FATKEQËSITË, SHKAQET, PSE NDODHIN DHE SI TË SHPËTOJMË PREJ TYRE

FATKEQËSITË, SHKAQET, PSE NDODHIN DHE SI TË SHPËTOJMË PREJ TYRE


Me emrin e Allahut
të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Ky mesazh të drejtohet ty o njeri, çfarëdo qofsh ti, i pasur apo i varfër, ministër apo punëtor, mbret apo shërbëtor, artist apo politikan, e rëndësishme është që ti ke nevojë të domosdoshme për të. Lexoje dhe do të bindesh. E nëse naiviteti yt të pengon të kuptosh, mos ia moho këtë të drejtë dikujt tjetër. Prandaj, ju lutemi që t’ia jepni këtë fletushkë atij.

Pse ndodhin tërmetet? Pse ndodhin përmbytjet? Pse ndodhin epidemitë, uria, luftërat? Pse, pse? Pyetje këto që mundojnë shumë njerëz, e mjaft të tjerë qëndrojnë indiferentë ndaj tyre, ndërsa të paktë janë ata që e dinë përgjigjen.

A thua ku ta kërkojmë përgjigjen e pyetjeve tona?! Le ta vëmë pak mendjen tonë në punë. Cili është ai që sundon tokën? Cili është ai që i zbret të mirat e të këqijat, jetën dhe vdekjen, thatësitë dhe shiun, fatkeqësinë dhe begatinë…?! E nëse e njohim Atë, pra tani le të shohim se ç’thotë Ai, Sovrani i Gjithësisë për këtë gjë: “Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve janë shfaqur në tokë e në det të zeza, skamje, shkatërrime, katastrofa etj., e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj (të keqe) që të tërhiqen (nga të këqijat). (Kur’an, 30:41) Po ashtu Ai thotë: “Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase Allahu nuk ishte ndryshues i një begatie të cilën ia ka dhuruar një populli derisa ai të ndryshojë në vetvete…” (Enfalë, 53).

Nga këto ajete të Kur’anit të Shenjtë, kuptojmë atë se vetë njerëzit me veprat e tyre janë përgjegjës për begatinë apo fatkeqësinë e një vendi. E ndërsa Zoti është Ai i cili u jep shpërblimin atyre për këto vepra me begati e mirësi, nëse ata u binden ligjeve të Tij dhe me vuajtje e fatkeqësi nëse njerëzit nuk veprojnë në patim me ligjet e Tij. Po cili është vallë morali i këtyre vuajtjeve që Allahu i zbret mbi njerëzit, a nuk është Ai Mëshirues dhe Falës i madh?!

S’ka dyshim se Allahu është Krijuesi dhe i do e i mëshiron krijesat e Tij më shumë se kushdo tjetër, porse në të njëjtën kohë Ai është edhe i drejtë dhe nuk mund të rrijë pa e ndëshkuar të keqen herët apo vonë, sikurse edhe thotë: “Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë ajo është pasojë e veprave tuaja, e për shumë të tjera Ai ju fal.” (Shura, 30). Ndërsa, përsa i përket urtësisë dhe mençurisë së Tij, ajo mund të përmblidhet në këto pika:

  1. Nëpërmjet fatkeqësisë Zoti ndëshkon të keqen.
  2. Po nëpërmjet saj u jep mësim njerëzve dhe i bën ata më të përgjegjshëm për veprat e tyre, që të mos rikthehen përsëri në to.
  3. Nga e keqja njerëzit njohin vlerën e së mirës, nëpërmjet sëmundjes vlerën e shëndetit, e kështu ata mund të jenë më të përgatitur ndaj jetës për të ecur më përpara.

Siç shihet, Zoti vepron me krijesat e Tij si mjeku me pacientin. Vërtet ilaçi mund të jetë i hidhur e të mos na pëlqejë, por në fund të fundit ai shëron.

Le të përqëndrohemi tani dhe të përmendim disa nga ato vepra ndaj të cilave Krijuesi jonë nuk është i kënaqur.

