyteti ishte në flakë. Jeniçerët që ishin rebeluar kundër vezirit të madh vidhnin, përdhunonin gra dhe masakronin nëpunësit e shtetit. Në krye të tyre ishte Halil Patrona, një shqiptar.” Fq.75

Shikoni sesi e përshkruan qendrën e kalifatit, kryeqytetin e perandorisë osmane, si një qytet kusarësh ku mbretëronte kaosi dhe nuk sheh asnjë shenjë qytetërimi, por të krijohet përshtypja se ndodhesh në folenë e ujqërve ku ata shqyejnë njeri-tjetrin. Fakti që autori vë në krye të kësaj batërdie një shqiptar ndoshta do të ironizoj me faktin që shpesh thuhet për mirë integrimin e shqiptarëve në strukturat drejtuese të perandorisë osmane, autori sikur na thotë që ja për të tillë shqiptarë u dashka që ne të krenohemi! Halil Patrona nuk është një përrallë, ai vërtetë ka ekzistuar dhe ka bërë pak a shumë ato gjëra që përmend Blushi, mirëpo ajo çka duhet të theksohet këtu është tendenca për të paraqitur vetëm shembujt tipik të së keqes, qofshin këta edhe të paktë, dhe për t’iu shmangur kritikës e të mos trajtuarit të historisë me sy objektiv Blushi fshihet pas romanit dhe artit! Ndërkohë që ai është i vetëdijshëm që “arti” në emër të të cilit ai justifikohet është mjeti më i mirë për manipulimin subjektiv të masave të gjera. Nën vellon e “artit” ai i shmanget zërave të kritikës dhe po nëpërmjet “artit” ai shpalos pamfletin e tij politik dhe ideologjik për masat e popullit. Atij nuk i intereson shumë vërtetësia historike dhe objektiviteti sesa i intereson mesazhi negativ interpretues, ndaj kësaj historie, që ai përçon me këtë roman për shqiptarët.

40- Arianiti takohet me kryebanditin: “…më priti në bodrumin e një taverne të madhe nga ku drejtonte gjithë bastisjen e Stambollit që ai e quante revolucion. Çdo minutë atje vinin jeniçerë të zbathur që sillnin ora muri si dhe argjend e bizhuteri grash që i shtrinin mbi tavolina në mënyrë që Halili të mund t’i shijonte.” fq.75

41- Këtu autori do të na tregojë seç kanë bërë dhe mund të bëjnë shqiptarët e islamizuar që nën ndikimin e Islamit batërditë i quajnë revolucion. Që ky është faji i islamizimit të këtij njeriu dhe jo nga vetë natyra e shqiptarit kuptohet nga disa rreshta më poshtë ku ai fillon të përshkruaj këtë bandit: “Unë jam nga Vlora, më tha. Kam ardhur i vogël në Stamboll. Patrona që ishte tmerri i Stambollit, kishte dy sy të vegjël, por të ëmbël. Mua m’u duk njerëzor kur po fliste për origjinën e tij dhe e pyeta shqip nëse ishte mysliman apo i krishterë. Unë jam jeniçer, ma ktheu turqisht dhe pastaj më pyeti se pse isha në Stamboll.” Fq.75-76.

Këtu mund të shohim sesi autori tregon ëmbëlsinë dhe butësinë e origjinës shqiptare. Dhe kush e shndërroi atëherë këtë njeri në bishë të tillë? Përgjigja jepet nga vetë teksti kur Komneni e pyet për fenë menjëherë pasi ai tregon për këtë origjinë kaq paqësore të këtij njeriu, si për të na treguar se kjo fe e bëri këtë njeri të tillë. Dhe ai i përgjigjet se është jeniçer, pra sikur i thotë se jam musliman bektashi, tamam si Ali Tepelena që edhe ai ishte një bandit dhe ishte njëkohësisht bektashi!

42- Arianiti duke qëndruar nën shoqërinë e këtij banditi konstaton: “Ato ditë, duke fjetur mbi një tavolinë të vogël prej druri kuptova se sa e kalbur ishte nga brenda karrigia e Islamit turk, këmbët e së cilës megjithatë kishin qindra vite që na shtypnin. Halil Patrona dhe shokët e tij, kur u lodhën duke grabitur dhe vrarë kaluan në kërkesa të forta ndaj Sulltanit, të nxitur edhe nga disa islamistë fanatikë, të cilët kishin qenë gjatë gjithë kohës kundër stilit evropian dhe artistik të qeverisjes që kishte ushtruar Sulltan Ahmeti. Vitet e fundit, Ahmeti III, siç e quanin, i kishte shtuar shpenzimet për zbukurimin e Stambollit dhe kishte nisur madje të vizatonte portretet e sulltanëve në muret e xhamive, gjë që islamistët e konsideronin një blasfemi të rrezikshme.” Fq.76

Këtu autori na jep sesi pjesë e këtij kaosi ishte Islami dhe islamistët fanatikë, përkundrejt sulltanit që kishte qëlluar me shije perëndimore dhe dashamirës ndaj së bukurës, të cilën këta islamistë nuk e honepsnin dot. Fantazia absurde e autorit arrin deri aty sa të sajoj gjëra që nuk kanë bërë ndonjëherë vaki, sulltani që paska pikturuar në muret e xhamisë portrete sulltanësh! Dhe kjo shpifje shikohet nga autori si shenjë e ndikimit të përparuar evropian, të cilës i kundërvihen islamistët.

43- Më poshtë përsëri autori flet për origjinën e Halil banditit duke thënë: Një natë, kur nuk e zinte gjumi, më tregoi se familja e tij kishte qenë e krishterë dhe Halilin e vogël e kishin marrë turqit si devshirme, siç kishin bërë me qindra djem që i marrin dhe sot si taksë nga familjet e krishtera. Atij i kujtohej deti i Vlorës dhe thoshte se ai ishte më i pastër se deti që lagte Stambollin.” Fq. 76

Këtu me detin ai nënkupton origjinën e tij të krishterë ku edhe më parë Islamin e quan si ujëra të pista, siç edhe është përmendur. Pra në momente reflektimi banditi shqiptar e pranonte se origjina e tij e krishterë ishte më e pastër moralisht dhe më e virtytshme sesa deti i Islamit që lagte Stambollin.

44- Në faqet në vazhdim Arianit Komneni vazhdon t’i tregojë historinë e tij Ali Tepelenës duke i thënë: “Mirëpo rrugët e tregtisë së Voskopojës, nga Selaniku dhe Rumania filluan të bllokoheshin nga bandat myslimane të Korçës dhe Beratit, të cilat e plaçkitnin herë pas here qytetin, duke grabitur tregtarët dhe karvanët e tyre. Shtypshkronja u bllokua për gjashtë muaj sepse karvanët që sillnin letër nga Rumania u vodhën dhe letra u dogj.” Fq. 78-79.

45- Bandat për autorin ngelen gjithmonë me përbërje islame, madje këta njerëz ishin edhe barbarë ndaj dijes, përderisa digjnin edhe letrën që përdorej për shtypshkronjën, por pasi më parë vidhnin karvanin që e shoqëronte dhe mesa duket duke mos ia ditur vlerën dijes letrave i vinin flakën.

46- Edhe njëherë autori disa faqe më pas kthehet për herë të tretë në Stamboll dhe duke e përshkruar atë tregon, por tani nën një Sulltan të ri dhe në një kohë pa trazira: “Në Stamboll qeveriste Osmani III, të cilin njerëzit e konsideronin si një Sulltan të ngathët dhe dembel që i kishte kufizuar liritë e të krishterëve, por edhe ato të myslimanëve. Osmani i kishte ndaluar gratë të dilnin në shëtitoret dhe lulishtet e qytetit dhe Stambolli në ato kohë ishte një qytet i zymtë burrash. Po ashtu, me një ferman të veçantë ishte ndaluar pirja dhe tregtimi i verës për të gjithë. Mirëpo pranë portit në Stamboll, aty ku mblidheshin marinarët, tregtarët dhe kontrabandistët, mund të gjejë nën banakë verë sa të doje dhe pronarët e tavernave i blinin me bakshishe të mira kontrollet e rrepta të qeverisë…Aty gjeje verë, femra, duhan dhe mund të takoje tregtarë dhe nëpunës të korruptuar me të cilët mund të zgjidhje çdo hall” fq.80

Në këto rreshta autori nuk del haptazi për të treguar se ky sulltan ishte më fetar, por kjo nënkuptohet nga ndalimi që i qe bërë tregtisë së verës dhe natyrisht ky sulltan lë të kuptohet se po për shkak të fesë së tij ishte i ngathët, dembel dhe i kishte kufizuar liritë e grave, të krishterëve dhe vetë nënshtetasve të tij musliman. Por njëkohësisht autori tregon shthurjen e njerëzve dhe administratës që gjithsesi jo vetëm që nuk kishte devocion ndaj fesë, por jetonte në një hipokrizi dhe degjeneronte në vese.

47- Më pas autori në gojën e Komnenit fillon të tregojë një ngjarje të re sesi ai njihet duke u larguar nga Stambolli me një tregtar grek dhe gruan e tij çifute, në gojën e së cilës ai vë këto fjalë: “Kostandinopoja kishte rënë shumë vjet përpara se të vinin turqit, që kur perandorët e saj kuptuan se krishterimi ishte një farë që nuk mund të hidhte rrënjë në Azi. Ata u dembelosën derisa hoqën dorë, siç bën çdo njeri që provon më kot të mbjellë një qiparis në shkretëtirë. Myslimanët, të cilët nuk kërkojnë diell, por vetëm hije, e mbuluan shkretëtirën me çallmën e tyre dhe një cep i saj kaloi detin dhe mbeti këtu.” Fq.82

Qiparisi është një pemë e bukur dhe përherë e gjelbër apo e quajtur ndryshe edhe selvi. E pra kjo selvi na qenka krishterimi i cili çuditërisht nuk paska mbirë dot në shkretëtirë, sepse atje nuk mbijnë gjërat e bukura dhe të drejta. Fjalia në vazhdim tregon qartë sesi muslimanët për autorin janë njerëzit e hijes, që tokës së tyre të shkretë, nga e cila ata erdhën, i shtuan edhe errësirën e çallmës, pra errësirën e fesë së tyre, sipas autorit. Ku një skaj e kësaj fe-errësire kapi edhe brigjet e Bosforit.

48- Për autorin turqit dhe Azia është aq e keqe saqë edhe afërsia me to i prish njerëzit: “Mitilina ishte një qytet i vogël që shihte nga brigjet aziatike dhe grekët që ishin aty prej kohësh kishin humbur njerëzillëkun dhe ishin bërë mizorë si turqit që i mbanin ata të robëruar.”fq. 84

49- Në një bashkëbisedim që autori vendos në mes çifutes, me emrin Sheba, dhe Arianit Komnenit, ai shpalos një nga pikëpamjet e sotme për çka po përjeton sot bota, përplasjen e qytetërimeve: “Por unë besoj se në tregimet çifute të Testamentit të Vjetër gjendet kuptimi i asaj çfarë po jeton bota sot. Testamenti i Vjetër është një histori që tregon sesi janë ndarë popujt e botës dhe që atëherë nuk janë bashkuar dot më. Ndërsa Testamenti i Ri është një përpjekje naive për ta bashkuar botën, por në të vërtetë, ai e ndan më keq se i pari, pasi përfundon me një vrasje të papritur, të cilën po e vuajmë të gjithë. Sikur unë të kisha shkruar Testamentet, nuk do t’i shtoja asgjë tjetër përveç një shënimi në fund: këto përralla i tregohen njerëzve jo për t’i vënë në gjumë, por për t’i zgjuar nga gjumi, më tha ajo një ditë,”(fq.86)

I gjithë mesazhi i kësaj fraze mbartet në fund, aty ku autori tekstet e shenjta të çifutëve dhe të krishterëve i quan si përralla, por që në fakt ato tregojnë thelbin e përplasjeve të sotme botërore, ndaj dhe njerëzit duhet të bëhen të vetëdijshëm për këtë konflikt me karakter fetar dhe kulturor, pse jo, pas kësaj edhe të pozicionohen…

50- Blushi më pas tregon sesi ndërmjet Arianit Komnenit dhe Shebës, e cila priste të shoqin që ishte burgosur për trafik pijesh alkoolike lind një dashuri nga e cila lind edhe një vajzë që do të quhet Sara. Ndonëse kjo lidhje kishte një diferencë prej 33 vjetësh ndërmjet Arianit 76 vjeçar dhe Shebës 43 vjeçare dhe ishte tradhti bashkëshortore, Blushi e përshkruan atë me mjaft delikatesë dhe si një puthitje që rrezatonte ngrohtësi. Ndërkohë autori në libër do të përmend edhe tre martesa të tjera me diferencë moshash të mëdha në mes burrit dhe gruas, martesa të cilat ndonëse të ligjshme përshkruhen me ngjyra të errëta, të shëmtuara dhe perverse. Të tre këto martesa simbolizojnë martesat e Profetit Muhamed. Nga këtu kuptohet qartë përçmimi që Blushi përcjell për Profetin e Islamit dhe admirimi i tij ndaj kulturës judeo-kristiane.

51- Në gojën e Arianit Komnenit autori fillon të flas për ishullin e Kretës, që në libër paraqitet si një llogore e shenjtë, ku grekët bashkë me një pjesë të shqiptarëve u martirizuan për tu mbrojtur nga turqit dhe Islami. Ishulli i Kretës gjatë gjithë librit ka një simbolikë të veçantë dhe i shërben autorit për të përçuar mesazhin e rezistencës ndaj Islamit. Ai këtë, ashtu si edhe shumë mesazhe të tjera në këtë libër, e jep në mënyrë graduale dhe në sfondin e ngjarjeve që tregon. Shpesh herë mesazhi i një objekti në roman i paraprin shpjegimit të vetë objektit, të cilin autori e trajton në mënyrë të copëzuar gjatë gjithë librit. Të njëjtën gjë kemi të bëjmë edhe me Kretën për të cilën ai thotë: “Kreta është vendosur mbi det, në një mënyrë të tillë saqë duket sikur thotë: Nga unë kalon rruga për në perëndim. Turqit e kuptuan se duhej ta pushtonin me çdo çmim për të ecur më tutje. Ata vuajtën njëzetepesë vjet në rrethimin e Kretës, por në vitin 1669 gjetën një Sulltan të zgjuar mizor, që e pushtoi. Ky ishte një shqiptar, Fazil Pasha Qyprilliu. Vëllai im vdiq në mbrojtjen e këtij ishulli sepse babai besonte se rënia e Kretës nuk do t’i ndalte më turqit dhe pati të drejtë.”

52- Gjatë gjithë librit Kreta kthehet në një mit që nuk duhet të vdes, miti i rezistencës ndaj Islamit. Ashtu siç turqit për të islamizuar shqiptarët e shkatërruan këtë mit ashtu edhe shqiptarët për të shkuar në Evropë duhet ta ringjallin këtë mit. Ky mesazh vjen duke u qartësuar deri në fund të librit. Këtu autori gjithashtu i demonizon prapë shqiptarët e islamizuar që sunduan në kohën e osmanëve, ku veç zgjuarsisë u vesh atyre edhe tiparin e mizorisë. Këtu autori jep edhe një pasaktësi duke e bërë shqiptarin sulltan! Hem pasha e hem sulltan! Sulltanët kanë qenë vetëm nga dera osmanëve dhe të tillë kanë qenë gjatë gjithë historisë, ndaj nuk e di autori këtë gafë e bën qëllimisht apo për shkak të “erudicionit” të tij!

53- Autori duke folur për luftën e Kretës nuk harron të vërë në dukje se kjo ishte një luftë mes Islamit dhe Krishterimit, një luftë që ende s’ka mbaruar: “Apo ishte vëllai ai që e kishte lënë këtë gjurmë mbi librin e pambaruar të luftërave mes krishterimit dhe islamit” edhe njëherë këtu ripërsëritet teza e Hatingtonit, që mesa duket autori e ka për zemër.

54- Më pas autori po në gojën e Arianit Komnenit shpreh pakënaqësinë e tij ndaj multifetarizmit shqiptar: “Arka ishte e vogël për dy burra, fshati ishte i vogël për Komnenët, Shqipëria ishte e vogël për shumë fe dhe bota ishte edhe më e vogël për kaq shumë luftëra.”

Pasi historive që Arianit Komneni i tregoi Ali Tepelenës i kishte ardhur fundi, në një bashkëbisedim midis tyre, autori vë në pah natyrën paqësore të të parit, i cili kurrë nuk kishte vrarë dhe nuk i shkonte ndërmend të vriste, përkundrejt Ali Tepelenës që nuk e kishte problem ta bënte një gjë të tillë, kur i prekej sedra nga mosbindjet.

55- Arianiti duke treguar fabulën e gjithë tregimit të tij i thotë Ali Tepelenës: “Nuk ta tregova kot historinë time. Besoj se e ke kuptuar se gjithë jetën unë, ashtu si babai im, kam menduar se paqja dhe qetësia do të vinin për ne, ditën që Islami do të zbythej në Azi duke ia lënë krishterimit këtë copë qiell ku ne jetojmë prej shekujsh. Mirëpo, kjo nuk ndodhi dhe ne duhet ta pranojmë qiellin që kemi, megjithëse, në më të shumtën, ai është i mbuluar nga retë e Islamit që na e zënë diellin. Bota do vazhdojë të përgjaket si më parë, por unë dua t’ia kursej fshatit këtë sherr, që as perënditë nuk po e zgjidhin dot. Prandaj Ibrahimi dhe ne duhet të jetojmë nën të njëjtin qiell. Ai le të numërojë retë, ndërsa ne do presim me durim kur të dalë dielli.” (fq. 100)

Mesazhi që përcjell autori këtu nëpërmjet figuracionit ku Islamin e shëmbëllen me retë, është më se i qartë dhe nuk ka nevojë për koment për tu kuptuar. Këtu do doja të ndalesha vetëm te një fjalë, te fjala zbythej. Kjo fjalë gjatë gjithë romanit është përdorur vetëm një herë dhe vetëm këtu ku flitet për largimin e Islamit nga trojet shqiptare. Nuk është se më bën përshtypje shumë ky fakt apo kjo fjalë e zgjedhur në veçanti, por fakti se kjo fjalë e përdorur rrallë në gjuhën e përditshme, madje aspak e përdor në ligjërimet publike politike, veshin ma ka vrarë kur e kam dëgjuar po nga autori i librit tek i tregonte Sali Berishës dhe Besnik Mustafait në parlamentin shqiptar arsyen pse ai ndodhej në politikë: për të zbythur atë nga politika… dhe pikërisht këtë ai e tha kur filloi të fliste kundra anëtarësimit në Konferencën Islamike! Të jetë thjesht rastësi vallë, apo Blushi politikan nuk mund të ndahet dot nga Blushi shkrimtar! Në fakt është absurditet sesi kërkohet që t’i mbushim mendjen vetes ta besojmë një gjë të tillë! Ndjenjat dhe mendësitë e njerëzve nuk mund të ndahen me thikë, veç politikani dhe veç shkrimtari, njeriu nuk mund të dyzohet deri në këtë pikë. Pikërisht këtë e tregoi edhe vetë Blushi shkrimtar në emisionin e “Top Show”-ut ku ishte thirrur për të folur për librin e tij, ku ndonëse i sforcuar nuk arriti ta ndaj dot veten nga Blushi politikan dhe kur ia vunë në dukje këtë gjë ai i shmangej përgjigjes. Atëherë pse nuk paskemi të drejtë ta lexojmë librin e tij si një pamflet filozofik dhe politik?!

56- Biseda e kryeplakut Arianit Komneni, dhe Ali Tepelenës zhvendoset pak më tej, në arsyet pse Ibrahimi u bë musliman. Këtu autori nëpërmjet fjalëve të Arianit Komnenit shpalos edhe njëherë tezat zyrtare të historiografisë shqiptare për islamizimin e shqiptarëve, teza që realisht janë rrënjosur në mendësinë e shqiptarëve gjatë gjithë regjimit komunist. Këtu autori, në një shfryrje dufi të pa parë, mbush më tepër se një faqe, duke folur për taksat, dhunën, marrjen peng të fëmijëve, diskriminimin e të gjitha formave, që turqit u bënin shqiptarëve për tu islamizuar! Kësaj mynxyre që na përshkruan, autori i shton edhe elementë të çuditshëm, që as historiografia antiturke e komunizmit nuk i ka thënë: Të krishterëve nuk iu merrka parasysh padia te kadiu, tregtarëve të krishterë nuk iu lejuaka të hapkan dyqanet e tyre në pazarin e qytetit, vajzat e krishtera që kanë mbushur dhjetë vjeç nuk u lejuakan të dalin jashtë pa ferexhe, e “se në Berat një grua e krishterë që nuk mban perçe dhe që nuk i mban duart e mbledhura kur ecën, dënohet si e përdalë nga burrat myslimanë, se pas vdekjes së Skënderbeut Sulltan Murati na paska nxjerrë “një dekret që i detyronte gjithë shqiptarët të bëheshin synet me pahir, për të larë, sipas tij, tradhtinë e Skënderbeut, se turqit e shajnë Krishtin dhe po u shave Muhamedin të djegin të gjallë! (fq. 102)

Epo që romani fiksion i Blushit të shkuaka deri këtu, saqë të shpifë gjëra të tilla, që edhe një musliman që ka pak njohuri nga feja e tij e di se po shave Krishtin ke sharë një Profet të Zotit dhe del nga Islami, atëherë këtu ka dy gjëra: ose kjo bëhet nga injoranca dhe urrejtja që të shtyn të sajosh gjëra të paqena ose, nëse do të shprehesha si Shpëtim Nazarko, kësaj i thonë maskarallëk, madje edhe i qëllimshëm. Edhe vetë Blushi nuk iu përgjigj Apollon Baçes, në Top Show, kur ai i pohoi se këto trillime nuk qëndrojnë.  