E para e cila përbën edhe mëkatin më të madh është mosbesimi, që është edhe shkaku kryesor i fatkeqësisë.

MOSBESIMI

Në të përfshihen politeizmi, idhujtaria etj., pra t’i bësh Allahut shok apo bashkëpunëtorë në zotërimin e punëve të Gjithësisë, apo të thuash se Ai ka bijë e bija, të besosh se dikush tjetër veç Atij mund të bëjë keq ose mirë pa përcaktimin e Tij, të besosh se ka njerëz që e dinë të fshehtën veç Tij, t’i lutesh e të adhurosh dikë tjetër qoftë edhe si ndërmjetës etj. Thotë Allahu për këtë gjë: “Ai i cili i shoqëron Allahut (shok, bashkëpunëtorë në adhurim etj), atij ia ka ndaluar xhennetin (hyrjen në parajsë) dhe shpërblimi i tij është zjarri”. (Maide: 79). Ky madje është edhe mëkati i pafalshëm për këdo që e mbyll jetën e tij me këto besime të kota: “Allahu nuk fal t’i bëhet shok Atij (në adhurim e sundim) dhe fal veç kësaj atë që do”. (Nisa: 48). Këtu përfshihen edhe të gjitha besimet e kota e të pabaza, për të cilat Zoti nuk ka zbritur argument: “E kush kërkon fe tjetër veç Islamit, atij nuk ka për t’iu pranuar dhe në botën tjetër do të jetë prej të humburve”. (Ali Imran: 75). Dhe thotë ajeti tjetër: “… dhe ata që besojnë në të kotën dhe mohojnë Allahun, ata janë të humburit”. (Ankebut: 52). Ndër të tjera mund të fusim këtu ateizmin apo laicizmin, si mjaft të përhapur në këtë kohë “… por ata që nuk besuan, e për shkak të asaj që bënë (mosbesimit), do t’i godasë vazhdimisht fatkeqësia e kohës ose do ta rrethojë (ajo fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të

vijë urdhri i Allahut (për ndëshkimin e njëpasnjëshëm). Allahu nuk e thyen premtimin” (Rad: 31). Por, për shkak të këtij mëkati të madh, Allahu ka dënuar mjaft popuj të hershëm: “A nuk e panë ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam (në gjurmët e qytetërimeve të vjetra) e që ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë, çfarë juve nuk ua mundësuam, u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta. E për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) të tjerë”. (En’am: 6). “Allahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e Allahut. Atëherë Ai, për shkak të sjelljes së tyre ua veshi petkun e urisë dhe të frikës”. (Nahl: 12). “E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur (nga mëkatet), ne do t’u hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, prandaj i dënuam me shkatërrim për atë që e merituan”. (Arafë: 96).

IMORALITETI

Këtu përmblidhen të gjitha veprimet e liga si prostitucioni, homoseksualizmi dhe të gjitha rrugët që shpiejnë drejt tyre. Allahu xh.sh. për to thotë: “E mos iu afroni imoralitetit sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe një rrugë shumë e keqe”.(Isra: 32). Thotë për të I dërguari Muhammed (a.s): “Nuk është shfaqur në ndonjë popull imoraliteti e të mos shfaqen në të sëmundje që s’kanë qenë më parë”, si p.sh. SIDA Po ashtu ai thotë: “O ju muslimanë, ruajuni imoralitetit sepse nga ia vijnë gjashtë të këqija, tri në këtë botë dhe tri në botën tjetër. Në këtë botë, të ikë me të (me imoralitetin) fytyra (nderi, morali), të shkurtohet jeta dhe të ndjek nga pas varfëria, e ndërsa në botën tjetër zemërimi i Allahut të Madhëruar, llogaria e keqe dhe ndëshkimi me zjarr” dhe përsëri I Dërguari (a.s) thotë: “Nuk ka mëkat më të madh pas politeizmit se sa ajo pikë uji që vendos burri në vendin që nuk është i lejuar për të” d.m.th marrëdhëniet seksuale jashtë martese.

HOMOSEKSUALIZMI

Thotë rreth saj Muhammedi a.s.: Ajo së cilës i frikësohem më tepër është puna e popullit të Lutit (homoseksualizmi), dhe i mallkoi ata që e bëjnë atë duke thënë: E ka mallkuar Allahu atë që vepron si populli i Lutit… e ka përsëritur këtë tre herë.” Ky popull njihet në histori me emrin Sodoma. Ja se ç’thotë Zoti për ta në Kur’an: “A shkoni pas meshkujve të kësaj bote? E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi”. (Shuara, 165-166). Dhe për këtë arsye u ndëshkuan. “Kur erdhi urdhri ynë dhe mbi ta hodhëm gurë pa pushim, ne i përmbysëm të gjithë ata duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë.” (Hud, 81). Gjithashtu Islami ndalon edhe rrugët që shpiejnë drejt imoralitetit, duke i konsideruar ato të ndaluara pasi janë shkak për rënien në të. Thotë Resulull-llahu a.s.: “Katër (lloje njerëzish) gdhihen në zemërimin e Allahut dhe ngrysen në zemërimin e Tij. I thanë: ‘Kush janë ata, o I dërguar i Allahut?’ – tha: “Burrat që ngjajnë si gratë dhe gratë që ngjajnë si burrat, ai që i afrohet kafshës (siç ka njerëz që e veprojnë atë sot) dhe ai i cili i afrohet mashkullit, pra homoseksuali” si dhe “E ka mallkuar Allahu gruan që vishet si burrat dhe burrin që vishet si gratë”, pra, të gjitha paraqitjet e jashtme me të cilat femra i ngjan mashkullit dhe mashkulli femrës.

KAMATA

Totë për të Allahu: “O ju të cilët keni besuar, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni, kini frikë Allahun që të gjeni shpëtim!” (Ali Imran, 130). “Ata që hanë kamatën nuk ngrihen ndryshe vetëm si ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. Kjo, sepse ata thonë: Edhe shitblerja është njësoj si kamata! Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën…” (el-Bekare, 275) Në këtë përfshihen si marrësi ashtu edhe dhënësi i saj. Thotë për të I Dërguari (a.s.): “E ka mallkuar Allahu marrësin e fajdes dhe dhënësin e saj.” Ndërsa Ibn Mesudi, njëri nga shokët e Të Dërguarit (a.s.) thotë: “Kur imoraliteti dhe fajdeja shfaqen në ndonjë vend, atëherë Allahu urdhëron shkatërrimin e tij.” Nëpërmjet fajdes paraja mblidhet vetëm në duart e disa njerëzve të cilët marrin prej saj fitime të pamerituara. Ajo i bën njerëzit që të jetojnë me fantazi për një jetë pa punë e lodhje. Thotë për të Muhammedi (a.s.): “Nuk është shfaqur në ndonjë popull fajdeja e të mos shfaqet në të çmenduria, nuk është shfaqur në ndonjë popull imoraliteti e të mos shfaqet në të vdekja e as në ndonjë popull mashtrimi në peshë e mos t’ua ndalojë Allahu atyre shiun (bereqetin, begatinë).” Madje, ngrënia e kamatës është konsideruar nga Zoti si luftë ndaj Tij: “… e në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga fajdet), atëherë binduni se jeni në luftë me Allahun dhe Të Dërguarin e Tij.” (el-Bekare, 279). E kush mund të dalë vallë fitimtar në luftë me Zotin?