57- Po le të vazhdojmë me trillimet e Blushit, që ai bën në emër të lirisë artistike dhe të romanit fiksion. Ai në gojën e Komnenit vazhdon e thotë se “islamizimi është kthyer në detyrim në Perandorinë Osmane. Kjo nisi që në vitin 638 me kushtetutën që Kalifi Omar i dha qytetarëve jomyslimanë të Jerusalemit dhe që sot është kthyer në themel të rendit të ri islamik që po vendoset me dhunë…dhe më pas citon këtë tekst që ai e quajti kushtetutë! (Fq. 103)

Në radhë të parë, më duhet të sqarojë se teksti për të cilin flet autori nuk trajton fare islamizimin me dhunë, siç i paraprinë ai me komentin që cituam, por vetëm disa kushte ose më saktë disa shtrëngesa që u vihen të krishterëve të Jerusalemit.

Në radhë të dytë feja Islame dihet më së miri që nuk e ka si parim të saj islamizimin me dhunë (Kurani 2:256). Islami njeh bashkëjetesën me bashkësi të tjera fetare dhe këtë bashkëjetesë e garanton me ligj. Ndonëse ky material nuk është një studim i mirëfilltë akademik, por një ç’kodifikim i mesazheve antislame që mbart romani i Blushit, nuk mund të rri pa replikuar me tezat që hedh ky njeri. Kështu që këtu do të citoj disa studiues perëndimor sesi ata janë shprehur për konvertimin me dhunë ose jo të të krishterëve në Islam. Benard Lewis shprehet:

“Mësimet islamike, dhe me pak përjashtime edhe praktikat islamike, e hedhin poshtë konvertimin e imponuar.”[1]

Po ashtu ai thotë:

“Persekutimi, nga ana tjetër, megjithëse jo se s’njihej, ishte i rrallë dhe atipik, dhe ekzistojnë pak në mos asnjë ekuivalentë në historinë muslimane ku të bëhet fjalë për masakra, konvertime të detyruara, dëbime dhe djegie të cilat janë kaq të zakonshme në historinë e Krishtërimit përpara lindjes së shekullarizimit.”[2]

“Një virtyt që nganjëherë u atribuohej turqve- megjithëse jo nga të gjithë- ishte toleranca. Deri në shekullin e XVIII, toleranca ishte një cilësi të cilën shumë evropianë as nuk e prisnin dhe as nuk e admironin. Ata qortonin turqit jo sepse imponuan doktrinat e tyre me forcë- dhe si do t’i impononin ndryshe?- por sepse doktrinat e tyre ishin të pavërteta, domethënë jokristiane. Sidoqoftë, në fakt turqit nuk i kishin imponuar doktrinat e tyre me forcë, por përkundrazi i kishin lejuar shtetasit e tyre jomyslimanë të praktikonin fetë e tyre, me kusht që të respektonin epërsinë e Islamit dhe të paguanin taksat. Nga ky fakt rezulton se në shekullin e XVII kryeqyteti turk ishte ndoshta i vetmi qytet në Europë ku të krishterët e të gjitha besimeve dhe bindjeve mund të jetonin në një siguri normale dhe të mbronin skizmat dhe herezitë e tyre të ndryshme. Në asnjë vend të krishterë kjo nuk ishte e mundur.” B.Lewis, Islami dhe Perëndimi Fq.106

Dëshmi të tjera:

“Pa dyshim, Porta nuk mund të akuzohet se ka kryer një politikë masive turqizmi ose islamizimi të detyruar.”[3]

“Nuk ka ekzistuar absolutisht asnjë rast kthim feje me dhunë nga ana e turqve.”[4]

Së treti, pavarësisht nga konvertime sporadike të dhunshme që s’përjashtohet të kenë ndodhur, nuk ka qenë ky tipari i përgjithshëm i përhapjes së Islamit. Nëse ka ndodhur ai ka qenë një përjashtim dhe jashtë normave të fesë. Dhe nëse shteti osman do të dëshironte të islamizonte me dhunë të gjithë nënshtetasit e tij, mund ta bënte këtë gjë fare lehtë, ashtu siç i kristinanizoi Karli i madh fiset pagane apo siç bëri rikonkusita spanjolle me muslimanët dhe çifutët e Spanjës, dhe askush nuk e ndalte dot.

“Më 1520, Sulltan Selimi I, deshi të konvertonte me dhunë në fenë islame të gjithë të krishterët e Perandorisë Osmane. Ai kërkonte të suprimonte Patriarkën Ekumenike si dhe të transformonte të gjitha kishat në xhamia. Ky rrezik u mënjanua falë ndërhyrjes në kohën e duhur të Vezirit të Madh Piri Pasha, Patriarkut Theolopatos VIII dhe Shejh-UI-Islamit (Robert d’Angely, Enigma, vëllimi IV, “Nga Perandoria Osmane te shqiptarët e Epirit”, faqe 440-441).

Së katërti, dokumenti të cilin lexon Arianit Komneni njihet në histori si kushtet umeriane. Për autenticitetitn e këtij dokumenti ka rezerva nga ana e studiuesve muslimanë, por ai përgjithësisht nga juristët muslimanë është pranuar si i mirëqenë.

Së gjashti, dokumenti në fjalë në fakt është shkruar nga vetë të krishterët e atyre vendeve dhe kushtet që përmenden në të janë vënë nga ata vetë, në një letër që ata i dërgonin Umerit ku i kërkonin sigurinë nga ana e muslimanëve dhe për këtë ata e kushtëzonin vetveten me kushtet e përmendura. Umeri i pranoi këto kushte që ata i vunë vetvetes ndaj edhe sot ato njihen si kushtëzimet e Umerit.[5]

Së shtati, teksti i paraqitur nga Blushi në leximin e Arianit Komnenit ka disa shtesa të pavërteta nga ai i cili gjendet në burimet fillestare të këtij teksti. Si për shembull se ata nuk duhet të mbajnë në gisht “një unazë me gur të çmuar, nuk duhet të ankohen kur kanë fatkeqësi apo të derdhin lot kur u vdesin të afërmit,” apo se “duhet të rrinë në këmbë kur i paguajnë taksat, ndërsa taksidari duhet të rrijë ulur, apo  se  rruga  e lagjes së të krishterit duhet të jetë e ngushtë, apo se “i krishteri duhet të bëjë një shenjë në derën e shtëpisë, në mënyrë që njerëzit ta njohin dhe të mos luten për të.

Dhe veç kësaj Umeri nuk qenka mjaftuar me kaq, por i paska dhënë të drejtë çdo muslimani që të vriste çdo të krishterë që nuk i zbatonte këto! (fq.104) Këto sajesa Blushi ose i ka stisur vetë ose i ka marrë nga ndonjë faqe interneti apo libër misionarësh, nga ata që mundohen të blejnë shpirtrat e njerëzve të paditur me të tilla gënjeshtra.

Së teti, ai nuk ka përmendur edhe disa kushte të tjera në tekst, si mos strehimi i spiunëve, strehimi i udhëtarëve në nevojë, edhe ato kushte që janë përmendur i ka cituar disi të deformuara dhe sikur janë vënë nga vetë Umeri, ndërkohë që e kundërta është e vërtetë.

Së nënti, këto kushte që i përkisnin një konteksti të caktuar historik dhe një vendi specifik, nuk është e vërtetë aspak që janë kthyer në themelet e rendit islamik.

Së dhjeti, këto kushte është absurde të gjykohen me syrin e sotëm dhe në kushtet aktuale, ndërkohë që vetë teksti origjinal tregon se këto u kërkuan nga vetë të krishterët e Jerusalemit, çka tregon sesa të pranueshme ishin këto gjëra për ta. Është absurde të mendosh me mendësinë e një njeriu të sotëm sesi ata njerëz i paskan pranuar të tilla kushte. Askush nuk thotë se ata po i përjetonin këto kufizime si një parajsë tokësore, por në kushtet që ata jetonin para ardhjes së muslimanëve, për ta këto kushtëzime përballë lirisë për të mos u konvertuar dhe dhunuar ishin shumë të pranueshme. Po flasim për një epokë ku diskriminimi i të pushtuarve dhe konvertimet e dhunshme ishin më se normale, madje dhe nuk shiheshin aspak si amorale. Kështu, më 614 Jerusalemi pushtohet nga persët pas 20-ditë rrethimi. Ata plaçkitën qytetin, shkatërruan shumë kisha, dhe morën relikën e kryqit me vete për në Ctesifon. Shumë të burgosur duke përfshirë këtu edhe patriarkun e Jerusalemit Zakaria gjithashtu u morën për në Persi.[6] Në vitin 629 Jerusalemi rimerret nga bizantinët deri në vitin 638 kur ra në duart e muslimanëve dhe pikërisht në këtë kohë ndodh edhe rikthimi i çifutëve të përzënë 24 vjet më parë. Është interesant fakti që ndonëse bizantinët pas rikthimit të tyre qëndruan për 9 vjet në Jerusalem, çifutët u kthyen pikërisht në vitin kur ai u pushtua nga muslimanët! A nuk tregon kjo se sundimi islam për ta ishte më pranueshëm dhe më tolerant sesa ai bizantin?

“duke vuajtur persekutimin nga bizantinët ortodoksë, ata që mbështesnin se Krishti kishte një natyrë të vetme (monophysit) dhe magianët persë ishin zakonisht të gatshëm të paguanin taksën për lirinë e tyre fetare nën sundimin musliman ose të konvertoheshin, zgjedhja e tretë ishte të luftonin.”[7]

.

Toleranca islame ndaj të krishterëve

“Teologët muslimanë kishin problem me doktrinat kristiane…Por në përgjithësi, ata ishin të gatshëm t’u lejonin feve të mëparshme tolerancën e parashikuar nga ligji kuranik, pavarësisht se konsideroheshin si shtrembërime.” (B.Lewis, Islami dhe Perëndimi fq.17)

“osmanët ndoqën politikën tradicionale islamike të tolerancës kundrejt dhimive, apo “njerëzve të librit”, të krishterëve dhe çifutëve dhe të tjerëve që pranonin një Zot dhe që, si rrjedhojë kishin të drejtën e mbrojtjes së jetës, pasurive dhe feve për sa kohë që ata pranonin sundimin musliman dhe paguanin taksat e veçanta (xhizjen) në shkëmbim të moskryerjes së shërbimit ushtarak. Nga të krishterët e Ballkanit, të paktë ishin ata që u konvertuan në Islam për të siguruar përfitimet që vinin nga anëtarësia në fenë shtetërore. Përjashtim bënë anëtarët e grupeve minoritare fetare si bogumilët e Bosnjes, që ishin persekutuar gjatë sundimit kristian dhe gjetën në pushtimin Osman liritë e munguara. Osmanët nuk përqendruan kurrë ndonjë përpjekje serioze për të detyruar konvertime masive dhe nëse kishte ndonjë arsye, kjo ndoshta ishte dëshira për të marrë taksa për kokë për thesarin e shtetit. Vetëm në rastet kur qytetet apo fshatrat i rezistonin pushtimit apo kur sunduesit e vendeve refuzonin të pranonin pushtetin Osman, popullatat vuanin skllavërimin, humbjen e pasurisë dhe shtëpive ndaj pushtuesve apo emigrantëve muslimanë nga Anadolli apo gjetkë. (Stanford J.Shaw Historia e Perandorisë Osmane. Fq.37)

Toleranca dhe kufizimet

“Jomyslimanët që ishin lejuar të jetonin si rezidentë të përhershëm nën sundimin musliman quheshin dhimmi, që do të thotë anëtarë të një komuniteti të cilëve u është dhënë një dhimma, një pakt, nga autoritet muslimane. Sipas kushteve të paktit dhimma, shtetasit jomyslimanë pranonin të njihnin përparësinë e Islamit dhe epërsinë e muslimanëve, si dhe të dëshmonin në mënyrë simbolike nënshtrimin e tyre duke paguar një taksë për kokë dhe duke pranuar disa kufizime shoqërore, veçanërisht privimin nga e drejta për të mbajtur armë. Në shkëmbim, ata lejoheshin të praktikonin dhe të mbanin ose riparonin, kur qe e nevojshme, vendet e tyre të kultit (ndalimi për ndërtimin e kishave dhe sinagogave të reja imponohej rrallë). Në përgjithësi ata gëzonin një shkallë të gjerë autonomie nën drejtimin e udhëheqëseve të tyre fetar që ushtronin juridiksionin mbi ta dhe të cilëve ta duhet t’u bindeshin. Pavarësisht nga detyrimet e nevojshme për të mbrojtur sigurinë e shtetit, për ta mbajtur rendin dhe dinjitetin publik dhe për të ruajtur përparësinë e Islamit, ata jetonin sipas ligjve të tyre dhe jo sipas ligjit islamik.” (B.Lewis fq. 67)

“S’ka dyshim që jo të gjithë shtetasit otomanë kishin të drejta të barabarta –ky do të ishte një nocion krejtësisht pa kuptim, po të kemi parasysh kohën dhe vendin. Por, nga ana tjetër, në Europën e krishterë të kohës s’gjeje dot diçka të krahasueshme me tolerancën që praktikonin muslimanët. Secila nga bashkësitë fetare- apo miletit, nëse përdorim terminologjinë otomane- gëzonte të drejtën që të ushtronte besimin e saj. Akoma më e veçantë ishte e drejta që bashkësitë kishin për të patur institucionet e tyre përfaqësuese, të drejtuara nga udhëheqësit e tyre fetarë, të cilat organizonin shkollimin dhe jetën e tyre shoqërore, sipas traditave, duke zbatuar ligjet e tyre, me kushtin që ato të mos binin në kundërshtim me ligjet bazë të perandorisë.” (Ku është gabuar? Fq. 60)

“Nëse kemi parasysh kriteret në bazë të të cilave gjykohet toleranca, çdo krahasim i Islamit, qoftë në teori apo dhe në praktikë, me demokracitë perëndimore të këtyre dy tre shekujve të fundit, s’do të ishte në favor të tij, por çdo krahasim i shteteve islamike me pjesën më të madhe të shoqërive dhe regjimeve të mëparshme të krishtera, do të ishte krejtësisht në favor të tij.” (B.Lewis Ku është gabuar? Fq. 184)

 

Deri ku arrinte pavarësia e tyre

“Komunitetet e huaja që ishin nën autoritetin e konsujve të tyre funksiononin si shtete autonome brenda shtetit.” Fq.68

“Në Perandorinë Otomane nuk u shkatërrua, madje, as klasa feudale vendase e krishterë sikurse besohesh më parë, por ajo mbijetoi deri në njëfarë mase si pronare e tokave të saj, duke u trupëzuar në sistemin otoman. Në shekullin e

pesëmbëdhjetë në Shqipëri ekzistonin ende Timariotë të krishterë –çifligarë ushtarak. Më vonë trupat e krishtera të Rumelisë shërbyen në forcat ushtarake otomane qoftë si pjesë e kalorësisë feudale, edhe si ushtarë të zakonshëm, ndërkohë që rumeliotët që kishin ndryshuar fenë, ishin çifligarë tokash dhe sundonin nëpër gjitha provincat aziatike të perandorisë. Njihet roli i madh i shqiptarëve dhe boshnjakëve në Perandorinë Otomane.” Fq.25

Statusi i sulltanit

“Megjithëse sulltani sigurisht ishte një autokrat më pushtet më të madh sesa shumica e monarkëve evropianë, ai nuk ishte despot. Në të vërtetë ai u nënshtrohej ligjeve të Islamit jo më pak sesa skllevërit e tij të përulur.” Fq. 108

Liria e tregtisë

“Kombet e ndryshme kristiane që merreshin me tregti lejoheshin të hapnin qendra tregtare në qytetet e Lindjes së Mesme që nga koha e kryqëzatave dhe në vazhdim, madje disa kishin ekzistuar edhe përpara kryqëzatave. Me pak përjashtime të vogla, asgjë e ngjashme s’u lejua nga Europa për muslimanët.” Fq.165

Islami dhe barazia

“Thuhet shpesh që Islami është fe e barazisë. Përgjithësisht kjo është e vërtetë. Nëse e krahasojmë Islamin me çastin kur lindi, me shoqëritë e tjera që e rrethonin –në lindje, me feudalizmin e ngurtësuar të Iranit dhe sistemin e kastave në Indi, dhe në perëndim me privilegjet e aristrokacisë në Evropën bizantine e latine-s’ka dyshim që Islami aso kohe solli një mesazh barazie. Islami shkoqur dhe me forcë. (B.Lewis Ku është gabuar?fq. 133)

Devshirmen

Për devshirmen shih EI artikullin devshirme nga V.L.Menage marrja e detyrueshme e djemve filloi për herë të parë në periudhën e otomanëve (në kohën e sulltan Muratit I) dhe përfundoi gradualisht në shekullin e shtatëmbëdhjetë. (Lindja e Turqisë moderne fq.547.)

“zhvillimi i sistemit të devshirmesë në formë institucionale për rekrutimin periodik të fëmijëve të krishterë për të plotësuar postet në pallat dhe administratë, nisi në kohën e sundimit të sulltan Bajazitit I, ndërsa aplikimi masiv i sistemit erdhi më vonë, në kohën e Muratit II dhe Mehmetit II. (Stanford J.Shaë. fq.144)

“sistemi i devshirmesë zakonisht nuk zbatohej për fëmijët e Stambollit dhe të qyteteve të tjera kryesore të perandorisë. Edhe fëmijët e zanatçinjve ruralë nuk rekrutoheshin në këtë shërbim, si rrjedhojë e kujdesit që tregohej për të mos dëmtuar industrinë dhe tregtinë e tyre. Megjithatë, disa fakte tregojnë, se popullatat qytetare të krishtera dhe muslimane shpesh paguanin ryshfete apo dërgonin fëmijët e tyre në fshatra për të siguruar karrierën e tyre në jetë nëpërmjet rekrutimit për në devshirme. (fq.145)

“për të kritikuar një sistem ku personi kërkohej të ndahej nga familja, shtëpia dhe feja për të bërë karrierë në jetë, është e lehtë të flasësh. Megjithatë, kjo praktikë duhet parë me sytë e kushteve dhe vlerave të shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Në shoqërinë osmane të kësaj kohe, ashtu si edhe në Evropë, feja nuk ishte thjesht vlera personale e një individi apo e një grupi shoqëror dhe marrëdhënia e një njeriu kundrejt Krijuesit të tij, por mbi të gjitha ishte edhe vetë definicioni i sjelljes dhe pozitës së njeriut në të gjitha drejtimet e jetës. Në këtë kohë njerëzit mendonin, flisnin, vepronin, kryenin tregti, martoheshin, blinin dhe shisnin, trashëgonin pasuritë dhe vdisnin sipas traditave dhe praktikave që vinin dhe diktoheshin nga feja. Si rrjedhojë, feja duhej të ishte pjesë e procesit nëpërmjet të cilit ndryshonte statusi i individit dhe pozita e tij. Për këtë arsye sistemi i devshirmesë dhe gulamit nuk bënte asgjë më shumë, por vetëm se evidentonte dhe institucionalizonte këtë fakt, duke ndërtuar në këtë mënyrë struktura fluide sociale mbi të cilat individi i talentuar mund të çohej në pozita të rëndësishme në shërbim të sulltanit.” Fq.146

“Në të vërtetë duhet thënë se Padishahu i rekrutonte jeniçerët në mjedisin e krishterë dhe i kthente ata në osmanë. Por përqindja e djelmoshave që rekrutoheshin për korpusin e jeniçerëve ishte fare e vogël, po të krahasohej me popullsinë e perandorisë. Për më tepër, përfshirja në këtë korpus u hapte djemve të aftë rrugën për të zënë poste nga më të lartat në administratën shtetërore, prandaj dhe ky rekrutim i detyruar nuk pritej gjithnjë keq nga mjediset që prekte.” Fq. 136. Nikoara Beldeçeanu, Historia e Perandorisë osmane, nën drejtimin e Robert Mantranit. Bot. Dituria 2004.

Qytetërimi osman

“Gjurmët e trashëgimisë turke që kanë mbetur te popujt e Europës Juglindore tregojnë qartë rolin që kanë luajtur turqit në rajon. Ato tregojnë se ata hodhën bazat e para të një qytetërimi të ri jo rural. Pra, mund të themi se në qytetërimin urban në Ballkan, osmanët luajtën po atë rol që luajtën gjermanët në vendet sllave evropiane dhe në Hungari.” (Fq. 137 Nikoara Beldeçeanu, Historia e Perandorisë osmane, nën drejtimin e Robert Mantranit. Bot. Dituria 2004.)

“Ne duhet të nënvizojmë edhe një aspekt tjetër. Pushtimi osman i dha fund anarkisë që mbretëronte si në Anadoll, ashtu edhe në Ballkan, duke siguruar qëndrueshmëri politike; për rrjedhojë, edhe siguri të aktivitetit ekonomik.”ibid

“Në aspektin shoqëror, osmanët sollën zhdukjen e sistemit të bujkrobërisë për shumicën e fshatarësisë, por, për sa i përket qyteteve, administrata e sulltanit nuk qe e aftë të krijojë struktura qytetare të ngjashme me ato të Perëndimit. Së fundi, theksojmë se në Perandorinë Osmane nuk kishte një sistem të vërtetë feudal, që të kujtonte atë të Europës Perëndimore.” Ibid. Fq. 138

“Më së fundi, le të bëjmë një vërejtje, që, në një vështrim të parë, mund të duket e çuditshme. Disa aspekte të botës osmane të asaj kohe paralajmërojnë shtetin modern, sepse sulltani ishte një sovran që kishte kufizime në ushtrimin e detyrave të tij, jo vetëm nga Sheriati, por edhe nga e drejta zakonore e popujve të nënshtruar.”ibid.

XII

58- Në fq. 118 autori tregon për përhapjen e sëmundjes së kolerës në fshatin e Ibrahimit nga disa ushtarë turq që infektuan ujin e fshatit duke pirë në çezmat e tij, sëmundje të cilën e kishin sjellë nga shkretëtira! Këtu edhe njëherë tregohet se edhe sëmundjet dhe të gjitha të zezat fshatit po i vinin turqit, Islami, shkretëtira dhe Azia!

XV

59- Personazhit kryesor të Blushit, Ibrahimit i ka lindur një djalë që ia ka vënë emrin Muhamed, të cilit ai në shumë raste i përshkruan ngjarje të cilat larg e larg paralelizojnë në mënyrë të deformuar jetën e Profetit të Islamit. Kështu në fq. 140 Blushi e shndërron Muhamedin e vogël në një sajues vargjesh me rimë të cilat ai i quan vjersha. Duke aluduar kështu në akuzat që i bëheshin Profetit si poet dhe Kuranit si poezi e sajuar prej tij.

XVI

60- Në faqet 144-148 Muhamedi i vogël përshkruhet si një ëndërrimtar që kërkon të zotëroj botën dhe këtë Blushi e bën nëpërmjet figuracionit të lodrave, ku lodra e Muhamedit ishte një glob prej druri të cilin ai e mbante poshtë krevatit.

XVII

61- Në fq. 149 Muhamedi përshkruhet se sëmuret nga ethet dhe fillon të flasë përçart dhe thoshte se fluturonte. Aludime këto për jetën e Profetit dhe akuzat që i bëheshin atij si një i sëmurë, dhe ku sikletin që ai kalonte gjatë revelatës hyjnore përshkruhen si ethet e një të sëmuri. Tezë e disa orientalistëve kjo në fakt. Në fq. 150. Muhamedi i vogël pohon se ato që ato kanë dëgjuar prej tij gjatë gjumit nuk ishin fjalët e tij “Nuk ishte zëri im, tha Muhamedi dhe u kthye nga ana tjetër e fjeti.” Pra ai këtu aludon qartë me shembullin e Profetit të cilit i fliste engjëlli. Më pas Muhamedi i vogël përshkruhet si njeri që flet si parashikues, më saktë si një fallxhor duke aluduar me shikimin e filxhanit “Muhamedi e rrotulloi fshatin nga të gjitha anët sikur po shihte fundin e një filxhani” dhe “Tani e besoj që paske fluturuar, u tall Jani dhe u çua duke drejtuar jastëkun ku mbështetej i vëllai që i mbante sytë në tavan sikur shikonte fundin e një filxhani.” (fq. 151)

XVIII

61- Në fq. 161 Muhamedi i vogël e identifikon veten me Hadin, perëndinë greke të botës së të vdekurve, më i urryeri mes tyre, në një lojë ku ai dhe vëllezërit e tij zgjedhin secili si personazh të tyre nga një perëndi greke: “Po ti Muhamed çfarë do, e pyeti Jani. Muhamedi që e kishte dëgjuar Sarën duke u dridhur, rregulloi velenxën mbi supe dhe tha: Të gjithë njerëzit do vdesin një ditë dhe do vinë në mbretërinë time. Unë jam Hadi.” Dhe “Që kur ishte bërë Had, Muhamedi kishte drejtuar trupin dhe nuk shikonte asnjeri në sy, por shtrëngonte fort tokën e rrumbullakët se mos i ikte nga duart.” Pra aludon për Profetin që është një zot i ferrit që do ta mbajë botën nën pushtetin e mbretërisë së vdekjes.

62- Muhamedi i vogël flet për Profetin dhe tregon se ai nuk ishte një njeri që i fliste Zoti, por aludon se ai ishte një mashtrues: “Përderisa ka një varr dhe ka jetuar si gjithë njerëzit e tjerë Muhamedi nuk e provon dot se Zoti i fliste në vesh dhe i jepte urdhra, tha Muhamedi duke parë nga i ati. Edhe unë mund të bëj sikur dikush më flet në vesh dhe t’ju urdhëroj ju që të më bindeni në emër të Zotit. Ti nuk je gënjeshtar, bëri shaka Ibrahimi.” (fq. 163)

XXII

63- Në fq. 195 Profeti përshkruhet si një burrë që nuk dinte as të luftonte duke aluduar se ai edhe pse luftoi nuk qe ndonjë trim si të tjerët që u ka dalë nami në histori: “Muhamedi uli kokën dhe duke parë thonjtë e vegjël dhe të bardhë tha: Unë do vë një çallmë që t’i ngjaj Muhamedit… Po pse zgjedh Muhamedin që nuk dinte të luftonte si gjithë burrat e tjerë. Po deshe të jap unë Skënderbeun ose Akilin që kanë bërë luftëra dhe jo muhabet si Muhamedi, tha Aliu. Tani nuk kam ç’t’i bëj, tha Muhamedi që ngriti kokën dhe pa nga Ibrahimi. Këtë e ka vendosur babai kur më vuri emrin.”

XXIII

64- Muslimanët e Voskopojës përshkruhen si pjesë e identitetit të bandave të kusarëve: “Fshatarët, jetimë, myslimanë, çobanë, karvanarë të liruar dhe njerëz të papunë e dembelë kishte plot nëpër qytet. Disa prej tyre kishin krijuar banda të rrezikshme dhe të mëdha siç ishte banda e çobanëve, banda e myslimanëve,” (fq. 214)

65- Si të ardhur që po detyronin largimin e vendasve dhe po zaptonin shtëpitë e tyre: “Myslimanët filluan të dalin nga lagjja e tyre dhe bastisën shtëpitë e boshatisura, të cilat shpesh i pushtonin duke u vendosur në to.” Fq. 224

66- Autori nëpërmjet personazheve të tij pretendon se varfëria dhe injoranca i shtyu shumicën e njerëzve të konvertoheshin në Islam dhe megjithatë ky konvertim nuk i nxori ata nga gjendja e vështirë, por i zhyti edhe më keq në të: “Gjithë fshatrat përreth, që ishin më të varfër dhe më të paditur se ne, u kthyen në Islam dhe nga varfëria u shtuan dhe kërkuan të vijnë këtu.” Fq. 227.

67- Në gojën e personazheve të Blushit muslimanët akuzohen si njerëz të pabesë që nuk respektojnë marrëveshjet e paqes: “Paqja me ta nuk ka të ardhme sepse myslimanët asnjëherë nuk e kanë respektuar paqen me të krishterët, tha burri dhe disa të tjerë e përkrahën, por Isaku nuk i la të flisnin.”  Fq. 228.

68- Suksesi ekspansionist i turqve dhe muslimanëve i atribuohet forcës dhe lehtësisë shkatërruese: “Myslimanët këtu janë si të huaj. Në qoftë se i sulmon, ata do të sulmojnë sepse deti i ka hedhur në ishull dhe ata nuk mund të kthehen më pas. Luftën e fiton më kollaj ai që do të shkatërrojë, sesa ai që do të mbrojë. Të shkatërrosh është më e lehtë se të mbrosh dhe prandaj turqit deri më sot kanë pasur vetëm fitore në tokat tona.” Fq. 229

69- Edhe njëherë autori shprehet nëpërmjet personazheve të tij se varfëria dhe mjerimi i shtyu shqiptarët të islamizohen e megjithatë begatinë e ëndërruar ata do ta gjejnë vetëm tek krishterimi: “Le të mendojnë se Islami i tyre ngroh si një jorgan, por unë jam i bindur se krishterimi ynë i begatë do t’u duket si një jastëk, mbi të cilin koka çlodhet duke parë ëndrra të bukura me bollëk dhe lumturi. Myslimanët e Voskopojës janë akoma si të huajt në ishullMyslimanët e Voskopojës janë shqiptarë siç jemi edhe ne. Gjyshërit e tyre kanë qenë të krishterë, por fshatrat ku ata kanë jetuar nuk kanë pasur pasurinë dhe diturinë e Voskopojës dhe prandaj ata u bënë myslimanë duke besuar se Islami do t’u jepte atë që u mungonte. Sot janë më të varfër, por nuk mund të kthehen më pas sepse Islami është shteti dhe shteti është ushtria dhe ushtria është forca dhe forca është trupi dhe trupi është shpirti dhe shpirti është Islami.” Fq.230

70- Islami për Blushin është i përkohshëm në këto troje: “Ata kanë ndaluar përkohësisht në ishullin tonë. Do hanë, do pinë, do vjedhin, do rrëmbejnë, do mbjellin rrënjët e Islamit aty ku toka e pranon dhe pastaj do t’i hipin anijeve dhe do ikin. Rrugës do mbyten në det nga gjithë kjo peshë dhe ne do ta shijojmë këtë mrekulli në bregun e ishullit tonë. Pastaj do kthehemi në qytet dhe do pastrojmë rrugët, oborret, tavernat dhe shkollat. Tokën e shkelur do ta rimbjellim prapë, siç kemi bërë në shekuj.” Fq.231.

71- Blushi sajon disa ngjarje imagjinare ku në Voskopojë për tu tallur me muslimanët bëhen piktura dhe karikatura të Profetit: “Fytyra e Muhamedit ishte e njëjta me të gjithë vizatimet, por pozicionet e trupit ishin të ndryshme… Në vizatimin e parë, Muhamedi i kishte hipur mbrapsht një deveje të dobët dhe të lodhur, (këtu ai duket se ai e paralelizon Profetin me personazhin komik të Nastradinit, që i hipte gomarit së prapthi. Këtu deveja ndoshta simbolizon vendin dhe prejardhjen e Profeti, si të lodhur dhe të varfër)  ndërsa në dorë mbante një gotë verë të mbushur plot. (Vera është simboli i shthurjes morale dhe i qejfit) Deveja tundej, por vera nuk derdhej dhe profeti e shtrëngonte gotën fort me gishtërinjtë e tij të mbushur me unaza. (tundja e devesë dhe mos derdhja e verës ndoshta aludon në faktin se kemi të bëjmë me njeri jo të dehur që edhe pse i etur pas qejfit di të bëj akrobaci ekuilibri për të mashtruar ndjekësit e tij, unazat gjithashtu tregojnë etjen e tij për pasuri dhe komoditet, shpifje këto të qëllimshme) Mbi kokë kishte një çallmë ngjyrëvjollcë, (kjo ngjyrë mund të simbolizojë njëkohësisht disa gjëra, si: anën epshore, kotësinë, pushtetin perandorak, perversitetin etj) që ishte një bojë të cilën piktorët e qytetit e nxirrnin nga fletët e thara të myshkut. Muhamedi buzëqeshte nga muri dhe dukej sikur thoshte: Deveja tundet pa u dehur. (pra muslimanët janë të dehur edhe pse nuk pinë alkool)

 

72– Disa hapa më tutje ishte një vizatim më i madh. Profeti ishte shtrirë shend e verë në kurriz dhe ishte i zhveshur nga mesi e lart. Tri gra e ledhatonin duke parë me smirë njëra-tjetrën, si rivale. Njëra prej tyre, që dukej më e re, i fërkonte barkun, tjetra i mbante me kujdes këmbët e zbathura dhe e treta i kishte afruar gojën e hapur te veshi, sikur diçka i pëshpëriste kundër dy grave të tjera. Kjo grua dukej dhe më e lumtur dhe profeti në atë çast i ishte dedikuar asaj, por pa harruar kënaqësinë që i vinte nga fundi i barkut dhe nga këmbët. (skena të turpshme! Që nuk kanë nevojë për koment dhe pastaj Blushi pretendon se nuk i ka fyer muslimanët!) Çallma e profetit ishte po ajo, por ngjyra e saj vinte në të verdhë si ngjyra e shkretëtirës dhe nga kjo kuptohej se ngjarja zhvillohej në natyrë dhe jo brenda një shtëpie. Nga të tri gratë, ajo që i fërkonte barkun ishte më e re dhe shumë e bukur, por nuk arrinte dot të fshihte xhelozinë kur shikonte që dora e saj nuk i jepte profetit zjarrminë që i jepte veshi i njomur nga gjuha e gruas tjetër. Gruaja që zgjatej te këmbët kishte një nishan në faqe dhe flokë të gjatë dhe të zinj që i derdheshin mbi trup, ndërsa e treta, ajo që i fliste në vesh kishte gjinj të mëdhenj që i kërcenin mbi këmishën e zbërthyer dhe një dorë e Muhamedit ishte drejtuar atje, por pa arritur t’i kapte dot. Muhamedi, megjithëse i shtrirë, dukej me pak bark, por shpatullat i kishte të mëdha dhe mbi gjoks qimet i ishin ngritur gjithë epsh. (skena epshore të turpshme që nuk kanë nevojë për koment)

73– Mbi një mur tjetër, në cepin e një shtëpie në të cilën banonte një kazanxhi i vjetër, profeti Muhamed ishte vizatuar duke ecur në një rrugë, nga dy anët e të cilës dalloheshin minare të vogla. Binte shi, por profeti mbante një pe të gjatë në dorë, me të cilin kishte lidhur një re të zezë që e tërhiqte nga pas, si një çadër. Poshtë minareve ishin fshehur njerëz, të cilët, duke u qullur nga rrebeshi, shikonin profetin që bënte shëtitje në shi, pa u lagur, duke e tërhequr renë pas vetes si një dele që ecën në qiell. (Këtu autori aludon për ngjarjen kur reja i bënte hije mbi kokë Profetit kur ai ishte i vogël, vetëm se në këtë rast reja e zezë që tërhiqet nga ai, nënkupton djallin që i rrinte mbi kokë si një mjet të cilin ai vet e përdorte)

74– Vizatimi tjetër tregonte profetin duke lexuar Kuranin. Ai ishte kërrusur mbi librin dhe sytë e tij shikonin mbi kapak sikur donin t’i bënin një pyetje kalimtarësh. Muhamedi dukej i zgjuar, por dinak. Mbi kapakun e librit shkruhej: KURANATA, që Isaku e lexoi ngadalë si: Ku ra nata? (Duket qartë se me këtë lojë fjalësh Blushi e quan Kuranin si një libër që sjell errësirën e natës për njerëzit) fq. 238-239.

Blushi në romanin e tij ka sajuar një personazh të cilin e ka quajtur Sali Benishi. Këtij personazhi të cilit siç do ta tregojmë i vesh ngjarje të cilat dukshëm paralelizojnë me ngjarje të ngjashme me ato të Profetit, aq sa të duket se ai nuk flet duke u tallur me të vetëm se me Profetin. Por, Blushi duket që me këtë personazh identifikon edhe Sali Berishën, e ndoshta edhe Sali Butkën që sulmoi dhe dogji Voskopojën. Por së paku për Sali Berishën ai është shprehur se e ka vendosur si një personazh në librin e tij në fjalë, por insinuatat që ai bën për të duke e paralelizuar jetën e këtij njeriu me jetën e Profetit është vërtetë ofenduese dhe e turpshme dhe mjaft provokuese për muslimanët shqiptarë.

75- Ja se çfarë thotë Blushi për Sali Benishin: “Ai kishte mbetur jetim kur ishte shumë i vogël. Të atin nuk e kishte njohur.”fq.243  Profeti mbeti jetim nga i ati akoma pa lindur dhe njohur atë. Më pas Sali Benishit i vdes e ëma: “Ajo vdiq në pyll. Një barë dru e zuri mbi vete dhe i mori shpirtin. Atë e rriti gjyshi” fq. 243, Edhe Profetin e ëma e la të vogël dhe më pas atë e rriti gjyshi i tij.

76- Më pas Blushi vazhdon duke thënë për Sali Benishin: “Një ditë u zu me disa djem më të rritur nga fisi më i madh i fshatit. Ata e zhveshën dhe e goditën me stape të gjatë në trup. Nga goditjet, i rrodhi gjak nga hundët dhe i mbeti një shenjë në kurriz. Kur plaga u mbyll në mes të shpatullave i mbeti një shenjë, në formë molle. Plaka që e mjekoi ia pa vragën e tharë dhe i tha gjyshit se djali kishte në shpinë shenjën e profetit. Fq. 243-244 Edhe këtu Blushi paralelizon me shenjën e profetësisë që mbarte Profeti në shpatull, që ai këtu ia sajon personazhit të tij pas një plage të marrë nga një rrahje.

77- Më pas Sali Benishi hyn në shërbim të një gruaje të ve të pasur me emrin Hatixhe: “ai hyri në punë te Hatixheja, një grua e ve, e cila kishte trashëguar disa ngastra pyll nga i shoqi që kishte vdekur.” Fq. 244. Edhe gruaja e parë e Profetit quhej Hatixhe dhe ishte një grua e ve dhe e pasur. Paralelizmi është tepër i qartë në  mes tij dhe Profetit të Islamit

78- Blushi vazhdon paralelizmin me kafshët: “Ai ngrihej herët, shkonte në pyll, priste dru dhe kur kthehej në fshat pastronte oborrin e shtëpisë së vejushës, ushqente kafshët dhe flinte në haur.” Fq. 244. Këtu duket se aludon edhe njëherë për regjimin e kafshëve dhe afërsinë e Islamit dhe Profetit dhe muslimanëve me to.

79- Më pas Blushi tregon për rritjen e fitimeve në tregtinë që bënte Hatixheja duke aluduar kështu për të njëjtën gjë me mbarësinë që përfitoi gruaja e Profetit kur e mori atë në punë në tregtinë që ajo bënte. Më pas ai thotë se: “Hatixheja ishte pesëmbëdhjetë vjet më e madhe se ai. Kur kishte qenë e re ishte mbajtur si një grua e bukur, e bëshme, me vithe të gjera dhe me gjinj të kërcyer.” Fq. 244. Edhe njëherë ai paralelizon këtu me moshën e Hatixhesë gruas së parë të Profetit e cila sipas një transmetimi shumë të njohur të jetëshkrimit të tij thuhet se ishte pesëmbëdhjetë vjet më e madhe se ai. Ndërsa pasazhet e tjera të Blushit janë sajesat imagjinare të perversitetit të tij tallës.

80- Më pas Blushi sajon momente ku Sali Benishi ndillet seksualisht nga Hatixheja deri dhe madje kur ajo i vjen në shtrat duke pasur kontakt seksual me të edhe pse akoma nuk ishte martuar me të! Skena tejet epshore me të cilat tërthorazi Blushi kërkon të vendos Profetin, nën maskën e emrit Sali Benishi! Fq. 244-245.

81- Blushi tallet kaq keq me Sali Benishin duke u tallur në mënyrë të tërthortë njëkohësisht edhe me Profetin saqë ai del si njeri epshor dhe etiketohet si  kafshë: “Pas tri javësh u martuan. Fshati u habit dhe fisi më i madh u tall me Sali Benishin dhe hapën fjalë se ai e mori Hatixhenë për samar, ndërsa ajo u martua me një kalë.” Fq. 246

82- Ja edhe një tallje tjetër “artistike” e Blushit:

“Ai i tha ta shuante qiriun, por Hatixheja nuk pranoi dhe, kur ai u shtri mbi bark duke djersitur, ajo i kaloi dorën mbi shenjën e mollës në mes të shpatullave dhe i tha: Profeti im, deveja jote mbarsi oazën time dhe në vend të pemëve mbiu një njeri.”fq. 246

Fakti që Blushi disa herë e etiketon Sali Benishin në gojën e personazheve të ndryshëm si profet tregon pas asnjë dyshim se me të ai identifikon Profetin e Islamit, në radhë të parë, e më pas edhe persona të tjerë.

83- Profetit i lindën nga Hatixheja dy djem dhe katër vajza, po kështu edhe Blushi paralelizon me Sali Benishin duke thënë: “Për disa vjet lindën katër vajza dhe një djalë tjetër dhe shtëpia u mbush.” Fq. 246

84- Edhe njëherë tjetër Blushi paralelizon në mes ngjarjeve nga jeta e Profetit dhe personazhit të tij Sali Benishi duke treguar se atij i vdiq djali i madh, kur dihet që e njëjta gjë i ndodhi edhe Profetit. Fq. 247.

85- Blushi sajon një tjetër paralelizëm mes Profetit kur atij i erdhi shpallja hyjnore për herë të parë në shpellën Hira dhe Sali Benishit duke thënë: “Sali Benishi nuk mbante mend çfarë i kishte ndodhur, por fliste në jerm dhe i thoshte Hatixhesë se kishte shumë ftohtë. Ajo i hidhte velenxa mbi trup dhe i shtrydhte raki te tëmthat e tendosur.”fq.247

Dridhja dhe mbulimi janë paralelizma të qartë në mes ngjarjes që i ndodhi Profetit pas ardhjes së shpalljes dhe personazhit të Blushit, Sali Benishi.

 

86-“Një natë Sali Benishi u zgjua dhe i tha Hatixhesë se ai kishte qenë në një shpellë dhe atje kishte parë një engjëll që i tregonte disa shkronja të mëdha të gdhendura në muret e saj. Por ai nuk dinte të lexonte dhe nga sikleti i kishte dalë gjumi.” Fq. 248.

Edhe këtu ai paralelizon mjaft qartë në mes ngjarjes së Profetit në shpellë me engjëllin Xhibril, të cili ishte përgjigjur se nuk dinte të lexonte pas kërkesës së tij dhe Sali Benishit që shikon një ëndërr të ngjashme!

87– “Hatixheja e mbuloi Sali Benishin që fjeti tri ditë rresht pa lëvizur. Herë pas here buzët e tij hapeshin dhe dukej sikur ai habitej nga diçka që shikonte në gjumë. Shtatë javë, Sali Benishi nuk doli nga shtëpia. Fliste shumë pak dhe fjalët që thoshte i kombinonte dhe ato dukeshin si porosi që nuk i drejtoheshin askujt, por nga pak të gjithëve. Dukej sikur lexonte fjalët e engjëllit në muret e shpellës. Fliste për pyjet, për drurët, për zogjtë, për bimët, për barërat, për ujin, për erën, për dëborën, për freskinë, për hënën, për kafshët, për macet, për kuajt, për gratë dhe fëmijët.” Fq.248

Këtu aludon qartë për shpalljen profetike dhe Kuranin, i cili ndër të tjera u flet njerëzve për krijimin e Zotit.

88- “Unë jam guri që i mungon shtëpisë për të mbaruar, thoshte dhe i kërkonte Hatixhesë qumësht.” Edhe këtu aludon me fjalët e Profetit kur ai e krahason njëherë veten me gurin e fundit të shtëpisë që simbolizonte mbarë Profetët e Zotit, të njëjtën gjë bën këtu edhe Blushi me personazhin e tij.

89- Më pas sajon një skenë të pështirë për të sajuar shkakun e urdhëresës islame të mbulimit të grave duke shkruar: “Një ditë, ai kishte dalë në dritare dhe po shikonte në oborr Hatixhenë që bisedonte me një karvanar të ri, mustaqet e verdha të të cilit sapo kishin mbirë. Hatixheja iu afrua dhe karvanarit të ri i mbetën sytë te gjinjtë e saj të fryrë dhe të kërcyer. Kur ajo hyri në shtëpi, Sali Benishi i vrenjtur ishte mbuluar me një velenxë dhe tha: Ti do mbulohesh sepse sytë e zbuluar të burrave kanë lënë gjurmë në trupin tënd. Hatixheja vuri një shami në kokë dhe këmishën nuk e zbërtheu më kurrë.” Fq. 248

90- Ja dhe një paralelizëm tjetër mes Profetit dhe Sali Benishit: “Djali tjetër, i vogli, vdiq pas dy vjetësh nga të njëjtat ethe si djali i madh dhe Hatixheja nuk doli më nga shtëpia. Sali Benishi i tha të iknin nga fshati sepse aty nuk mund të jetonin më, por ajo nuk pranoi dhe u shtri e sëmurë derisa vdiq në krahët e tij.”fq. 248.

Këtu paralelizon për vdekjen e djalit tjetër të Profeti si dhe vdekjen e vetë gruas së tij, Hatixhesë, në Mekë.

91- Blushi paralelizon përsëri me Profetin, por tani me emrin dhe pozitën e një prej shokëve të tij më të ngushtë, Ebu Bekrin, të cilin Blushi e quan Bari Bekri, i cili edhe në situata të tjera siç do ta tregojmë më pas paralelizon me Profetin dhe rolin që pati Ebu Bekri në jetën e tij: “Një shoku i tij karvanar, që i kishte qëndruar besnik familjes, Bari Bekri u kujdes për të dhe i solli ushqime…” fq. 248.

92- Personazhi i Blushit, Sali Benishi, pasi bie në konflikt me fisin më të madh të vendit të tij, për shkak të konfliktit për të dominuar tregun e shitjes së druve i vë zjarrin drurëve të tyre dhe pas kësaj: “Sali Benishi u fsheh në shtëpinë e Bari Bekrit. Duhet të ikësh nga fshati, i tha ai.” Fq. 249

Këtu ai paralelizon konfliktin e Profetit me fisin e tij të madh, por tashmë jo për çështjen e besimit, por sipas tij për një konflikt interesash materiale dhe më pas largimin apo emigrimin e Profetit nga Meka dhe strehën dhe ndihmën që i jep atij Ebu Bekri, ndërsa këtu ai quhet Bari Bekri i Sali Benishit.

93- Sali Benishi largohet për në qytetin e Voskopojës dhe atje ai “u miqësua me myslimanët e tjerë dhe i jepte atyre porosi, të cilat i vinin atij në gjumë nga një zë i panjohur. Ndryshe nga fshati i tij, këtu e besonin. Voskopoja ishte një qytet i krishterë dhe myslimanët jetonin me shpresën se në këtë qytet një ditë do të kishin vendin e merituar. Burat mblidheshin në darkë pas punëve dhe Sali Benishi fliste gjatë për Zotin, për engjëjt, për lumenjtë, për të mirën, për të keqen, për zakonet, për gratë dhe për veshjet.”fq. 249.

Këtu Blushi vendos paralele ngjashmërie në mes Profetit dhe veprimtarisë së tij profetike në qytetin e emigrimit të tij, Medinës, dhe predikimit të Sali Benishit në Voskopojë, vendndodhjen e tij të re, pa harruar ti japë këtij predikime përmbajtjen e ngjyrave me të cilat ai sheh atë.

94- Blushi vazhdon me paralelizmat me jetën e Profetit duke thënë për Bari Bekrin se kishte një vajzë me emrin Aishe. Fq. 250, duke paralelizuar qartë me Ebu Bekrin, shokun e Profetit që kishte një vajzë po me këtë emër, dhe që më pas do të bëhej gruaja e Profetit.

95- Në fq. 251 I ngelur vetëm personazhi i Blushit vërtitej nëpër qytet dhe ndiqte nga pas djemtë e rinj të qytetit, që pasi dilnin nga taverna ku kishin pirë shkonin frekuentonin një shtëpi publike ku ata shfrynin dëshirat e tyre seksuale.

Edhe pse në këto pasazhe dhe të ngjashme me to nuk ka se si të ketë paralelizma me jetën e Profetit dhe ngelen vetëm veçanti e personazhit të Blushit, por duke qenë se ai me të personifikon Profetin, indirekt ai ia atribuon këtë sjellje dhe këtë moral padyshim edhe atij.

96- Në faqet në vazhdim, 252-253, Blushi flet për martesën e Sali Benishit me Aishen, vajzën e Bari Bekrit, duke paralelizuar qartë me martesën e Aishes me Profetin dhe në faqet në 253-259 tregon vetëm aspektet epshore të këtij çifti dhe perversitetin e personazhit të tij imagjinar të cilin pa asnjë mëdyshje e identifikon me Profetin e Islamit.

97- Në faqen 259 Aishja, gruaja e Sali Benishit përshkruhet si një imorale që puthet me djemtë e shkollës, në të cilën ajo shkonte, duke akuzuar kështu për imoralitet indirekt edhe gruan e Profetit dhe duke paralelizuar kështu me  shpifjen me të cilën është përballur Profeti për gruan e tij Aishen.

98- Në fq. 260 Blushi fut në lojë edhe dy emra të tjerë të grave të Profetit, Xhuejrijen dhe Safije, por duke i unifikuar ato në një personazh të vetëm: “Si quhesh, e pyeti. Sofije, u përgjigj gruaja dhe rregulloi flokët si një pelë që ngre jelen, para se t’i vënë samarin. Hajde në shtëpinë time Xhuvrije, tha Sali Benishi dhe eci përpara. Je i martuar, e pyeti gruaja, duke e ndjekur. Jam i martuar me një fëmijë që ka nevojë për një nënë, tha Sali Benishi dhe shtoi: Unë jam mysliman Xhuvrije dhe mund të kem katër gra.”

Këtu vihet re veç të tjerash sesi edhe njëherë Blushi i krahason muslimanët me kafshët.

99- Autori jo vetëm që na bind me të gjitha insinuatat që krijon se, personazhi i tij pervers Sali Benishi identifikon Profetin e Islamit, por kërkon që këtë asnjëherë të mos e harrojmë, duke e ripërsëritur dhe krijuar skena dhe ngjarje që e vënë këtë gjë vazhdimisht në dukje madje edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë si më poshtë: “I shtrirë në krevatin e tij, Sali Benishi shikonte hijet dhe kujtonte ditët kur Voskopoja ishte më e qetë dhe Aishja lante trupin, ndërsa Xhuvrija lante shtëpinë. Vizatimet e profetit i silleshin si hije me ngjyra mbi tavan. Sidomos vizatimi ku profeti ishte i shtrirë dhe tri gra e përkëdhelnin ia kishte prishur gjumin. Ato tri gra dukeshin si gratë e tij. Hatixhja bujare me gjinj të mëdhenj, Aishja e re dhe xheloze dhe Xhuvrija e vuajtur me nishan në faqe. Nuk kishte rëndësi kush i kishte bërë ato vizatime. Kushdo qoftë, ajo dorë nuk kishte fyer vetëm profetin dhe duhej të pritej. E zuri gjumi me ngjyrat e vizatimeve në sy.” Fq. 261-262.

100- Blushi tallet me Profetin: “Trembëdhjeta është numri i hurmës dhe hurma është fruti i Muhamedit, tha hoxha. Djemtë panë njëri-tjetrin në sy. Rreth tyre ishin grumbulluar shumë fëmijë të tjerë, ndërsa gratë kishin dalë nëpër dyer dhe dëgjonin. Kush është Muhamedi, pyeti një djalë i vogël të ëmën. Ai burri me tri gra që ishte vizatuar në mur, tha gruaja.” Fq. 263

101- Muslimanët përshkruhen si njerëz të pisët: “Atë natë, hoxha qëndroi në shtëpinë e Sali Benishit. Ky thirri dhe disa burra të tjerë, me disa prej të cilëve kishte qenë në burg, dhe dhoma u mbush plot tym dhe erë çorapesh. Burrat i kishin hequr këpucët përpara se të hynin. Në krye të dhomës ishte ulur hoxha, i cili e lëvizte me ngadalë tespihen e verdhë.”Fq. 264. Këtu me shtëpinë e Sali Benishit ai ndoshta aludon për xhaminë, ku muslimanët heqin këpucët dhe ku hoxha qëndron në krye të saj.

102- Blushi i përshkruan muslimanët si njerëz që janë dhe ndien inferior karshi të krishterëve:

Në burg, bashkë me shumë burra të tjerë si unë, kuptova se ne myslimanët jemi fajtorë për gjendjen tonë. Ne kemi pranuar të jetojmë si kafshë shtëpiake që e puthin dorën e të zotit edhe kur ajo e rreh edhe kur ajo e lë pa bukë edhe kur ajo e dëbon nga shtëpia. Por duke u sjellë kështu nuk kemi fyer vetëm veten tonë, por kemi fyer Islamin. Duke na poshtëruar ne, të krishterët kanë poshtëruar Islamin. Ata kanë dashur t’i tregojnë botës se Islami është një farë që nuk mbin në Voskopojë. Ne kemi ulur kokën si një farë e paushqyer dhe vëllezërit tanë myslimanë në të gjithë perandorinë nuk e kanë parë vuajtjen tonë. Ne nuk kemi folur dhe prandaj nuk jemi dëgjuar. Ne nuk kemi mbirë dhe prandaj nuk jemi ushqyer. Ne nuk kemi pirë dhe prandaj nuk na kanë dhënë ujë. Ne nuk jemi ngritur dhe prandaj nuk kemi ecur. Ne nuk kemi ecur dhe prandaj kemi mbetur në vend. Ne nuk kemi qarë dhe prandaj nuk kemi lot. Ne nuk kemi luftuar dhe prandaj nuk kemi armë. Ne nuk jemi falur dhe prandaj nuk kemi xhami. Ne jemi të huaj dhe prandaj mëhalla jonë quhet mëhalla e të huajve. Ne nuk kemi tokë dhe prandaj nuk kemi qiell, nuk kemi sy prandaj nuk kemi diell, nuk kemi gojë prandaj nuk kemi ujë, nuk kemi duar prandaj nuk kemi bukë, nuk kemi dritë dhe prandaj nuk kemi hije, nuk kemi shpirt prandaj nuk kemi zjarr. Ne thjesht nuk jemi dhe prandaj nuk kemi qytet. Kur isha në burg në mes të natës dhe ngrohesha me frymën e shokëve dhe zgjohesha nga kambanat e kishave që ma shurdhonin shpirtin si një varr, pyesja veten: Si ka mundësi që unë kam sy dhe nuk shoh, që kam veshë dhe nuk dëgjoj, që kam gojë dhe nuk ha, që ka këmbë dhe nuk eci, që kam duar dhe nuk punoj, që kam kokë dhe nuk mendoj, që kam shpirt dhe nuk besoj, që kam gjumë dhe nuk ëndërroj, që kam uri dhe nuk ha, që kam fuqi dhe nuk lëviz, që kam zemër dhe nuk ndiej, që kam zë dhe nuk flas, që kam gjak dhe nuk luftoj. Si ka mundësi që unë jam dhe nuk jetoj?” fq. 264-265.

Në disa nga këto togfjalësh, ku ligjëron personazhi i Blushit, ai perifrazon Kuranin dhe fjalët e tij, ku ai përshkruan disa nga cilësitë e jobesimtarëve.

103- Blushi e përshkruan Islamin si një fe me origjinë hebreje! “Fjala islam vjen nga fjala hebre shalom, që do të thotë paqe dhe prandaj dhe fjalët selam dhe islam kanë të njëjtin kuptim… Shalomi, selami dhe islami janë e njëjta gjë, pra kanë qenë feja e vërtetë e Zotit” fq. 268-269

104- Blushi e përshkruan Islamin në gojën e personazheve të tij “muslimanë” si një mision për të unifikuar njerëzit në një komb dhe në një fe të vetme, pra si një nacionalizëm arab: Kur krijoi Ademin dhe Havanë, perëndia kishte vendosur që të gjithë njerëzit të ishin pjesë e një populli. Por njerëzit filluan të mëkatonin dhe të mos e nderonin më perëndinë e tyre dhe prandaj ajo vendosi t’i ndëshkojë dhe t’i ndajë në qindra fise, gjuhë dhe fe të ndryshme për të kuptuar se kush prej tyre do ta nderonte më shumë.

Këtu Blushi perifrazon Kuranin, por deformon kuptimin, pasi Zoti në të thotë që “ju ndamë në popuj dhe në fise që të njiheni mes jush dhe më fisniku në mes jush tek Allahu është ai që është më i devotshëm” Ndërsa këtu diversiteti racor përshkruhet si ndëshkim, ndaj dhe synimi i fesë islame sipas tij është zhdukja e këtij diversiteti: “Bashkimi i njerëzve në një popull dhe në një gjuhë dhe fe të vetme është qëllimi i fundit. Shumë njerëz janë përpjekur ta arrijnë, por nuk ia kanë dalë dot sepse po nuk bashkove fetë nuk bashkon dot popujt. Më afër nga të gjithë është Muhamedi dhe Islami, të cilët ne i përkasim.” Fq. 271.

105-  Blushi i përshkruan muslimanët si njerëz që nuk kishin asgjë dhe vetëm duke luftuar ata i morën të gjitha, duke aluduar me këtë qartë se kështu kanë vepruar edhe muslimanët shqiptarë, madje edhe të ardhurit nga veriu në këto njëzet vite bashkë me Sali Berishën (Benishin), në krye: “Në Medinë, ashtu si në Voskopojë, çifutët kishin tregtinë, kishin tokat, kishin pasurinë, kishin poezinë, kishin pazarin, kishin devetë, kishin bagëtitë, kishin hurmat, kishin armët, kishin tempujt e tyre, ndërsa muhaxhirët myslimanë nuk kishin asgjë, përveç Islamit. Duke luftuar ata i morën të gjitha.” Fq. 273.

106- Profeti përshkruhet si rrëmbyes karvanësh: “Ndërkohë, shumë arabë në Medinë e besuan Muhamedin dhe u bënë myslimanë. Me këta burra, Muhamedi filloi të rrëmbente karvanët që shkonin në Mekë dhe fuqia e tij u rrit. Muhamedi i kërkoi çifutëve të bëheshin myslimanë ose përndryshe të largoheshin nga Medina.” Fq. 273

Këtu autori shpif duke sajuar diçka të paqenë, se gjoja Profeti u paska kërkuar çifutëve që të pranonin Islamin ndryshe ai do ti zbonte ata nga Medina! Ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë. Largimi i një pjese prej tyre nga Medina nga ndodhur për shkak të shkeljes së marrëveshjes dhe nëse do të kishte qenë vetëm për faktin pse ata nuk pranonin të bëheshin muslimanë nuk kishte sesi edhe pasi ndërroi jetë të kishte akoma çifut të tjerë në Medine, madje dhe Profeti të kishte marrëdhënie me ta!

107- Edhe njëherë Blushi e identifikon Sali Benishin drejtpërdrejtë me Profetin: “Isaku u drejtua dhe i tha: Çfarë kam thënë për Muhamedin? Ke thënë se ai jeton në hënë, u përgjigj Sali Benishi. Nuk e mbaj mend, po pse ku jeton Muhamedi, vazhdoi Isaku duke tërhequr pelerinën pas trupit sikur të mbrohej nga një e ftohtë. Sali Benishi u vrenjt dhe duke i bërë shenjë shokëve u përgjigj: Këto ditë ai ka ardhur në Voskopojë.”fq. 277-278.

108- Muslimanët shqiptarë, personazhe të Blushit, të ardhur në Voskopojë pas një revolte dhe beteje të armatosur arrijnë të marrin në kontroll qytetin dhe të përzënë banorët vendas, ndërsa ata që mbetën për shkak të pleqërisë me ta muslimanët sillen në mënyrë të pamëshirshme: “Për gati dy muaj shumica e tregtarëve të qytetit ngarkuan karvanët me plaçka dhe para dhe ikën. Duke mbyllur dyert e shtëpive gratë qanin dhe fëmijët mbanin poshtë bluzave shalle të kuq, që të mos u dukeshin. Pleqtë, që nuk lëviznin dot, u lanë në shtëpi të vetëm, por shumë shpejt ata u dëbuan nga familje myslimane që ua zaptuan shtëpitë dhe i lanë të uritur në rrugë ku shumë prej tyre vdiqën. Shkollat u mbyllën dhe mësuesit ikën në Korçë për të gjetur punë.” Fq. 278

Këtu muslimanët paraqiten edhe si njerëz që nuk e duan shkollën dhe arsimin.

Një tjetër fakt që bie në sy këtu, por edhe më parë, është përdorimi simbolik i shallit të kuq, të cilin autori e përmend shpesh gjatë librit të tij. Ai në libër identifikohet si një simbol të voskopojarëve dhe të atyre që luftonin kundra të ardhurve, pra muslimanëve. Ndoshta Blushi me të identifikon partinë e tij të majtë si dhe frymën anti-muslimane që ajo mbart dhe trashëgon edhe pse për shkaqe që kuptohen atë shall të kuq simbol të rezistencës ndaj Islamit ata e trashëgojnë dhe e mbajnë nën bluzë.

XXIV

109- Blushi i cili tallet me Profetin e Islamit, herë drejtpërdrejtë e herë nëpërmjet personazheve të tij ja se si ai përshkruan atë nëpërmjet djalit të Ibrahimit, Muhamedin, i cili imiton sipas Blushit, emrin që ka: “Çfarë është pesimisti, pyeti Paridi. Pesimisti është një njeri që beson se bota nuk ndryshon por rri në vend, tha Mihali. Atëherë Muhamedi qenka pesimist, tha Aliu. Po pse është Muhamedi pesimist, pyeti Hana dhe ia nguli sytë jeshilë Muhamedit që rrinte pa lëvizur me frikën se çallma mund t’i binte mbi tavolinë. Muhamedi ka një lodër prej druri në formën e botës dhe aty dielli nuk lind, lumenjtë nuk rrjedhin, nuk bie dëborë dhe njerëzit nuk ecin. Në botën e Muhamedit nuk ndodh asgjë dhe atij kjo i pëlqen, u përgjigj Aliu. Botën e Muhamedit e kam bërë unë, foli Jani duke u drejtuar. Jani është perëndia, kurse unë jam profeti, tha Muhamedi. Ku ndryshon perëndia me profetin, tha Paridi. Perëndia e krijon botën dhe njerëzit, ndërsa profeti i thotë njerëzve se çfarë duhet të bëjnë dhe në cilin vend të botës” Fq. 282

Të gjitha këto janë aludime të tërthorta për Profetin e Islamit, edhe pse s’ka asgjë të vërtetë në to, por me të Blushi aludon për prapambetjen e muslimanëve që sipas tij ka origjinë fetare.

110- Blushi edhe njëherë ia atribuon fatkeqësinë që i ndodhi Voskopojës Islamit në këtë mënyrë “artistike”: “Po të ishe ti profet në Voskopojë çfarë do t’u kishe thënë Marin Kurilës, Isakut dhe Sali Benishit, e pyeti Mihal Komneni. Unë do t’u kisha thënë atyre të bënin tamam ato që bënë, foli Muhamedi qetësisht. Ti do lije Marin Kurilën të vritej dhe Sali Benishin të martohej tri herë, pyeti Hana. Po, tha Muhamedi… Po të isha unë profet, do t’i kisha thënë Isakut të mos e linte hoxhën të hynte në Voskopojë sepse ai e mësoi Sali Benishin si ta digjte qytetin, tha Aliu.” Fq. 283

XXVIII

111- Blushi tallet me Profetin nëpërmjet personazhit të tij fëmijë që mban emrin e Profetit: “Kur Paridi merrte ndonjë vajzë në shtëpi, Muhamedi vinte veshin te dera e dhomës së tij dhe harronte vezën që digjej në tigan. Çekiçi i egër i Janit, që kumbonte në bodrum, e pengonte të dëgjonte ritmin e trupit të Paridit.” Fq. 348

112- Përsëri Blushi paralelizon me jetën e Profetit duke sjellë në libër një personazh me emrin Bilal që ai e shëmbëllen me shokun e Profetit, që ishte zezak, dhe që Blushi këtu e identifikon me një “familje jevgjish”: “Në fund të pranverës, në fshat erdhi një familje jevgjishBurri quhej Bilal dhe kishte ardhur nga Janina… Ushtarët e Aliut e kishin marrë Bilalin dhe e kishin rrahur me shkopinj. E mbajtën dhjetë ditë lakuriq në birucë, duke e fshikulluar pa pushim, sa lëkura i ishte bërë si kadife e zezë me vija të kuqe.” Fq. 349

Rrahja e Bilalit këtu përshkruhet si rrahja e një shërbëtori që ka bërë një gabim ndaj të zotit, duke paralelizuar kështu me vuajtjen dhe rrahjen e Bilalit nga padroni i tij, për shkak të besimit. Nuk është hera e parë që Blushi nuk e sjell të plotë paralelizmin, por përdor situata banale si shkaqe për të sjellë në skenë më pas paralelizmin e tij me jetën e Profetit.

Më pas Blushi sajon një lidhje në mes Paridit, djalit të Ibrahimit dhe Fatimesë, vajzës së Bilalit, lidhje nga e cila lind një fëmijë. Fq. 351, 352, 354.

113- Blushi tallet përsëri: “Kur jeni bërë myslimanë, e pyeste Muhamedi. Bilali ulej pranë tij në stol dhe i thoshte: Jevgjit u bënë myslimanë përpara Muhamedit.” Fq. 356

114- Tallje me muslimanët dhe me “jevgjit”, një sarkazëm e Blushit se pse refuzohet kryqi nga muslimanët: “Muhamedi e shikonte duke buzëqeshur dhe e pyeste: Po pastaj si u bëtë myslimanë? Nuk kishim rrugë tjetër, thoshte Bilali duke kaluar dorën e gjatë mbi flokë. Kur na përndoqën nga Jerusalemi, shumë nga ne u shpërndanë në shkretëtirë dhe shkuam në Arabi. Edhe aty kishte çifutë, por ne u shtuam më shumë se ata sepse lëkura jonë e duron diellin dhe vapën pasi është më e trashë se ajo e të bardhëve. Muhamedi ka qenë i zeshkët si ne. Në qoftë se jevgu nuk do ta kishte fshehur gozhdën e Krishtit bota nuk do të kishte myslimanë, e ne do ishim bërë të krishterë siç u bënë romakët. Por unë them se më mirë që u bë kështu pasi edhe ne duhej të kishim fenë tonë, e cila e ndalon kryqëzimin e njeriut me gozhdë dhe nuk e pranon kryqin si shenjë Një fshat pa myslimanë dhe pa jevgj do ishte shumë monoton.” Fq. 357, 358.

115- Edhe njëherë Blushi nëpërmjet personazhit të tij fëmijë tallet me Profetin të cilin vendos ta martojë me një grua të thyer në moshë për ti dhuruar asaj fëmijë: “Pse je veshur kështu, e pyeti duke i parë vathët. Hana u skuq dhe ktheu kokën nga dera sikur donte të sigurohej se asnjeri nuk po i dëgjonte.

Muhamedi është në shtëpinë time dhe do të martohet me mua. Sarës iu dobësuan duart dhe ndjeu një gjemb që i shpoi gishtin. Je çmendur, e pyeti duke hapur sytë. Muhamedi është njëzet vjet më i vogël se ty. Edhe ti ishe njëzet e pesë vjet më e vogël se Ibrahimi kur u martove, tha Hana duke folur shpejt.” Fq. 360  “I vuri dorën mbi kokë dhe e pyeti: Ia kërkove ti Muhamedit të martoheshit? Jo, tha Hana. Ai erdhi në shtëpinë time një pasdite… Natën m’u duk sikur dikush m’u fut në dhomë dhe po më shihte fq. 362  “Kur do ikësh, i thashë. Muhamedi dukej edhe më i qetë dhe nuk u ngut të përgjigjej. Kur të martohem me ty, më tha… Unë nuk kam më një familje, më tha… Ditën që Sara iku nga shtëpia e kuptova se isha rritur dhe duhet të krijoja familjen time. Ti më ke pëlqyer që kur kam qenë i vogël… Ti u ngrite nga tavolina dhe më the se ti nuk kishe lindur për faj të Vasilit, xhaxhait tim, por me një burrë tjetër ndoshta do të lindje. Që atë ditë kam menduar se ai burri tjetër duhet të isha unë… Grave në moshën tënde mund t’u ngjaj i vogël, por vajzave të reja i dukem si një plak që rri në stolin e shtëpisë dhe lexon qiellin si një filxhan. Nuk dua të martohem si një plak, por si një fëmijë që rritet në krevatin e gruas së vet.” Fq.366

116- Mesazhi që japin personazhet e Blushit: “Pse ndodh kjo me ne, e pyeta Muhamedin…. Ne të gjithë jetojmë si heronj të fantazisë njerëzore, më tha. Unë jetoj si profet, Arianiti besonte se ishte Abraham, Isak Komnenit i dukej vetja si Jezu Krishti, Sali Benishi besonte se Aishja e tij i ngjante gruas së Muhamedit, Bilalit i duket vetja si jevgu që vodhi gozhdën e kryqëzimit, Ana është e bindur se do bëhet princeshë si Ana Komnena e vërtetë dhe Niko ndryshoi emrin që të jetojë si Paridi. Bota rri në vend sepse ne besojmë se shpirti i dikujt tjetër jeton në trupin tonë dhe kjo na bën dembelë.” Fq.368

Blushi edhe pse ka krijuar kaq shumë paralele të qarta mes jetës së Sali Benishit dhe Profetit, përsëri i bie tërthorazi faktit se ky personazh personifikon Profetin e Islamit, duke e identifikuar në këtë pasazh vetëm emrin e gruas së tij. Të gjithë këta heronj të fantazisë së Blushit edhe pse për të ngelen njerëz ëndërrimtarë ata përshkruhen në mënyra të ndryshme, disa me nota pozitive dhe disa me nota negative, ku më i keqi dhe më perversi del Sali Benishi, pra Profeti i Islamit të cilin ai e identifikon me këtë personazh negativ të tij, në dallim tepër të dukshëm me personazhet e tjerë të cituar më sipër.

117- “Pse nuk jetoni në shtëpinë e Hanës, e pyeti. Muhamedi ngriti kokën dhe pa Janin në sy. Shtëpia e Hanës do shembet dhe do bëhet xhami. Paridi u ngurtësua, iu afrua stolit dhe i tha Muhamedit: Kjo është njëlloj sikur të ndërtosh shtëpi në det. Kjo është njëlloj sikur të mos ndërtosh një varkë në det, tha Muhamedi. Bilali që dëgjonte pas kurrizit të tyre erdhi dhe e puthi Muhamedin në faqe. Do më lësh mua të këndoj ezanin e parë, e pyeti me sytë që i ndrisnin. Muhamedi e pa me qetësi dhe duke u ngritur i tha: Pse jo? Zëri yt është më i fortë se kambana e kishës.” Fq.370

Edhe këtu Blushi paralelizon qartë mes Profetit, personazhit të tij, muezinit të Profetit, Bilalit dhe personazhit “jevgjit” me të njëjtin emër.

118- Blushi tërthorazi e akuzon Profetin si gënjeshtar, nëpërmjet personifikimit të personazhit të tij që mbart emrin e tij: I kam premtuar një fëmijë, i tha Andreas duke hapur dritaren. Andrea, që ishte pas kurrizit të Muhamedit, ndali hapat dhe qetësia doli nga dritarja në rrugë. Po nëse nuk lind ai fëmijë? Nuk e di, foli Muhamedi. Nuk ka profet që nuk gënjen. Fq. 372.

119- Mesazhi i Blushit për Xhaminë e “e panevojshme” dhe “pa zemër” të muslimanëve: “Sa të lartë ta bëj minaren, e pyeti. Muhamedi tregoi kambanoren me gisht dhe tha: Aq sa ajo aty. Andreas i kaloi një buzëqeshje mbi fytyrë. Ti je më i shkurtër se Arianit Komneni, i tha… Bëje me përmasat e trupit tim, tha Muhamedi pa e parë Andrean në sy. Andrea u afrua dhe i vuri dorën në gjoks. Zemra e Muhamedit nuk ndihej. E rrotulloi duke e parë nga koka te këmbët dhe duke e vendosur në drejtim të kambanores, e cila i dilte Muhamedit mbi kokë. Ti i ke këmbët e shkurtra dhe minareja do duket si një burrë i parritur, tha Andrea. Kam lindur gjashtëqind vjet më vonë prandaj dukem më i vogël, tha Muhamedi duke i kthyer shpinën kishës.” Fq. 373, 374.

120- Ja kush i përçan shqiptarët sipas Blushit: “Shtëpia u nda në dysh si në kohën kur Ibrahimi u bë mysliman. Kur pa gardhin, Paridit iu mor fryma dhe i tha Sarës: Babai e bashkoi shtëpinë, ndërsa Muhamedi e ndau. Ana Komnena i zgjati Paridit kulaçin e vet të pambaruar dhe tha: Nuk ka faj Muhamedi. Shtëpinë që bashkoi babai e ndau Ibrahimi.” Fq. 375

Ibrahimi ishte nipi i personazhit të Blushit me të njëjtin emër, i cili si fëmijë që ishte, ishte rrëzuar pas një stoli dhe kokën ia kishin lidhur me një beze që ti pengonin gjakun që i rridhte nga plaga dhe kështu ai dukej si një “hoxhë i vogël”. Për shkak të këtij hoxhe u nda shtëpia edhe pse shkaku në libër është fare banal.  

XXX

121- Figuracionet e Blushit që japin mesazhe:

“Kaluan te kisha dhe dielli që sapo kishte lindur u fsheh pas minares së shkurtër.” Fq. 380.

“Selaniku ishte zhdukur pas kurrizit të anijes dhe Azia turke që sa kishte nisur të dukej e skuqte natën si një zjarr. Ai zjarr i kishte ndryshuar jetën detit, peshkatarëve, brigjeve dhe tokës që kishin lënë pas. Që kur turqit kishin zbritur në det, çdo gjë ishte më e nxehtë dhe shpesh ishte edhe përvëluese. Botës do t’i duhej kohë të ftohej dhe Sara mendonte se, edhe kur ai zjarr të shuhej, gjurmët e tij do t’i dilnin njerëzve në fytyrë, si qukat e Ana Komnenës sa herë që mërzitej.” Fq. 382

“Kreta peshkonte ushqimin e vet të përditshëm, ndërsa në anën tjetër të horizontit, Azia dukej si një tigan i uritur.” Fq. 383

“Arianiti… më pyeti se ç’mendoja unë për pushtimin e Kostandinopojës, sepse, sipas tij, edhe nëse nuk do ishte pushtuar nga turqit, Kostandinopoja do të ishte rrëzuar nga mëkati i vet për shkak të mohimit që i bëri Romës dhe sidomos Greqisë së lashtë. Kostandinopoja gaboi kur e ndau krishterimin në dy pjesë dhe prandaj dështoi. Jezu Krishti nuk vdiq në Jerusalem, por në Kostandinopojë, thoshte duke parë nga deti, pasi aty mori fund ëndrra e tij për një botë të krishterë.” Fq. 388.

-“Kur Arianiti e pa të mbështjellë me pelena e puthi dhe tha: Arianit Komneni do jetojë deri ditën që turqit do kthehen andej nga kanë ardhur.” Fq. 393.

-“Arianiti kishte zgjedhur të varrosej në majë të malit, jo rastësisht… Këtë short e hidhte perëndia dhe të gjithë e pranonin. Por pikërisht këtë gjë nuk donte Arianiti. Perëndia nuk mund t’i caktonte ditën e vdekjes dhe aq më pak shokët e varrezës. Ai donte t’i zgjidhte të vdekurit me të cilët do të kalonte pjesën tjetër të jetës. Dhe i zgjodhi. Zgjodhi njëmbëdhjetë shqiptarët që mbetën në ishull duke mbrojtur krishterimin nga turqit. Koha dhe fati i kishin lënë ata anonimë dhe Arianiti ishte pajtuar me këtë harrim… I kishte vënë vetes një numër njëqind vjet më të madh se numrin që kishin varret e atyre burrave, si për të thënë se lufta e tyre e përbashkët kishte zgjatur njëqind vjet.

Arianit Komneni donte që bota ta dinte këtë detaj të jetës së vet. Bota, që kalonte çdo ditë poshtë varrit të tij hipur në anijet që vinin dhe iknin në Kretë, dikur do ndalej aty, ndoshta kur turqit të iknin. Nuk ishte pak po t’i nderonin si njerëz që luftuan njëqind vjet si të ishin profetë sepse vetëm profetët bënin luftëra aq të gjata.” Fq. 397

“Arianiti rrinte përballë tyre me fytyrën të kthyer nga deti. Herë pas here shikonte andej, sikur priste të kalonte diçka dhe i thoshte Isakut: Kur turqit të ikin nga ishulli, do kemi më shumë det për t’u larë dhe për të zënë peshq… Kështu mendoja edhe unë kur isha sa ty. Voskopoja më dukej si një ishull që do ta kisha të gjithin për vete kur të iknin turqit. Por turqit po rrinë shumë gjatë dhe nuk ka shenja se do ikin shpejt. Gjithandej njerëzit janë lodhur dhe i kanë pushuar luftërat, ndërsa luftëtarët janë rralluar. Shqiptarët, që nuk kanë më shpresë, po bëhen myslimanë, ndërsa grekët jetojnë duke u shitur turqve peshk. Kam frikë se turqit nuk do ikin më kurrë sepse tani ne i kemi brenda vetes tonë. Ata na e kanë futur Islamin në krevat, në shtëpi dhe në shpirt Jemi shumë vonë për t’u ndarë. Ata na kanë futur një kafshë të panjohur brenda në trup dhe ne nuk mund ta vrasim dot sepse kështu plagosim veten. Jemi të detyruar të gjejmë paqe me trupin që të shpëtojmë shpirtin. E në qoftë se duam të jetojmë në paqe duhet ta zbusim egërsinë e kafshës duke e ushqyer me mishin e shpirtit tonë prej Krishti.”fq. 402, 403

Mesazhi është i qartë se sipas Blushit shqiptarët me shpirt të krishterë duhet të bashkëjetojnë me mishin epshor të egër të Islamit duke u tërhequr.

“Voskopoja nuk kishte det si Kreta dhe prandaj nuk shpëtoi, i thoshte të atit. Turqit nuk kishin nga të iknin dhe u bënë një me shqiptarët dhe sot nuk e di çfarë race jeton aty.” Fq. 403

Edhe pse sipas vetë Blushit ata që pushtuan Voskopojën me në krye Sali Benishin ishin shqiptarë të konvertuar, me turqit ai këtu del të identifikojë muslimanët shqiptarë, të cilët të konvertuar i konsideron si racë tjetër.

“Ne e kishim rrethuar Voskopojën me një ushtri librash dhe besonim se ajo ushtri do t’i mundte të paditurit, jo duke i vrarë, por duke i bërë të ditur. Në Kretë njerëzit janë të egër. Ata lindin dhe plaken duke menduar ditën kur do t’i hedhin turqit në det, pasi t’i kenë therur si bagëti. Ndërsa në Voskopojë ne mendonim se si do t’i mësonim myslimanët të jetonin si ne.” Fq. 403

“E di që ka shumë njerëz që thonë se, në qoftë se unë do kisha zgjedhur luftën para paqes, Voskopoja do shpëtonte. Nuk do pendohem derisa të vdes dhe sikur të kem njëqind jetë do bëj prapë të njëjtën gjë. Voskopoja nuk do shpëtonte siç nuk shpëton një libër që bie në fund të detit. Por turqit nuk janë një dimër i përjetshëm dhe ia vlen të durosh duke përsosur artin e të jetuarit në ishull. Kur ata të ikin ne do ta shkruajmë prapë librin që na humbi, por aty do të ketë edhe disa faqe për turqit që nuk do vdesin më kurrë në kujtesën tonë.”fq.

Mesazh i qartë për deislamizimin e shqiptarëve në të ardhmen e largët.

“Jo pa qëllim, mbi varrin e tij, ai kishte shkruar një datë që lidhej, si qielli me detin, me një datë tjetër. Po të mos ishin katër numrat mbi varrin anonim, lufta e Kretës nuk do kishte fillim, sepse nuk ka lindje pa një datë. Por po të mos ishin katër numrat mbi varrin e babait lufta nuk do kishte fund sepse nuk ka mbarim pa një datë. Midis atyre dy datave shtrihej Arianit Komneni. Ai kishte vdekur duke besuar se lufta me turqit do kishte një fund, siç kishte pasur një fillim. Fq. 406

Ndoshta shpresa e autorit, Blushit, koha kur do të marrë fund lufta me Islamin në këtë troje, fund i cili gjithsesi e ka një datë.

Fund

P.s. Këtë material e pata nisur së shkruari disa javë pas botimit të librit në 2008, por për shkak të angazhimeve të tjera e lashë mënjanë dhe e përfundova në Janar të 2013, me shtysën dhe kërkesën e një miku.


[1] Islami dhe Perëndimi fq. 67

[2]  Ibid. Fq.231.

[3]  Fq. 136. Nikoara Beldeçeanu, Historia e Perandorisë osmane, nën drejtimin e Robert Mantranit. Bot. Dituria 2004. Ndonëse autorja, si dhe autorë të tjerë, e vë theksin te interesi i përfitimit që vileshin nga taksat që u merreshin në një masë më të madhe jomyslimanëve dhe nuk përmendin faktin që vetë feja Islame e ndalon konvertimin me dhunë, siç edhe e kemi cituar.

[4] Aristidh Kolaj, “Arvanitët”, Athinë, 1985

[5] Teksti në fjalë gjendet në përmbledhjet e haditheve të imam Ahmedit në Musend dhe El-bejeheki Sunen el-kubra. Gjithashtu ai është trajtuar gjerësisht në veprën Ahkam Ehli dhimeh të Ibn Kajimit.

[6] Sanderson Beck Medieval Europe 6101300.

[7]

Published in: on 15 Qershor, 2013 at 8:14 am  Lini një Koment  

Amatorizmi i shëmtuar i Enver Robellit

Amatorizmi i shëmtuar i Enver Robellit

Shkruan: Justinian Topulli


Gazetari E.Robelli, që sipas të dhënave që ai jep në Facebook ka lindur dhe jeton larg dheut të tij shqiptar, çuditërisht që jo vetëm hiqet se i njeh mirë traditat islame shqiptare për shekuj me rrallë, por edhe njëherë ai rishfaqet si teolog kompetent i fesë islame!
Në dhjetor të 2008 Robelli bën një shkrim ku trajton çështjen e mbulimit të femrës në fenë islame, pothuajse me të njëjtën gjuhë dhe argumente që ai përdor në shkrimin e tij të fundit “Shamia e shpifur”. Dallimi kësaj here qëndron në faktin se ky gazetar është marrë më pak me këtë çështje dhe më shumë me çështjet e fantazive fobike, që zakonisht islamofobët shqiptarë, të trembur nga ripërtëritja e islamit në mesin e të rinjve shqiptarë, trajtojnë. Këtij shkrimi të Robellit iu dha përgjigje teologjike me një shkrim të detajuar, shkrim që u publikua në atë kohë në internet (shih http://www.mesazhi.org). Por, ka kaluar një vit e gjysmë dhe me sa duket Robelli ka mbetur akoma në nivelin e dijes së tij të mëparshme, rreth çështjes së shamisë islame, ose më keq akoma vazhdon t’i qëndrojë pozitave kokëforte të një të padituri. Kështu që të përsërisësh në thelb të njëjtat argumente edhe pas kaq kohësh edhe pse ato janë zhvlerësuar tërësisht, do të thotë që epiteti “i shpifur”, që Robelli përdor për shaminë e gjysheve dhe stërgjysheve të tij, t’i kthehet amatorizmit dhe teknikave manipuluese që ai përdor.

Robelli në shkrimin “Shamia e shpifur” thotë: “Tërnava dhe bashkëmendimtarët e tij, por edhe ata protestuesit me mjekra, nëse e kanë lexuar Kuranin pa syze ideologjike dhe nëse e kanë kuptuar, atëherë ndoshta e kanë të qartë se mbulimi i kokës dhe fytyrës së femrës myslimane nuk ka të bëjë asgjë me fenë islame. Nihilistët e traditës islame të shqiptarëve dhe militantët e vahabizmit synojnë të nxisin konflikt mes shtresave të shoqërisë kosovare dhe ta shndërrojnë Kosovën në një xhamahiri evropiane.”
Pak më poshtë ai thotë: “Kërkesa të tilla vijnë si pasojë e leximit ideologjik dhe politik të Kuranit dhe jo si interpretim i saktë i Librit të Shenjtë dhe i rrethanave të kohës.”

Nuk e di se kush mund të jetë më objektiv dhe i saktë dhe kush është ai që përdor syze ideologjike ndaj Kuranit: një teolog me mastër në dijet fetare si Tërnava (apo edhe mijëra hoxhallarë të tjerë), apo një gazetar diletant në çështjet e fesë, që jeton në Zagreb? Në fakt nga vetë shkrimi “i shpifur” i Robellit duket qartë se kush është njeriu i indoktrinuar me liberalizmin modern të kohës dhe subjektiv në interpretimin e fesë, e që për çudi është aq kontradiktor me vetveten sa që nuk e dallon se të fshihesh pas traditës islame shekullore shqiptare është një hedhje hi sysh akoma më e shpifur sesa amatorizmi që tregon në interpretimin e fesë islame. Meqë Robelli është një përdorues i internetit dhe meqë nuk jetuaka në truallin e origjinës së tij le të bëj një kërkim në web, për të parë sa e sa foto të vjetra të veshjeve tradicionale shqiptare, të cilat tregojnë sesi gratë muslimane e kanë pasur shaminë pjesë të trashëgimisë së tyre për shekuj me radhë. Kështu që tentativat për tu fshehur pas traditës islame shqiptare janë përçapje donkishoteske, për të manipuluar opinionin publik shqiptar musliman dhe për të shkaktuar një çarje mes asaj që ai e quan tinëzisht “traditë islame shqiptare” dhe asaj që ai e quan “traditë paraislamike” apo prurje vahabiste dhe interpretim politik i Islamit!
Gratë muslimane shqiptare për shekuj me radhë nuk e kanë ndarë shaminë nga koka, dhe nëse Robelli ngatërron periudhën e komunizmit titist dhe ateizmit enverist, si referencë të pashprehur të traditës islame shqiptare, për t’iu kundërvënë shamisë, atëherë me të vërtetë që amatorizmi i tij bëhet edhe më i shëmtuar.
Nëse i referohesh traditës katërmbëdhjetë shekullore të interpretimit të Islamit do të gjesh një unanimitet në pranimin e faktit se, shamia apo mbulimi i kokës dhe i trupit të gruas muslimane është pjesë e panegociueshme dhe e pandryshueshme e fesë islame. Dhe ky fakt është kaq i vërtetë sa vetëm një i verbër që nuk njeh dhe nuk lexon fare historinë mund ta interpretojë kërkesën për mbajtjen e shamisë si kërkesë e një “islami politik e vahabist”! Mirëpo kjo është një teknik tjetër tinëzare e Robellit, për të krijuar urrejtje dhe alarme false, në fakt ndaj vetë fesë islame që ka jetuar për shekuj mes shqiptarëve, me po të njëjtat simbole dhe veshje, të cilat sot disa islamofob shqiptar në emër të “integrimit evropian” duan t’ia mohojnë dhe privojnë.
Vini re lexues, se ne po flasim për mbulesën e kokës, dhe jo të fytyrës (perçen), sepse nuk duam të biem në grackën e fjalëve të këtij gazetari, i cili përmend mbulimin e fytyrës bashkë me mbulimin e kokës, dhe i refuzon të dyjave si pjesë e Islamit! Në fakt kjo është një lojë e tij për të goditur me dy gurë një zog të vetëm, shaminë e kokës, për të cilën edhe zhvillohet debati prej kaq kohësh në trojet shqiptare.

Robelli në artikullin “Shamia e shpifur” shkruan: “Në Kuran me asnjë fjalë nuk përmendet shprehimisht shamia apo obligimi për të mbuluar kokën. Në Suren 24 thuhet vetëm se femrat duhet t’i mbulojnë pjesët joshëse të trupit, konkretisht gjoksin. Aty po ashtu apelohet që pjesët joshëse gruaja duhet t’ia tregojë vetëm bashkëshortit. Kurani jep edhe një arsyetim pse femrat duhet t’i mbulojnë pjesët joshëse: “Kështu ato nuk ngacmohen”. Ky definim atëbotë, para gati 1500 vitesh, është bërë me qëllim që femrat të mbrohen nga ngacmimi dhe nga dhuna seksuale e meshkujve.”
Edhe pse këtyre pretendimeve të Robellit iu kemi dhënë përgjigje gjer e gjatë para më shumë se një viti, për publikun e paditur për to do të duhet t’i përsërisim disa prej tyre.
Ajo çka thuhet ekzaktësisht në suren 24:31 është kjo: “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre (trupore), përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre (trupore), përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!”
Fjala “mbulesat e tyre” është pikërisht fjala shami, të cilën Robelli e mohon se gjendet në Kuran. Vetë fjala arabe e përdorur në këtë ajet “khumur” do të thotë “mbulesë e kokës” prandaj në përkthimin e H.Nahit është vendosur në kllapa fjala “të kokës” ndërsa në atë të Sh. Ahmedit fjala “shami”, sepse pikërisht bëhet fjalë për shaminë e kokës. Padija e Robellit, por edhe e shumë të tjerëve si ai, qëndron në faktin se duke mos njohur arabishten, por edhe traditën islame si dhe kontekstin historik se çfarë kërkon ajeti në fjalë, pretendon se shamia e grave nuk është obliguar dhe as përmendur në Kuran! Po është e vërtetë se mbulimi i kokës nuk është kërkuar në Kuran drejtpërdrejtë, siç e duan disa, sepse kjo nuk ishte aspak e nevojshme, pasi gratë muslimane e mbanin shaminë dhe të kërkoje diçka të tillë do të thotë si tu kërkoje njerëzve që nuk rrinë lakuriq, të mos rrinin të tillë! Ndaj dhe ajeti, që përmend shamitë e kokës, kërkon në fakt diçka më tepër, kërkon mënyrën e mbajtjes së tyre, lëshimin e tyre mbi kraharor dhe jo mbrapa shpine siç bënin në atë kohë gratë. Pra Zoti në Kuran kërkon që gratë me shamitë e kokës të mbulojnë kraharorin e tyre, dhe tregon mënyrën se si duhej bërë ky mbulim, pikërisht me anë të shamive të kokës që ato mbanin. Problemi qëndron edhe në faktin se ka njerëz, si Robelli, që kujtojnë se gratë muslimane në atë kohë, në arabinë paraislame, rrinin më shumë të zhveshura sesa të veshura apo edhe pa shami në kokë, ndaj sipas tij duhej një ajet i veçantë për të ligjëruar mbajtjen e shamisë. Me që të tillë nuk paska, atëherë edhe shamia nuk është detyrim për gruan muslimane!
Robelli më sipër thotë: “Aty po ashtu apelohet që pjesët joshëse gruaja duhet t’ia tregojë vetëm bashkëshortit.”
Kushdo që e lexon ajetin që citova më sipër, të cilit ai i është referuar, dallon qartë se si Robelli manipulon tinëzisht me fjalën “joshëse”, duke krijuar përshtypjen se Kurani ka për qëllim mos zbulimin e atyre pjesëve intime të gruas, që vetëm burri mund t’i shohë! Në fakt siç duket qartë ajeti përmend edhe të tjerë veç burrit dhe tregon qartë se nuk bëhet fjalë për pjesët “joshëse”, të cilat mund t’i tregohen vetëm bashkëshortit, por për “stolitë” e gruas, pra bukuritë natyrore të saj, të cilat nuk i lejohet t’i shohin vetëm se ata që lejon ajeti në fjalë. Pra pikërisht ato pjesë të trupit (jo intime), si koka dhe flokët, qafa, krahët dhe kërcinjtë, të cilat nuk duhet të shfaqen kur gruaja gjendet në ambiente publike, në dallim me rastet që përmend ajeti, të cilat lejohen të ekspozohen.
Robellit dhe të tjerëve duhet tu ripohojmë se, normat kuranore apo ato islame, si shamia, nuk janë vënë për një kohë dhe një vend të caktuar dhe nuk janë pjesë e interpretimeve fetare që duhet t’i nënshtrohen kohës dhe vendit. Shamia apo mbulesa islame për femrën muslimane ka qenë përjetësisht pjesë e fesë, traditës dhe interpretimit shekullor të fesë islame, kudo dhe kurdo. Tentativat për të ironizuar për një periudhë gjoja tepër epsharake para islame dhe një aktualitet bashkëkohor të vetëpërmbajtur, jo vetëm që janë fyese për intelektin e një muslimani, por edhe tallje të turpshme që nuk i shkojnë një njeriu serioz.
Më pas Robelli përsëri me stilin e tij manipulues thotë: “Këtë ideologji disa vende arabe e luftojnë. Njëri prej teologëve më të njohur të Egjiptit Muhamed Saxhid Tantavi (1928-2010) kishte thënë se nikabi (shamia që mbulon fytyrën dhe kokën) nuk është simbol religjioz, por një traditë paraislamike.”
Robelli në paragrafin e fundit të shkrimit të tij vendos nëntitullin “Traditë paraislamike” dhe fillon të përmend perçen, apo mbulimin e fytyrës, ndërkohë që e ka nisur me shaminë! Çlidhje ka shamia dhe citimi i ish shehut të universitetit El-ez’her, të cilit ia ngatërron pjesërisht edhe emrin, me mbulimin e fytyrës? Manifestimi i mijëra muslimanëve në rrugët e Prishtinës nuk u bë për perçen dhe mbulimin e fytyrës, por për të drejtën që çdo vajzë muslimane ka për të mbajtur shaminë që mbulon kokën (jo fytyrën), dhe për tu mos u penguar nga arsimi publik pse ajo zbaton këtë detyrim fetar. Kështu që ndërfutja e një çështje të tillë me atë të shamisë është një tentativë tinëzare , për të ngatërruar lexuesin në mes shamisë dhe perçes dhe për të krijuar në sytë e publikut një mbështetje fiktive teologjike nga një teolog i njohur musliman. A thua se kritikat dhe opinionet e kreut të Ez’her-it për perçen përputhen me interpretimet që Robelli bën për shaminë! Ose ndryshe, Robelli kërkon të thotë se ne duhet që sot të luftojmë shaminë ashtu siç Tantaui ka kritikuar perçen, sepse për ne është e njëjta gjë. Me të tilla akrobaci Robelli në fakt, kërkon të fshehë amatorizmin e tij me të cilin ai e trajton këtë temë.
Dhe për të zhbërë njëherë e mirë këtë aludim abuziv që bën Robelli me këtë teolog islam, do të citoj fjalë për fjalë se, çfarë Muhamed Sejid Tantaui ka thënë duke komentuar ajetin, që keqinterpreton Enver Robelli. Tantaui thotë: “Fjala e Zotit: “Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre” tregon sesi duhen fshehur disa vende të stolive, pasi Ai ka ndaluar shfaqjen e tyre. Fjala el-khumur është shumësi i fjalës khimar, që do të thotë ajo me të cilën gruaja mbulon kokën, gushën dhe gjoksin e saj… Pra gratë besimtare duhet të mbulojnë kokën, gushën dhe kraharorin e tyre me shamitë e tyre, aq sa asgjë prej këtyre të mos të shihet nga njerëzit e huaj. Është thënë se gratë në kohën i injorancës paraislame i lëshonin shamitë e kokës pas koke dhe kështu zbulohej gusha, qafa dhe varëset e tyre, kështu që Allahu i Lartësuar i ndaloi besimtaret nga kjo gjë.” (Et-tefsir El-uesit, Muhamed Sejid Tantavi)

Dhe së fundi Enver Robelli e mbyll duke thënë: “Nëse Kosova synon të jetë pjesë e Evropës demokratike, atëherë ky vend duhet të shkëputet nga ideologët politikë të islamizmit beduin dhe të ruajë islamin e praktikuar në viset shqiptare me shekuj.”

Në fakt siç edhe pamë nga teknikat e tij manipuluese kjo shprehje e tij duhet lexuar kështu: Nëse Kosova synon të jetë pjesë e Evropës demokratike, unë mendoj se ky vend duhet të shkëputet nga trashëgimia islame, e rilindur sërish dhe duhet bërë çdo përpjekje për të identifikuar çdo rishfaqje të traditave islamike si projekte të ideologëve politikë të islamizmit beduin dhe të ruajmë kështu luftën për deislamizimin e viseve shqiptare, duke u hedhur hi syve shqiptarëve se ne po mbrojmë islamin shekullor shqiptar.
Nëse ky është qëllimi yt tregohu më i sinqertë me bashkëkombësit e tu, por nëse nuk e njeh fenë islame dhe historinë dhe traditën e saj mes shqiptarëve, atëherë tregohu më objektiv në njohjen e saj.

vere 2010

Published in: on 26 Shtator, 2010 at 3:23 pm  Lini një Koment  

Diletantizmi dhe konspiracioni anti-islamik i Enver Robellit

Diletantizmi dhe konspiracioni anti-islamik i Enver Robellit

Nga: J. Topulli

Detyra e një teologu apo e një hoxhe është ndër të tjera edhe mbrojtja e fesë, karshi keqinterpretimeve të qëllimshme ose jo, që i bëhen Islamit dhe normave të tij.
Ky detyrim bëhet edhe më i prehtë, kur interpretime të tilla vijnë nga njerëz që me vetëdije duan t’i imponojnë muslimanëve një tjetër Islam nga Islami burimor, nga Islami që ata kanë trashëguar që nga koha e Profetit e deri më sot. Një rast i tillë flagrant është edhe ky i Enver Robellit (Rrahja e një teologu Islam, Shekulli, 09 Dhjetor 2008) dhe orientalistit Schulze që ai e citon si referencë fetare Islame.

Para se t’i jap përgjigje disa nga broçkullave që ka thënë ky gazetar tendencioz dhe aspak objektiv, më duhet të pohoj se dija mbi të cilën Islami bazohet është Kur’ani dhe Tradita Profetike, por veç kësaj ekziston edhe një burim i tretë për të cilin është rënë dakord mes dijetarëve Islam dhe që është unanimiteti i dijetarëve të Islamit dhe që në fakt nuk është gjë tjetër vetëm se të interpretuarit dhe të kuptuarit unik i dy burimeve të mëparshëm. Nuk është vendi këtu tani të shtjellojmë me hollësi secilin nga këto burime dhe raportet që ato kanë mes tyre, pasi ka dije të veçanta Islame që e trajtojnë këtë, por duhet të them se për çdo teolog Islam këto burime janë mjaft të qarta dhe të njohura, mes tyre nuk përjashtohet as Dr. Hamiti.

Një fakt që të revolton së tepërmi, veçanërisht një teolog Islam, është mënyra sesi operohet me citatet Kur’anore, traditën e Islame dhe interpretimin e tyre. Trajtimi është kaq parcial, subjektiv dhe jashtë kontekstit, saqë nëse do t’i bëja ndonjë krahasim, do ta shëmbëlleja me një dritare që rri në hava dhe nuk mbështet askurrkund, as shtëpi ku ajo ndodhet dhe as mure që ta mbajnë! Ajo i ngjan më së shumti një vegimi mashtrues apo një shkarravine në rërën e bregut të detit, që nga çasti në çast dallgët do ta fshinë. Ndaj zotërinj u duhet të largoni “detin” nga rëra –nëse mundeni- që shkarravinat tuaja të jetojnë për njëfarë kohe në rërën e lagur!

Nëse një njeri do të pohonte se është i aftë të ndërtojë një pallat thjesht sepse ka lexuar disa faqe të një manuali ndërtimi apo se ai ka fantazi, askush nuk do t’ia vinte veshin dhe as nuk do ta çonte nëpër mend të pranonte se ky njeri gjithsesi është një inxhinier që i duhet dëgjuar fjala. Dijet Islame ashtu si çdo dije tjetër në këtë botë, duhet të trajtohen me objektivitet dhe nga njerëzit kompetent, pasi faktet që i përbëjnë këto dije janë me qindra apo edhe me mijëra dhe ndërthuren mes tyre nga një konfiguracion që formonë një strukturë solide dhe që një diletant është e pamundur ta shpërbëjë atë duke shkëputur disa elementë që ai i përzgjedh sipas hamendjes.

Nëse një njeri nuk është kompetent në një fushë të dijes i duhet të pyesë njerëzit kompetent të saj, që njihen dhe pranohen si të tillë dhe jo të kap çdo profesor apo doktor që i vjenë për hosh midesë së tij, edhe nëse këta profesorë japin mësim në universitetin e Bernës apo diku tjetër në perëndim. Po zaten siç i thonë një fjalë e urtë “në errësirën e natës edhe një gjarpër të duket shkop për dru zjarri” e jo më një bollë që mund të të duket si tra!

Robelli në shkrimin e tij thotë:

“Madje, profesor Hamiti, në një intervistë për gazetën “Java”, me të drejtë ka theksuar se është kundërshtar i atyre që po mundohen ta keqpërdorin shaminë dhe ta rendisin atë në listën e prioriteteve fetare Islame.”

Do të ishte mirë që ky gazetar ta citonte Dr. Hamitin në ligjëratë të drejtë dhe duke e ndarë qartazi nga pohimet e orientalistit zviceran, që lexuesi i cili nuk e ka lexuar këtë artikull, të mos krijoj përshtypjen se dy këta njerëz, njëri mysliman dhe tjetri jo, ndajnë të njëjtin mendim për një problem të tillë siç është problemi i shamisë për femrën myslimane. Megjithatë thjesht duke u nisur nga ky citim i cunguar më duhet të pohoj se vërtetë shamia nuk është nga shtyllat bazë të Islamit, dhe njerëzve më parë u kërkohet të njësojnë Zotin dhe të pranojnë Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të) si Profet, por ajo ama, sipas të gjitha burimeve Islame, është detyrim fetar (ose fard nga arabishtja) për femrën e rritur myslimane dhe këtë nuk besoj se mund ta mohojë as vetë Xhabir Hamiti, pasi do të ishte vërtetë diçka absurde.

Më pas gazetari Robelli bën një pohim të çuditshëm: “E vërteta është se shamia ka shumë pak të bëjë me traditën Islame.” Dhe këtë pohim kaq pompoz dhe me vetësigurinë që i karakterizon diletantët e çdo fushe e mbështet tek “Reinhard Schulze nga Instituti i Shkencave Islame dhe i Filologjisë Orientale në Universitetin e Bernës” profesor ky, i cili paska “theksuar në një referat se, shamia në traditën e Profetit nuk ka domethënie religjioze.”

Jetojmë në kohën e çudirave! O tempa! O mores!- do të bërtiste latini!

Sipas këtyre fjalëve, por edhe siç e shtjellon ai më poshtë, shamia na qenka thjesht një traditë e disa njerëzve apo popujve epshor, të cilët për të frenuar epshet e tyre karshi femrave kanë ligjëruar mbulimin e tyre! Dhe akoma më e habitshme është fakti se këta njerëz ia kanë atribuar fesë dhe Zotit një gjë të tillë! Sipas Schulze-it as vetë Profeti i Islamit nuk e paska urdhëruar këtë gjë si një urdhëresë religjioze! Nuk e di se në çfarë mënyre e argumenton ky njeri që urdhëresa e Profetit për mbulesën e femrës nuk paska domethënie religjioze? Dhe për më tepër si rezultat kjo traditë Profetike gabimisht na qenka bërë për shekuj me radhë pjesë e fesë Islame! Kësaj i thonë të tallesh me intelektin e mijëra e mijëra dijetarësh dhe miliarda myslimanësh, që kanë jetuar që nga koha e Profetit e deri më sot! A thua sikur Islami të ishte një fe e zhdukur, pa ndjekës dhe pa një traditë dhe trashëgimi të gjallë, të cilën papritmas na e zbuloi “arkeologu” Schulze nga Zvicra.

Më poshtë ai duke u argumentuar thotë:

“Në Kuran shkruan se besimtarët duhet t’i bartin “rrobat e devotshmërisë”. Kjo, sipas profesor Schulze, domethënë: “Besimtarët duhet t’i mbulojnë vendet e turpshme”. Tani mund të pyesim: A është koka pjesë e turpshme e trupit?”

Kaq e thjeshtë paska qenë dhe ne nuk e paskemi ditur? Dhe paskemi ngelur ne padije që diletanti i vogël të na mësojë me këtë arsyetim amator? Por çfarë thuhet në Kur’an? Pjesën e ajetit që ai citon është pjesë nga ajeti 26 i sures së shtatë të Kur’anit ku thuhet:

“O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri.”

Këtu duket qartë se ajeti u drejtohet të gjithë njerëzve, madje nëse do të lexojmë edhe ajetet e mëparshme do ta kuptojmë këtë akoma më mirë se për kë bëhet fjalë. Shikoni me vëmendje sesi ajeti bashkon në një normë të vetme dy veshje, atë fizike dhe atë morale, duke mos përjashtuar as njërën dhe as tjetrën. Fakti që veshja e moralit, e devotshmërisë, është më e mira nuk ka vend për diskutim, pasi është ajo që e shtyn njeriun të mbart edhe rrobën fizike. Në jetë, por edhe në Islam njeriu nuk mund të pranojë pretendime apo besime të cilat nuk shoqërohen me vepra. Pa dyshim që thelbi që në këtë rast është devotshmëria, është ajo që kërkohet, por petku i devotshmërisë nuk mund të qëndroj në ajër pa petkun e praktikës religjioze, pse është një lloj si të thuash se njerëzit në këtë botë mund të jetojnë si shpirtra pa trup. Fjala arabe që përkthehet si devotshmëri në këtë ajet është fjala takua që literalisht në shqip do të thotë të vendosësh diçka në mes teje dhe diçkaje tjetër për tu mbrojtur.[1] Fetarisht takua (devotshmëria) përfshin të gjitha obligimet fetare që njeriu duhet të kryejë për tu mbrojtur nga ndëshkimi i Zotit. Ndaj kjo lloj devotshmërie fetare Islame nuk ka të bëjë thjesht me mbulimin e vendeve të turpshme siç thotë Schulze, por është një kompleks veprimesh me karakter thellësisht religjioz, ndër to edhe mbulesa, para se ato të jenë një normë sociale. Në ajetet që vinë më poshtë thuhet:

“27. O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për t’u dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre që nuk besojnë. 28. Kur ata bëjnë një vepër të shëmtuar, thonë: “Ne i kemi gjetur prindërit tanë që i bënin, por edhe Allahu na ka urdhëruar kështu”. Thuaj: “Allahu nuk urdhëron të bëhen vepra të pahijshme! Përse thoni për Allahun atë që nuk e dini?”

Në librat e traditës Islame dhe në veçanti në komentet e shumta të Kur’anit tregohet se arabët e para Islamit, një pjesë e tyre, i kryenin ritet e vizitës së Qabesë të zhveshur, lakuriq pa asnjë rrobë në trup, për shkak të një risie që kishte shpikur fisi Kurejsh, që kishte nën kujdes Shtëpinë e Shenjtë, sipas së cilës askush veç tyre nuk mund të vizitonte Qabenë me rrobat e tij! Ai ose duhet ta kryente ritin lakuriq ose duhet t’ua merrte hua rroba këtyre njerëzve ose duhet të përdorte rroba të reja të cilat më pas i duhej t’i flakte dhe askush të mos i përdorte më.[2] Ajetet e mësipërme kanë ardhur për të kritikuar pikërisht këtë praktikë të shëmtuar të cilën ata ia atribuonin paraardhësve të tyre dhe madje vetë Zotit. Ndërkohë vetë Zoti ua hedh poshtë këtë pretendim duke u thënë se Ai nuk urdhëron gjëra të shëmtuara. Ndaj ajetet ndonëse u drejtohen të gjithë njerëzve ato u drejtohen në veçanti jomyslimanëve, pasi muslimanët nuk pajtoheshin me këta njerëz në pikat më themelore të besimit dhe jo më me një praktikë të tillë të shëmtuar, e cila për asnjë çast të vetëm nuk ka qenë e lejuar për besimtarët muslimanë dhe as nuk është praktikuar prej tyre. Ndërkohë fjala “vendet e turpshme” në gjuhën arabe e përdorur këtu dy herë, është seuatikum që nënkupton në mënyrë eksplicite organin gjenital dhe vithet. Nga këtu kuptojmë sesa nonsens del pyetja: “A është koka pjesë e turpshme e trupit?”

Në këto ajete nuk flitet për normën e mbulimit të gruas, por kritikohet një praktikë pagane e lakuriqësisë dhe ku minimalja e mbulimit të trupit, qofshin këta njerëz gra apo burra është të mbulojnë pjesët më intime të tyre dhe të mos bien preh e nxitjeve djallëzore për t’u zhveshur, nxitje e cila synon t’i dërgojë deri në ekstremin maksimum të lakuriqësisë. Natyrisht që është mungesa e frikës ndaj Zotit ajo që i shtynte njerëz të vepronin kështu. Për këtë ata kanë nevojë që t’u kujtohet se ruajtja nga ndëshkimi i Zotit me takua-në, e përkthyer shqip si devotshmëri, është më mira. Ndaj dhe ligjërimi triumfalist i gazetarit që bën një pyetje të tillë pakuptim, dhe që gëzohet se ka gjetur disa argumenteve të pakundërshtueshme, i ngjan asaj shprehjes popullore “tralala zura një galë”! Ndaj do t’i thoshim këtij gazetari “ndalu beg se ka hendek”! Në këtë hendek të tillë thyejnë qafën këta gazetarë “gjitholog”, që marrin përsipër të bëjnë edhe teologun dhe hoxhën! Mirëpo këtë hendek, këtyre dhe frymëzuesve të tyre, duhet t’ua tregojnë në radhë të parë ata teolog, emrat e të cilëve përdoren si mbulesë për të infiltruar ide të tilla në mesin e njerëzve, paçka se hiqen si dashamirës ndaj tyre.

Ai vazhdon e thotë:

“Në Librin e Shenjtë, po ashtu thuhet se femrat duhet të bartin një lloj shalli apo mbulese mbi gjoksin e tyre, me fjalë të tjera: nuk mund të ecin me gjinj përjashta.”

Ndërkohë gazetari nuk na përmend se ku e mbështet orientalisti jomysliman këtë që thotë. Ndërkohë që në Kur’an asnjë gjë të tillë nuk ka, as edhe në një varg të tij!

Ajo mbi të cilën aludon ky njeri është pjesë e ajetit 31 të Sures En-nur, i cili është përkthyer kështu nga Hasan Nahi: “Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës).”[3] Ngjashëm me këtë e ka përkthyer edhe Sherif Ahmeti. Fjala në arabisht e përdorur në këtë rast është khumurihine shumësi i fjalës khimar që do të thotë mbulesë koke.[4] Ndërsa fjala që është përkthyer si kraharor në arabisht është xhujubihine shumësi i fjalës xhejb që në shqip do të thotë xhep, qoftë kjo për hapjen e rrobës ku futet koka si dhe për xhepin ku mbajmë sende personale. Tani çoni nëpër mend një veshje pa mëngë, që ka tre të çara, një tek koka dhe dy tek krahët, të tria këto të çara në gjuhën arabe quhen xhejb-e.[5] Pra ajeti do të thotë le të mbulojnë me mbulesat e kokës vendet e xhejb-eve dhe që këtë rast i bie të mbulojnë gushën dhe vendet e sqetullave, sepse pikërisht këto janë vendet e trupit ku ndodhen xhejbe-t. Nga përkthyesit shqiptarë është parë më e përshtatshme që kuptimin e këtyre vendeve e zëvendëson fjala kraharor, sepse praktikisht një gjë të këtillë kërkohet nga ajeti në fjalë. Për ta pasur më të qartë i kthehemi traditës Islame dhe do të shohim se ajeti nuk flet drejtpërdrejtë për mbulimin e kokës, pasi muslimanet e mbulonin kokën, por ato i lëshonin shamitë pas shpine dhe kështu mbeteshin të zbuluara disa pjesë për të cilat Zoti i urdhëroi që t’i mbulonin në këtë mënyrë, duke lëshuar shaminë nga përpara, pra mbi kraharor.[6] Pra që këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë shall apo mbulesë tjetër, por për shami koke. Kush nuk beson në saktësinë e fjalëve që po them dhe më konsideron manipulator, unë e sfidoj të më paraqes argumentet që vërtetojnë se unë po gënjej.

Po veç kësaj a është logjike që Zoti t’i urdhëroj gratë besimtare se: “nuk mund të ecin me gjinj përjashta” siç thotë orientalisti zviceran? Sipas tij po! Dhe këtë ai e mbështet me këtë arsyetim:

“Ky rregull i veshjes dallon nga periudha paraIslame, kur femrat bartnin pak rrobe. Sipas profesor Schulze, në ilustrimet e para nga shekulli i 10-të, valltaret e Profetit Muhamed shihen gjysmë lakuriq.”

Sipas këtij jomyslimani fakti se gratë në kohën paraIslame në Arabi lëvizkan lirshëm madje edhe vallzokan në sy të Profetit gjysmë lakuriq, u vërtetuaka nga tablotë e shekullit të 10-të që e tregojnë këtë?

Edhe njëherë latini do të kishte ulëritur tashmë: O tempa! O mores!

Dhe të mos harrojmë që artikullshkruesi e cilëson këtë njeri si profesor Schulze. Këtë injorancë skandaloze që shfaq ky i ashtuquajtur profesor i vjen për hosh dhe i duket argument edhe gazetarit shqiptar, që është më i paditur se frymëzuesi i tij. Së paku këtë të mos e kishe përmendur, pasi “argumentet” e mëparshme i kam lexuar edhe nga pseudostudiues të tjerë të sotëm, ndërsa me këtë “argument par exellence” e vulos më së miri injorancën e tij ndaj së vërtetës, madje një “argument” i tillë, saqë edhe një fëmije mysliman do t’i vijë për të qeshur kur ta dëgjoj, më shtyn të mendoj se përçmimi i intelektit të muslimanëve nga këta njerëzve, ka mbërritur deri në këtë pikë, saqë të tallen deri në këtë fare feje.

Ndonëse ky palo argument nuk ia vlen të merresh me të, i duhet kujtuar së paku gazetarit që e citoi, se pikturat halucinative të jomyslimanëve, që bëhen tre shekuj mbas vdekjes së Profetit të Islamit, bëni mirë që as fëmijëve tuaj të mos ua tregoni si përralla… e jo më të na i paraqisni si fakte akademike.

Nuk e di se çfarë e shtyri këtë gazetar që mbrojtjen që ai i bën rrahjes së një teologu Islam, ta përziejë me idetë e një orientalisti jomysliman. A mos vallë me këtë ai kërkon të aludoj se ky është edhe opinioni i vetë Xhabir Hamitit? Ky shkrim këtë përshtypje të lë! Ndaj është në nderin dhe në përgjegjësinë e këtij teologu, që t’i sqarojë këtij artikullshkruesi, sesi qëndron e vërteta e shamisë së gruas në Islam me argumentet teologjike Islame, disa prej të cilave unë përmbledhtazi i shtjellova edhe këtu. Dhe të mos lejojë që emri të tij të përdoret për të promovuar një Islam që nuk i përket asnjë tradite të asnjë populli mysliman në botë.

Pretendimet e Robellit se shaminë e propagandojnë vetëm “njerëzit me mjekra”, të cilët sipas tij vetëm veten e tyre e konsideruakan si muslimanë të vërtetë, është një thikë me dy presa me të cilën ai kërkon të hap një të çarë në mesin e muslimanëve të thjeshtë, teologëve tradicional shqiptarë dhe atyre që ai i identifikohen si ekstremistë. Kjo në njërën anë, ndërsa në anën tjetër duke i paraqitur këto detyrime fetare siç është shamia, vetëm si pjesë e propagandës së këtyre ekstremistëve, ai kërkon t’u japë indirekt si mesazh njerëzve, urrejtjen dhe mospranimin e këtyre praktikave Islame. Nuk më habit një fakt i këtillë, pasi ka vite që në qarqet islamofobe perëndimore qarkullojnë teza të tilla dhe studime si ai i Sheri Bernard, që për të ndërtuar një Islam siç u pëlqen atyre, duhet të mos lejohet bashkimi në mes atyre që ajo i quan tradicionalistë me ata që ajo i quan fundamentalistë, konspiracion që mesa duket paska mbërritur edhe në veshët e islamofobëve shqiptarë.
Dhjetor 2008

———————————————————————–

J. Topulli eshte teolog i diplomuar në të njëjtin universitet ku është diplomuar edhe Xhabir Hamiti. ·

[1] Mekajis el-Luga 6/99.

[2] Komenti i Kuranit nga Ibn Kethiri, Tabariu etj.

[3] Botimi i A.I.I.T.C-së.

[4] Muxhem el-Uesit, Lisanul Arab, …etj.

[5] Ibid.

[6] Komenti i Kur’anit nga Ibn Kethiri, Komenti i Eth-thalebiut,..etj në shqip mund ta ndeshni tek “Mbulesa e gruas myslimane” e Muhamed Nasirudin Albanit.

Published in: on 26 Shtator, 2010 at 3:21 pm  Lini një Koment  

Përgjigje ndaj shpifografisë teologjike të islamofobit K. Myftaraj

Përgjigje ndaj shpifografisë teologjike të islamofobit K. Myftaraj

Nuk është aspak e denjë, për një njeri që ka nivelin minimal të një formimi kulturor serioz, të merret me një njeri që hedh kaspolla, që u shëmbëllejnë përçartjeve të njerëzve të pushtuar nga halucinacionet. Mllefi dhe urrejtja patologjike që Kastriot Myftaraj ka ndaj Islamit dhe myslimanëve duket se ka marrë të tilla përmasa te ky njeri sa ta shtyj atë të kaloj çdo cak të etikës minimale akademike dhe të mirësjelljes ndaj komunitet më të madh fetar në mesin e shqiptarëve dhe ndaj fesë së tyre. Ndaj unë nuk do merrem me të si njeri dhe vrerin e tij ksenofob, antimusliman dhe antishqiptar që ai vjell paturpësisht ndaj bashkëkombësve të tij, por vetëm për hatër të një publiku që e lexon këtë njeri dhe dezinformohet nga gënjeshtrat që ai ka shkruar, e ndjeva për detyrë si teolog që ti jap përgjigje në mënyrë të përmbledhur gozhdëve të ndryshkura që ai dështon të ngul në adresë të fesë islame me paçavuret e tij të njëpasnjëshme.

Këtu do të merrem vetëm me pretendimet absurde të shkrimit të tij të 26 Majit 2010 në gazetën “Sot” karshi fesë islame dhe jo edhe histerisë së tij të përçartë që ka shfaqur gjithë këto ditë në shtyp.

Së pari, para se t’ia nis duhet të bëjë me dijes se K. Myftaraj nuk është një teolog, as një filozof dhe as një studiues i feve, por vetëm një amator i keq që në shumë prej shkrimeve të tij të fushave ku ai shkruan nuk tregon kriteret minimale të objektiviteti dhe referimit. Këtë gjë ai ka bërë edhe me shpifjet e tij ndaj Islamit dhe Profetit të tij duke mos treguar as një referencë të vetme për çfarë ai përrallis. Kjo sepse ato as nuk kanë asnjë vlerë akademike dhe as nuk përbëjnë referencë për ne si muslimanë dhe për ata njerëz që kërkojnë të vërtetën në mënyrë objektive, siç do ta bëjmë të qartë më poshtë. Por nëse Myftarjt i duket vetja si referencë atëherë kjo provon edhe më shumë faktin se ky njeri është një i sëmurë patologjik, që para se të denoncohet në prokurori për veprat penale që ai konsumon me kalemin e tij të ndryshkur, duhet çuar në spital si një i sëmurë psikik.

Myftaraj shprehet: “Guri i zi është objekti më i shenjtë i fesë islame.”

Këtu më duhet të bëj një pohim, vetëm një herë, pa qenë nevoja ta ripërsëris më pas se, të gjitha broçkullat që ka përrallisur Myftaraj në këtë shkrim paçavure është në gjendje tu japë përgjigje edhe besimtari më i thjeshtë musliman, që ka një kulturë minimale njohje të fesë së tij dhe se shumicën e gjërave që ai ka pohuar janë gënjeshtra të pastra të marra nga burime që nuk gëzojnë asnjë vërtetësi dhe respekt minimal akademik dhe shkencor.

Atëherë, Guri i zi, nuk ka qenë, nuk është dhe as ka për të qenë ndonjëherë objekti më shenjtë në fenë islame. Muslimanët asnjëherë nuk kanë adhuruar as gurin e zi dhe as Qabenë (arabisht el-kaba). Në Islam nuk ka objekte të një shenjtërie mistike siç ka në fe të tjera, Islami është një fe tërësisht monotesite, deri në detajet më të imta të saj, ndaj dhe asnjë objekt material dhe as një qenie tjetër veç Zotit nuk meriton absolutisht shenjtërinë e adhurimit, por vetëm shenjë respekti në varësi të rëndësisë që vetë Zoti i ka caktuar. Kështu që për ne si musliman Libri i Zotit, Kurani, i shkruar në çfarëdo objekti është shumë më “i shenjtë” sesa guri i zi dhe sesa vetë Qabeja dhe jo vetëm kaq, por për fenë islame një besimtar i vetëm, jeta, nderi dhe pasuria e tij janë më të shenjta sesa guri i zi dhe vendi ku është vendosur ai. Guri i zi i vendosur në këndin jugor të ndërtesës kubike të Qabesë shërben thjesht vetëm si shenjë dallimi nga ku fillon një nga ritet e adhurimit të Zotit që në Islam quhet tavaf. Vetë ndërtesa e Qabesë shërben si pikë drejtimi gjeografik për muslimanët e gjithë botës kur ata i falen Zotit, si dhe ajo është pjesë e një adhurimi të madh në islam që quhet Haxh, apo ndryshe pelegrinazhi islam. Përveç këtyre gjërave as Qabeja dhe as Guri i zi nuk kanë asnjë funksion apo shenjtëri tjetër. Literatura më e thjeshtë islame, që mund të gjej çdokush edhe falas e shpjegon këtë gjë, kështu siç e përmenda, ndaj deformimet e Myftarajt mbajnë vetëm vulën e injorancës së qëllimshme.

Myftaraj thotë: “Tempulli Kaaba dhe vetë Guri i zi i përkasin një kulti politeist (pagan) arab dhe mbaheshin si vend i shenjtë, përkatësisht objekt i shenjtë, që shumë kohë para Muhametit.”

Tempulli i Qabesë dhe Guri i zi i përkasin kohës së Profeti Ibrahim (Abraham) dhe djalit të tij Ismailit dhe është tempulli i parë i ndërtuar për adhurimin e një Zoti të vetëm. Vetëm rreth dy shekuj (apo katër sipas një mendimi) para Profetit –të padyshimtë- Muhamed ky objekt u mbush me idhuj të ardhur nga popujt e tjerë, të cilët arabët i adoptuan si perëndi nga ata që i morën, si ndërmjetës në mes tyre dhe Allahut, Zotit dhe krijuesit të vetëm.

Myftaraj thotë: “Në kohën kur arabët qenë paganë, ata e adhuronin Gurin e zi si një objekt të shenjtë dhe mendonin se ai ndrynte imazhin e 360 zotave (meshkuj dhe femra).”

Këto janë sajesat e burimeve që Myftaraj qëllimisht nuk i citon. Arabët në tempullin e Qabesë, një tempull monoteist ky, kishin sjell idhuj, para se ata të thyheshin, thërrime-thërrime, nga ardhja e Islamit, por guri i zi nuk është aspak e vërtetë se ndrynte imazhin e këtyre 360 idhujve të importuara nga kulturat pagane. Këto janë broçkulla.

Myftaraj thotë: “Në fakt Guri i zi ishte një meteor i rëndomtë.”

Është e çuditshme se si ky njeri citon në mënyrë të verbër ca të ashtuquajtur orientalist të cilët me aludimet e tyre duke dashur të mohojnë origjinën e epërme qiellore të këtij guri e kanë zbritur atë në nivelin e një meteori. Megjithatë të bën çudi pse nuk thonë se është një gur sido, sepse lind pyetja si e vërtetuan ata që është meteor? Nëse ata dhe shpifografi në fjalë, me të cilin po merremi, besojnë se guri i zi është meteor, pa asnjë lloj fakti dhe reference, atëherë kjo do të thotë se duan apo nuk duan ata pranojnë referencat islame, të cilat thonë se ai erdhi nga Parajsa, por për ta kjo e fundit sipas aludimeve të tyre është e pavërtetë, por gjithsesi për ta ai ngelet me origjinë e tij qiellore. Domosdo sytë e tyre të hamendjes para atyre të ballit nuk mund të shohin përtej reve apo mjegullnajave që u kanë zënë sytë e ballit dhe të shpirtit.

Më pas Myftaraj shprehet se Profeti –i padyshimtë- Muhamed e ndaloj idhujtarinë me fjalë, por jo me vepra duke futur në këtë fe pjesë të paganizmit arab, siç qe guri i zi dhe Qabeja!

Nëse tregon diçka kjo tregon sesa injorant është i ashtuquajturi gazetar, ky palo juristi i “plepave 94”, sa që fesë më monoteiste në botë t’i shpif elementë të idhujtarisë, ndaj të cilave nuk ka fe në historinë njerëzore të ketë luftuar si ajo.

Monoteizmi i Islamit është aq i thellë dhe i imët, sa mjafton të përmend disa fakte që i di shumëkush, mes tyre edhe i ashtuquajturi gazetar shpifograf, për të zhbërë gjithçka që ai sajon.

Së pari, në Islam Zoti është një, unik, i përhershëm, trashendent, i përjetshëm, pa fillim dhe mbarim, nuk është trini, dhe as më shumë e as më pak, por vetëm njësh absolut. Në suren e 112 të Kuranit thuhet: “Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”

Së dyti, në fenë islame nuk lejohen absolutisht ndërmjetësit në adhurim, në lutje dhe në çdo formë tjetër me të cilën njerëzit kërkojnë të afrohen te Zoti, kushdo qofshin këta, engjëj apo Profet, në mënyrë absolute këtu nuk bëhet asnjë përjashtim. Çdo akt i tillë që cenon këtë gjë pak apo shumë në Islam konsiderohet idhujtari dhe mëkat i pafalshëm. (shih Kurani 4:48, 148)

Së treti, feja islame si masë preventive ndaj idhujtarisë ndalon edhe çdo veprim apo objekt që me kalimin e kohës shpie drejt forma të idhujtarisë, apo që në vetvete sipas këndvështrimit islam përmban elemente të idhujtarisë. Si për shembull në islam nuk lejohet lavdërimet e tepruara ndaj Profetëve dhe çdo krijese tjetër ashtu siç nuk lejohen as pikturimi apo gdhendja e krijesave frymore, pasi në islam ato shihen si një lloj rivaliteti virtual ndaj Krijuesit të vetëm. Është e tepër të them se në Islam nuk lejohen dhe nuk ka asnjë objekt lëndor që të simbolizoj Zotin, qoftë edhe për së largu apo tërthorazi, siç ka në fe të tjera.

Duke u nisur nga të gjitha këto, që thamë dhe lamë pa thënë, doktrina islame shpesh quhet me emrin Teuhid (njësim i Zotit), për shkak se e gjithë kjo doktrinë mbështet mbi monoteizmin. Dëshmi kjo që i gërric veshin në arabisht pesë herë në ditë të ashtuquajturit gazetar K. Myftaraj.

Më pas i ashtuquajturi gazetar për të hedhur poshtë besimin islam të origjinës së Qabesë dhe gurit të zi dhe lidhjes së tyre me Profetin Ibrahim, merr si referencë Biblën, se çfarë thuhet dhe nuk thuhet në të për këtë gjë! Duhet t’i sqarojmë atij dhe të tjerëve, se ne si musliman besojmë se Profetët që përmenden në Bibël dhe ajo vetë si Libër ka burim dhe orgjinë hyjnore, nga vetë Zoti. Por, për asnjë çast dhe asnjë moment muslimani nuk e bazon fenë dhe besimin e tij, në këtë Libër, por vetëm te Kurani dhe Profeti i vërtetë Muhamed. Burimi i vetëm i cili ne na shtyn dhe mbi të cilin ne mbështesim bindjes tonë në origjinën qiellore të Biblës si dhe formën sesi ne e besojmë këtë gjë, është vetëm Kurani dhe Profeti i vërtetë i Zotit Muhamed. Nëse burimi ynë nuk do ta njihte Biblën si Libër me orgjinë hyjnore, as ne nuk do ta njihnim si të tillë, për ne i parë dhe i fundit është shpallja hyjnore që erdhi Profetit Muhamed. Ndërsa trashëgimia e sotme e shkrimeve të shenjta judeo-kristiane për ne shërben thjesht si referencë e diskutimeve ndërfetare.

Myftaraj thotë: “Arabët mund ta pranonin një fe të re më lehtë në rast se ajo integronte kultet e mëparshme idhujtare. Ky qe sekreti i suksesit të Muhametit.
Muhameti tregoi një fantazi të madhe për të integruar ritualet idhujtare në fenë e re, që supozohet të ishte kundër idhujtarisë, në mënyrë që arabët idhujtarë të pranonin fenë e re”

Në fakt suksesi që arriti Profeti i vërtetë Muhamed ishte plotësisht e kundërta e asaj që thotë ky njeri pa referenca. Për trembëdhjetë vjet në Mekë Profeti nuk pranoi të bënte asnjë kompromis me idhujtarinë dhe elitën e saj mbështetëse, dhe pikërisht për këtë edhe u persekutua, u përndoq dhe vuajti bashkë me muslimanët e parë. Ky është një fakt historik kaq i vërtetë sa që gjendet jo vetëm në të gjitha burimet islame dhe çdo kush mund t’i lexoj, por edhe në çdo burim tjetër serioz që u përket jomyslimanëve dhe që flasin për fenë islame. Ky njeri, ndaj të cilit Kastritoti duhet të pastroj gojën dhe penën e tij shpifarake, ishte ai që shkatërroi me forcën e arsyes, argumentit, dhe të dorës gjithë trashëgiminë pagane, idhujtare, politeiste arabe dhe la për ta vetëm trashëgiminë Abrahamike të adhurimit të një Zoti të vetëm.

Muftaraj thotë: “Pas pelegrinazhit në Kaaba arabët idhujtarë e kishin zakon që t’ i bënin një lutje të veçantë zotit Hubal, i cili ishte kryezoti në panteonin prej 360 zotash, dhe paraqitej në trajtën e Hënës (trupit qiellor).”

Edhe njëherë këtu Myftaraj tregon injorancën e tij të qëllimshme duke perifrazuar nga burime aspak serioze. Hubeli ishte idhulli i parë që u fut në Mekë dhe sipas burime islame, dhe të vetme, ishte statuja më e madhe, por jo kryezoti siç thotë Myftaraj. Arabët nuk kishin idhull kryezot, mekasit idhullin Hubel e kishin idhullin e tyre, ashtu si fise të tjera arabe kishin idhujt mbrojtës të tyre. Hubeli nuk ishte në trajtën e Hënës, por në pamjen e njeriut dhe ku dorën e djathtë e kishte të thyer dhe idhujtarët e Mekës ia kishin bërë prej floriri. Në Mekë atë e solli kreu i një fisi arab, Amr bin Luhej,

Myftaraj thotë: “Adhurimi i Hënës është i kuptueshëm në popujt e shkretëtirës se Hëna ndriçon me freski, ndërsa Dielli ndriçon duke sjellë edhe një vapë mbytëse në shkretëtirë.”

Jo, adhurimi i hënës nuk është aspak i kuptueshëm për popujt e shkretëtirës, madje adhurimi i saj nuk ka qenë aspak dominant mes arabëve, siç do ta përmendim më poshtë. Ndërsa fantazitë e freskisë së dritës së Hënës, natyrisht që mund të jenë shijet e Kastriotit që nuk e ka idenë seç shije dhe kulturë kanë njerëzit që jetojnë në shkretëtirë.

Myftaraj thotë: “Në të vërtetë tempulli i Kaaba i qe kushtuar Hubalit, Kryezotit-Hënë.”

Nuk e di se ku e gjen këtë siguri ky njeri të thotë se Qabeja i ishte kushtuar Hubelit, apo se ai ishte kryezot, ndërkohë që ajo ishte ndërtuar shekuj para se të hynte statuja e Hubelit në të?! Vetëm se mendësia e një të verbëri që thotë kështu është siç them unë “edhe nëse fluturon…”!

Myftaraj thotë: “Muhameti e ruajti simbolin e hënës, duke e bërë gjysmëhënën simbolin e shenjtë të Islamit, i cili gjendet në kulmin e çdo xhamie.”

Simboli i hënës nuk është aspak simbol i Islamit. Ky simbol me një kuptim të tillë ka hyrë shumë vonë dhe vetëm tek një pjesë e muslimanëve, dhe kjo për shkak të injorancës. Të parët që e kanë përdorur gjysmë hënën si simbol shtetëror dhe jo fetar, kanë qenë turqit selxhukë, prej tyre më pas e morën turqit osmanë dhe prej tyre më pas e morën edhe të tjerët. Ndërsa fakti se një pjesë e xhamive (dhe jo të gjitha siç thotë Myftaraj) kanë në kulmet e tyre nga një gjysmë hënë, është tregues në fakt i paditurisë së njerëzve që i kanë vendosur ato, duke kujtuar se Islami ka simbole të tilla siç kanë edhe fetë e tjera, me të cilat ata kulmojnë vendet e tyre të adhurimit.

Me hënën Islamin nuk lidh as më shumë dhe as më pak seç i lidh popujt e tjerë të botës. Hëna është vetëm objekt me të cilën përcaktohet kalendari dhe matet koha, ashtu siç është edhe dielli. Nëse kalendari hënor islam qenka tregues se muslimanët adhurojnë hënën atëherë sipas kësaj edhe ata që përdorin kalendarin diellor do të thotë se adhurojnë diellin! Zoti thotë në Kuran (41:37): “Ndër shenjat e Tij janë nata dhe dita, si dhe Dielli dhe Hëna. Mos iu përkulni as Diellit, as Hënës, por, nëse jeni adhurues të Atij, përkuluni Allahut i Cili i ka krijuar ato!”

Myftaraj thotë: “Kështu, Muhameti i dha Allahut tiparet e Hubalit, madje duke ruajtur edhe lutjen përfundimtare për këtë në fund të pelegrinazhit (haxh). Për arabët Allahu ishte Hubali.”

E për çudi sesi megjithëkëtë asnjë gjurmë e Hubelit nuk ka mbetur deri më sot, por Profeti i vërtetë i Zotit e bëri atë pluhur e hi me të hyrë në Mekë si ngadhënjimtarë, mu përpara syve të atyre qindra njerëzve që e kishin adhuruar hubelin, pa u trembur, pa hezituar dhe pa iu dridhur aspak dora. Këto përrallat e zotit hënë dhe se Allahu ishte hubeli, janë ca dokrra të përhapura nga disa misionarë protestantë si Robert Morey e më pas Timothy Dunkin etj. Këtë hipotezë absurde fillimisht duket se e ka hedhur orientalisti gjerman Julius Wellhausen (1844-1918), i cili supozonte se Hubeli ishte emri i Allahut! Ndërsa farën e absurditetit të parë nga ku më pas Morey nxori se Allahu është zoti hënë e ka hedhur danezi Ditlef Nielsen, cili i ndau perënditë pagane semite në një treshe të tillë: Ati-hënë (mashkullore në arabisht etj), Dielli-mëmë (femërore në arabisht…etj) dhe biri Venus.

Në vitin 1991 Robert Morey, një polemist protestant, çuditërisht i dha kësaj hipoteze një tjetër dimension duke dalë me disa pamflete që më pas morën dhen, se Allahu qenka zoti hënë, besim ky i trashëguar nga idhujtaria arabe!

Para se të përmend disa studiues të huaj, jomysliman që hedhin poshtë këto broçkulla dua ti kujtoj Myftarajt dhe të gjithë atyre që na lexojnë se të krishterët dhe çifutët arab e quajnë Zotin me të njëjtin emër siç e quajnë Atë edhe muslimanët, pra me emrin Allah. Rrënja e këtij emri ilah (hyj, zot) ka ngjashmëri gati identike me gjuhën tjetër semite, simotrën e arabishtes, hebraishten e cila për emrin zot përdor flalën el dhe il, si p.sh mjafton këtu tu kujtomë fjalët që i atribuohen Jezuzit të ketë thënë në kryq: Eli Eli…. apo Elohim Elohim… (Zoti im Zoti im…). Kështu që nëse hebreu Abraham adhuronte hënën si zot atëherë edhe të tria fetë Judaizmi, Krishtërimi dhe Islami adhuruakan Hënën! A do të guxonte Myftaraj t’i quante edhe këto fe të tjera si shpikje pagane, njëra nga Moisiu dhe tjera nga Jezusi?!

Pikëpamjet e mësipërme janë hedhur poshtë edhe nga studiues perëndimore që shpesh janë edhe tendencioz me Islamin, por gjithsesi këto hipoteza duket se kanë qenë kaq iluzionare saqë ka qenë tërësisht e pamundur të gëlltiteshin prej tyre. Kështu që para një shekulli orientalisti Margoliouth e quajti tezën e lidhjes në mes Hubelit dhe Allahut vetëm se një hipotezë. Qëndrim mosaprovues ndaj kësaj broçkulle mbajnë edhe studiues si Hayward R. Alker, F. E. Peters dhe G. E. von Grunebaum. Ndërsa R. Brown shprehet: “Në fakt është e vërtetë se para se të vinte Islami shumë “zota” dhe idhuj adhuroheshin në Lindjen e Mesme, por emri i zotit të hënës ishte Sîn, dhe jo Allah dhe nuk ka qenë aspak popullor në Arabi, në vendlindjen e Islamit. Idhulli më i dalluar në Mekë ishte zoti i quajtur Hubel dhe nuk ka asnjë provë se ai ishte zoti-hënë…

Nëse arabët e lashtë adhuronin qindra idhuj, nuk ka dyshim se zoti hënë Sîn ishte pjesë e tyre, madje edhe hebrenjtë kishin tendencë të adhuronin diellin, hënën dhe yjet, por nuk ka asnjë provë të qartë se adhurimi i hënës ka qenë i përhapur në mesin e arabëve, në çfarë do lloj forme, apo se gjysmë hëna qe përdorur si simbol i zotit-hënë dhe sigurisht që Allahu nuk ishte emri i zotit-hënë…

Le të supozojmë për hir të argumentimit se arabët e lashtë adhuronin hënën. Kjo nuk ka asnjë lidhje që të provoj lidhjen e saj me emrin Allah, sepse nuk ka asnjë përshkrim që ta identifikoj Allahun si zoti-hënë apo si një hyjni pagane. Kjo në kontrast me hebrenjtë, grekët, latinët dhe fjalët angleze për emrin Zot, të cilat rrjedhin të gjitha nga fjalë të cilat përdoreshin gjerësisht nga paganët për t’iu referuar hyjnive pagane. Kështu që emri Allah është shumë më i çliruar nga rrënjët pagane sesa janë këta emra të tjerë.” (“Who Is “Allah”?”, International Journal Of Frontier Missions, 2006, Volume 23, No. 2, p. 79)

Natyrisht që ne si musliman nuk kemi nevojë për referenca jashtë islame për besimin tonë, por këto ia tregojmë atyre që nuk na besojnë ne.
Myftaraj thotë: “Ajo që bëri Muhameti ishte të shartonte Judaizmin dhe Krishterimin, duke krijuar mbi bazën e tyre një fe të re, një Judeo-Krishterim të arabizuar.”

Origjina e të tria feve është i njëjti Zot dhe ngjashmëria në mes tyre vjen pikërisht nga ky fakt. Për aq sa nuk mund të akuzohet Krishterimi si kopjim apo shartim i Judaizmit për aq nuk mund të akuzohet dhe Islami si i tillë me këto fe. Nëse Zoti ynë është i njëjtë, pavarësisht sesi ne e besojmë Atë, atëherë këtu nuk ka asgjë të çuditshme që tek të tria fetë të ketë gjëra të përbashkëta.
Ndonëse në këtë shkrimi nuk kam pasur si qëllim vetëm se anën teologjike, me të cilën ka spekuluar Myftaraj, e ndjej të nevojshme t’i japë përgjigje të përmbledhur edhe një teze tjetër që ai i ka mëshuar fort në shkrimet e tij dhe që shprehet më qartë me fjalët e mëposhtme:

“Kur e pyet nëse e quan veten shqiptar musliman apo musliman shqiptar, tek ai befas shfaqet arabi. Gërvishte pak praktikantin musliman dhe pas shqiptarit në dukje tek ai do të dalë arabi.”

Pra pyetja absurde që shtron Myftaraj është: a je shqiptar apo musliman? A do më shumë kombin apo fenë?

Së pari më duhet të sqaroj absurditetin e kësaj pyetje dhe më pas edhe anën aspak etike të saj.

Që të bësh një pyetje të tillë do të thotë të vendosësh shenjën e barazimit në mes fesë dhe kombit. Pra se feja edhe kombi kanë tipare tërësisht të njëjta, aq sa njëra mund ta zëvendësoj tjetrën. Këtu na duhet të përkufizojmë seç është kombi dhe më pas dhe seç është feja. Në fjalorin e sotëm të gjuhës shqipe për kombin thuhet: “Bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit psikik, që shfaqet në bashkësinë e kulturës.”

Ndërsa përkufizimi që jep enciklopedia Britannica është: “Njerëz të cilët kanë identitet të përbashkët dhe krijojnë një trup psikologjik dhe një komunitet politik. Identiteti i tyre politik zakonisht përmban disa karakteristika siç është një gjuhë e përbashkët, kulturë, etni dhe histori e përbashkët.”

Tashti shohim sesi përkufizohet feja nga burimi i mësipërm: “Marrëdhënia e qenieve njerëzore me Zotin apo zotat apo çfarëdo gjëje tjetër që ata e konsiderojnë të shenjtë ose në disa raste thjeshtë e mbinatyrshme.” Më tej thuhet: “Fetë përpiqen t’i përgjigjen pyetjeve themelore që kanë të bëjnë thellësisht me gjendjen e njeriut nëpërmjet marrëdhënies me të shenjtën apo të mbinatyrshmen apo nëpërmjet perceptimit të natyrës së vërtetë të realitetit.”

Siç shihet qartë nga këto dy përshkrime kombi dhe feja nuk janë e njëjta gjë dhe nuk mund të vendoset shenja e barazisë edhe pse ato në mes tyre mund të kenë elementë të përbashkët, por që të dyja padyshim janë pjesë e identitetit të njeriut. Feja ka si objekt të saj kultin, adhurimin, Hyjin, botën tjetër, shpëtimin e shpirtit, ndërsa kombi (një fjalë me origjinë arabe kjo ar. kaum) ka atdheun, etninë, gjuhën, historinë, kulturën. Feja nuk është e kufizuar në hapësirë dhe në kohë dhe përmban përgjithësisht botëkuptime të pandryshueshme për botën, jetën dhe njeriun, ndërsa kombi është kufizuar në hapësirë madje edhe në kohë, pasi religjioni është shumë më i hershëm si pjesë e identitet i njeriut sesa kombi. Kështu pra që të thuash se kush është identiteti yt më rëndësishëm feja apo shqiptaria do të thotë që ose feja është nacionalizëm ose nacionalizmi është fe. Parimisht asnjëra dhe as tjetra nuk janë respektivisht të tilla, por historikisht ka ndodhur që të identifikohen abuzivisht me njëra-tjetrën, ku fe të ndryshme janë shndërruar në nacionalizëm dhe kombe janë shenjtëruar si të ishin perëndi. Duket se këtë të fundit kanë dash ta bëjnë mjaft ideologji post mesjetare, mes tyre edhe komunizmi në Shqipëri. Mirëpo historikisht kjo tentativë ka rezultuar një fiasko e vërtetë dhe duke qenë të vetëdijshëm, këta njerëz që adhurojnë diçka që nuk mund të jetë objekt kulti, kanë nacionalizuar një fe të caktuar, për ta përçudnuar atë, nga një këndvështrim universal mbi botën dhe njeriun, në një racizëm të shëmtuar ku vetëm x komb janë bijtë e qiellit dhe të tjerët bagëti apo një status më të ulët si njerëz. Me sa duket këtë kërkon të bëj edhe Myftaraj, i vetëdijshëm ose jo për këtë gjë. Përballë kësaj pyetje me të tillë përmbajtje natyrisht që jo vetëm ne si musliman, por edhe besimtarë të feve të tjera që besojnë në një Zot universal do të përgjigjeshin se ne adhurojmë Zotin dhe jo kombin. Ndërsa natyrisht përballë pyetjes se cilën tokë apo gjuhë do të më tepër, çdo kush natyrshëm do të përgjigjej, mes tyre edhe besimtarët në Zot, atë tokë ku jam lindur dhe rritur dhe gjuhën e saj. Feja ndonëse ka vende të shenjta në vende të caktuara, sepse diku do t’i ketë, ajo nuk shenjtëron atdheun ku gjenden këto vende dhe as popujt mes të cilëve ato gjenden, qofshin këta arab apo hebrenj apo çfarë çdo kombësie tjetër.

Së dyti, ana tjetër e gabuar e kësaj pyetje është se ajo vendos një rivalitet fiktiv që shndërrohet në një përballje absurde mes kombit dhe fesë, mes dy pjesëve të rëndësishme që përbejnë identitetin e një njeriu. Është njëlloj si të thuash kë do më tepër nënën apo babain, vëllain apo motrën, këtë apo atë, ndërkohë që edhe pse për një njeri secili ka një pozitë të caktuar ndoshta edhe jo të njëjtë, gjithsecili zë vendin e vet dhe është pjesë e dashurisë dhe e marrëdhënieve të afërta me të cilat njeriu lidhet. Ndaj pyetje të tilla edhe kur i thuhen një fëmije jo vetëm që janë të gabuar, por nuk janë aspak etike, sepse krijojnë në psikologjinë e njeriut diferencimin konfliktuoz ndërmjet pjesëve të një identiteti të vetëm, si në një luftë absurde mes kokës dhe zemrës, trupit dhe gjymtyrëve. E në të tilla raste nuk mund të presësh vetëm se një krizë identiteti, kjo është edhe ajo që ka shkaktuar komunizmi me ateizmin e tij mes shqiptarëve, kjo është ajo që kërkon të shkaktoj pa kuptuar edhe K.Myftaraj me shqiptarët muslimanë. Feja nuk është dhe nuk mund të jetë një rrobë që hiqet e vishet sipas interesave pragmatiste materialiste, pse na afron me lindjen apo perëndimin, me këtë apo atë, feja është një bindje dhe besim, një e vërtetë përtej kësaj bote që kalon caqet e historisë, racës apo kombit. Se cila është kjo e vërtetë e amshueshme, që për njeriun është pjesa më e fortë e tij identitare, kjo është zgjedhje e tij personale.

J. Topulli

(botuar ne gazetën “SOT”)

Published in: on 26 Shtator, 2010 at 3:15 pm  Lini një Koment