NARKOMANIA, BIXHOZI

“O ju të cilët keni besuar, s’a dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyra nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (Maide, 90) Thotë I Dërguari (a.s.) duke paralajmëruar: “Largohuni pijes alkoolike sepse ajo është nëna e të këqijave.” Si mos të jetë nëna e të këqijave, kur dihen më së miri dëmet dhe pasojat shkatërrimtare që sjell ajo në jetën e njeriut dhe të shoqërisë. Për këtë arsye çdo pije alkoolike është e ndaluar (haram) edhe n.q. konsumohet në sasi të pakta. Kur Muhammedi (a.s.) e pyeti Ebu Musa el-Esh’ariun (r.a.) njërin nga shokët e tij, se çfarë pijesh përdoreshin në Jemen, ai u përgjigj: el-Bitu (pije alkoolike nga mjalti) dhe el-Mizru (pije alkoolike nga elbi), e Pejgamberi (a.s.) i tha: “Çdo pije dehëse është haram (e ndaluar).” Në një rast tjetër, Muhammedi (a.s.) tha: “Më erdhi meleku Xhibril dhe më tha: ‘O Muhammed, Allahu e ka mallkuar pijen alkoolike, atë që përgatit lëngun për të dhe atë për të cilin përgatitet; shitësin e saj dhe atë për të cilin shitet; atë që e pi atë dhe atë që merr vlerën (e shitjes) së saj; mbajtësin e saj dhe atë për të cilin mbahet; atë që e servon dhe atë që pi prej saj.” Këtu hyjnë edhe të gjitha llojet e drogave si kokaina, heroina, marihuana, dopingu, hashashi etj. “Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: Që të dyja janë mëkat i madh e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, porse dëmi është më i madh se dobia e tyre.” (el-Bekare, 219).Bixhozi dhe të gjitha lojërat e fatit janë të ndaluara. Për to Allahu thotë: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi… janë vepra të ndyta nga djalli.” (Maide, 90) Çdokush e ka parë se nëpërmjet këtyre lojërave persona të pandershëm u marrin pa të drejtë të hollat njerëzve, duke i mashtruar ata gjoja me shijen e fitimit. Edhe këtë Allahu e ka ndaluar: “Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar.” (el-Bekare, 188) “Shejtani nuk dëshiron tjetër përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiq ndërmjet jush.” (Maide, 91) Ndër të tjera, mund të përmendim vrasjet, vjedhjet, mosrespektimin e prindërve, mashtrimin, korrupsionin, thashethemet… etj. Thotë Allahu xh.sh.: “Edhe ata që veç Allahut nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë dhe që nuk bëjnë imoralitet, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkim.” (Furkan, 68)

Pra, nuk të mbetet gjë tjetër o njeri, vetëm se të largohesh prej këtyre mëkateve. “Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha të cilat u janë ndaluar, Ne ua shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.” (en-Nisa, 31) “Dhe kur Zoti yt njoftoi bindshëm: Nëse falënderoni, do t’ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim se dënimi Im është i vështirë.” (Ibrahim, 7).. Çdo indiferentizëm ndaj këtyre mëkateve dhe vazhdimi në to do të thotë që fatkeqësitë e katastrofat të mos kenë të mbaruar. “Por, ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë (gjynaheve) do t’i godasë vazhdimisht fatkeqësi e kohës” dhe “E ju nuk mund t’i ikni dënimit në tokë (fatkeqësive, vuajtjeve) dhe përveç Allahut nuk keni mbrojtës e as ndihmës.” (esh-Shura, 31). E pra: “Thuaj: Ai ka fuqi t’ju sjellë dënim prej së larti ose nga poshtë nën këmbët tuaja, apo t’ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë.” (En’am, 65). Kjo ishte përgjigjja e pyetjeve, ky është ligji që vepron mbi shoqëritë njerëzore që kur Zoti e vendosi njeriun në tokë. Ky është vendimi i Zotit tënd: “Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S’ka kush që t’i ndryshojë fjalët (vendimet) e Tij.” (En’am, 115). Po e mbyllim këtë mesazh me shpresë se do të na keni kuptuar.

“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen së vërtetës e që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” (Asr).

Mekë 1997

Published in: on Janar 3, 2010 at 8:59 am  Lini një Koment  

The URI to TrackBack this entry is: https://jtopulli.wordpress.com/2010/01/03/fatkeqesite-shkaqet-pse-ndodhin-dhe-si-te-shpetojme-prej-tyre/trackback/

RSS feed for comments on this post.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: