PSE NUK KA PËR TË PASUR SUKSES THIRRJET PËR VËLLAZËRI ME SHIAT

PSE NUK KA PËR TË PASUR SUKSES THIRRJET PËR VËLLAZËRI ME SHIAT

Nuk kam ndërmend të hap ndonjë debat për temën e shiave, ndonëse e di që diçka e tillë edhe mund të provokohet, si gjithmonë, por më tepër doja të pasqyroja një realitet për të cilin ia vlen të mendohesh mirë para se të bëhen thirrje për bashkim dhe vëllazëri sunni-shia. Realiteti i sotëm tregon se të paktën nga ana propagandistike shiat janë flamurtarë në këtë drejtim, ndërsa mes sunnive nuk e gjen një zell të tillë, për më tepër që shumë prej tyre janë mosbesues madje dhe kundërshtues, gjë kjo që nuk ndodh për shembull, në këtë masë kundërshtimi, kur flitet për sektet e tjera brenda Islamit.

Jetojmë në kohë tepër të vështira për Islamin dhe sunnitë janë të vetëdijshëm që ia vlen të lihen disa mëri të vjetra apo edhe të sqarohen për të përballuar këto kryqëzata të pamëshirshme luftarake dhe ideologjike që u bëhen sot myslimanëve. Por dy janë arsyet pse në mesin e sunnive ka kundërshtime: e para është pengesa e doktrinave të ndryshme, pra e akides në disa çështje thelbësore të saj dhe e dyta përvoja historike konfliktuale në mes sunnive dhe shiave.

p.s Në fakt shiat nuk janë të gjithë unik mes tyre ka sekte dhe grupime të ndryshme por unë këtu do të flas për grupimin më të madh sot të tyre dhe që janë xhaferijtë apo ithnaasherijtë (ndryshe rafidha) dhe që gjenden në Iran, Irak, Liban e gjetkë.

Përsa i përket akides, të gjithë dijetarët e hershëm sunni që kanë shkruar për shiat kanë përmendur në librat e tyre se ata nuk besojnë se Kurani që gjendet në duart e sunnive dhe krejt myslimanëve është ashtu siç i zbriti Profetit (salallahu alehji ue selem) por është ndryshuar, qoftë duke shtuar, hequr apo edhe ndryshuar ajete të tij. Këtë gjë e kanë pasqyruar dijetarë të tillë serioz sunni siç është:

1-Ebu El-hasan El-eshari (v. 324 h.) në librin e tij ‘Mekalat el-islamjin’ kur flet për rafidhat.

2-Abdul-kader El-Bagdadi (v. 429 h.) në librin e tij ‘El-ferk bejne El-firek’.

3-Ibn Hazm El-andalusi (v. 456 h.) në librin e tij ‘El-fasl fi el-milel uel ehua ue en-nahl’ madje ai në të rafidhat i quan si jomyslimanë.

4-Muhamed Esh-shehrestani (v. 548 h.) në librin e tij ‘El-milel ue en-nahl’ etj . etj .

Për të mos përmendur shumë të sotëm ku do të veçoja pakistanezin e vrarë nga shiat Ihsan Ilahi Dhahir (v. 1987 e.s) i cili ka shkruar një seri librash për doktrinat e shiave, mes tyre edhe librin ‘Shiat dhe Kurani’ ku tregon me fakte dhe referenca shiite evoluimin e akides së shiave për Kuranin. Është e tepërt të them se të përgënjeshtrosh tërë këta dijetarë sunnij do të thotë t’i akuzosh ata për shpifës ose së paku subjektiv dhe të njëanshëm e që janë bërë preh e indoktrinimit anti-shiit. Një njeri i mençur dhe objektiv nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë. Megjithatë kjo gjë nuk është pohuar vetëm nga sunnitë por pikë së pari nga vetë shiat dhe dijetarët e tyre të mëdhenj, ja disa prej tyre:

1- Muhamed ibn Jakub El-kulejni (v. 328 h.) autori i librit ‘Usul min El-kafi’ libri më prestigjioz i haditheve për shiat. Libër në të cilin ai jep mjaft transmetime nga imamët e shiave për ndryshimin e Kuranit si për shembull në kapitullin ‘fadail el-kuran’ po ashtu edhe në mjaft kapituj të tjerë ku flitet për ajete të ndryshuara sipas tij (shih për shembull volumi i parë faqe: 412-414, 416, 417, 418, 421-424, 429, 432-434 botimi i katërt v. 1392 h.)

2- Shejh El-mufid (v. 413 h.) në librin e tij ‘Euail el-mekalat’ (fq. 13, 54 botimi i dytë 1379 h.) si dhe në librin ‘El-ihtisas’ (fq. 123 botim mektebetu besireti Kum pa datë botimi).

3- Ali ibn Ibrahim El-kumi (v. 307 h.) në tefsirin e tij të Kuranit në hyrje (fq. 10) dhe vende të tjera (shih volumi i parë faqe: 29, 48, 58, 79, 100, 109, 110, 136, 141, 142, 196, etj. volumi i dytë faqe: 35,111,125. botim dytë Kum 1968 e.s)

4- El-fejdh El-kashani në tefsirin e tij ‘Es-safi’ në hyrjen e gjashtë (fq. 24-37) si dhe shumë ajete të ndryshuara sipas tij (shih volumi i parë faqe: 96, 114, 118, 182, 183, 202, 257, etj. botim Kitabfrushi islamijetu Iran pa datë botimi)

5- Hashim El-bahrani autori i tefsirit ‘El-burhan’ edhe ky si të parët (shih volumi i parë faqe: 50, 102, 104, 125, 129, 130, 140, 170, 208, 231, etj. botimi i dytë Iran)

6- Ebu Mensur Ahmed Et-tabersi në librin ‘El-ihtixhaxh’ (volumi i parë fq. 223-228, botim fondacioni en-nu’man Bejrut pa datë botimi).

7- Ni’metullah El-xhezairi (v. 1112 h.) në librin ‘El-enuar en-numa’nije’ (vol i parë fq. 97, dhe i dytë fq. 357, botim 1378 h. Tibriz)

8- Muhamed Bakir El-mexhlisi (v. 1111 h.) në librin ‘Tedhkiretu el-eimetu’ (fq. 9), në librin ‘hajat el-kulub’ (vol. 2 fq.681) dhe në librin ‘Mir’atu el-ukul’ (vol. 12 fq. 525 botim 1400 h. Iran) në këtë libër ai madje është i mendimit se transmetimet që flasin për deformimin e Kuranit janë muteatir, dhe se mohimi tyre do të thotë të mohosh edhe transmetimet e imametit që për shiat është thelbi i akides.

9- Dhe së Fundi, dhe jo i fundit pasi emrat e tyre janë shumë, Mirza Husejn En-nuri Et-tabersi (v. 1320 h. /1899 e.s) në librin e tij të famëkeq ‘Fasl el-khitab fi ithbat tahrif kitab rabi el-erbab’[1] (shqip: Konkluzioni i pagabueshëm në vërtetimin se libri i Zotit të zotëve është ndryshuar) që nga titulli duket seç libër është (leanehullah)! Libër në të cilin autori i tij ka mbledhur me qindra thënie nga dijetarët shia dhe muxhtehidët e tyre nëpër shekuj se Kurani është shtuar apo pakësuar, libër i cili u botua në Iran në vitin 1298 hixhri, i cili duke qenë se është pak a shumë i vonshëm, vetëm një shekull e ca më parë, kohë kur shiat ishin të mendimit se një gjë e tillë duhet mohuar për ta, ashtu siç bëjnë edhe sot, shkaktoi një zhurmë të madhe në mes vetë shiave, ku pati prej atyre që e kundërshtuan. Por autori në fjalë jo vetëm që nuk hoqi dorë por vetë dy vjet para se të vdiste nxori një libër tjetër me titullin ‘Redu badu eh-shubuhat an ‘Fasl el-khitab fi ithbat tahrif kitab rabi el-erbab’ ku mbron qëndrimin e tij në librin e parë. Madje edhe ky si El-mexhlisi është i mendimit se transmetimet që flasin për deformimin e Kuranit janë muteatir, dhe se mohimi i tyre do të thotë të mohosh edhe transmetimet e imametit, gjë që shiat nuk mund ta bëjnë atëherë nuk kanë pse të mohojnë edhe ndryshimin e Kuranit, ndryshe duhet t’i lenë të dyja madje edhe më gjerë, çdo akide të tyre.

Duhet theksuar se librat e sotshëm shiitë e mohojnë këtë akide, madje ka prej atyre që kërkojnë të hedhin hi syve duke thënë se ka një ixhma, unanimitet në mes shiave që Kurani nuk është deformuar apo se Et-tabersi në librin e tij ka dash të thotë të kundërtën! Por ka edhe të atillë më të moderuar që e pranojnë se autori i mësipërm ka gabuar dhe është mbështetur në transmetime të pasakta, një ixhtihad i paqëlluar sipas tyre! A thua sikur po flasin për një çështje sekondare tepër të koklavitur që nuk ia qëlloi dhe jo më për një gjë kaq madhore siç është vërtetësia autentike e Kuranit, mohuesi i të cilit del nga Islami. Një propagandë e ethshme bëhet në këtë drejtim jo vetëm nëpër librat dhe broshurat propagandistike të sotshme, por veç kësaj në Iran botohet dhe ribotohet i njëjti Kuran që botohet në Damask dhe Medine (kiraeti Hafs an Asim me kaligrafi të Uthman Tahas), organizohen konkurse të përvitshme të leximit të Kuranit në Iran ku marrin pjesë nga e gjithë bota, madje edhe nga Shqipëria, ka një kanal satelitor (IRIB Kuran), ngrihen shkolla për mësimin e tij përmendësh si për shembull Fondacioni i Kuranit që gjendet në Shqipëri (me seli në rrugën Hoxha Tahsim) etj. dhe të gjitha këto mund të përdoren nga ndokush si fakt se shiat besojnë vërtetë në autenticitetin e Kuranit.

Por megjithatë ne si sunni jemi të kënaqur që shiat e sotëm ta kenë lënë një besim të tillë, pasi kështu ata kanë hedhur një hap tepër të rëndësishëm për tu afruar me ne. Por që ata për të qenë të sinqertë deri në fund e objektiv u duhet të distancohen nga këta autorë dhe librat e tyre dhe nga ata dhjetëra transmetues që kanë shpifur për një akide të tillë dhe kështu ata vetvetiu do të eliminonin po thuaj tërë kontradiktat e tyre me sunnitë në akide. Më së paku do tu ngjanin zejdive të Jemenit, dhe sidoqoftë ne apo shumica sunnite do tua zgjaste dorën e bashkëpunimit përball këtyre armiqve që na kanë vënë lakun në fyt. Dhe për të qenë realistë edhe nëse të gjithë shiat nuk e bëjnë këtë të paktën edhe ata që e bëjnë, sado të pakët, janë të mirëpritur me gjithë zemër. Por! Dhe patjetër që ka një ‘por’. A është vërtetë kështu? Shumë sunni ashtu edhe unë si ta kemi frikë se jo. Për vetë faktin se nuk kemi prej tyre një distancim të qartë nga këta autorë dhe librat e tyre, aq më tepër që ata përdorin tukje-n apo tekije-n, një lloj kamuflimi apo hipokrizie që përdoret përball kundërshtarëve, konkretisht kundra sunnive apo neuasibve, siç na quajnë ata. Doktrinë kjo aq e theksuar në librat e tyre bazë, saqë nuk mund të mohohet ashtu sikur edhe doktrina e imametit. Kur them libra bazë, kam për qëllim librat e haditheve, tefsirit dhe fikhut të tyre, të autorëve të vjetër, mbi të cilat ngrihen edhe doktrinat e shiave dhe jo librat e broshurat propagandistike të autorëve bashkëkohorë. Edhe në librat e Homejnit gjejmë të thotë: ”siç edhe transmetohet kush nuk ka tukje nuk ka fe.”[2] E pra kjo akide mashtrimi na bën të jemi skeptik kundrejt thirrjeve të tyre për bashkim. Fakti që ata i botojnë dhe i ribotojnë këto libra të vjetër dhe nuk i krasisin nga këto hadithe apo të skruajnë në të së paku se janë të pavërtetë por ja lënë këtë vetëm retorikës apologjetike tregon sesa të ‘sinqertë’ janë në pretendimet e tyre. I kam parë dhe dëgjuar vetë në disa debate televizive (tek kanali satelitor Al-mustekila) sesi dijetarët e tyre kur viheshin përball transmetimeve të tilla ku mohohej autenticiteti i Kuranit thonin që nuk është sahih, edhe nëse këto transmetime vinin nga libra si ‘El-kafi fil usul’ libër të cilin ata e ngrenë aq shumë, si edhe autorin e tij.[3] Kjo mundësi nuk përjashtohet por problemi është se këtë lloj gjëje ata e bëjnë në mënyrë arbitrare kur përplasen me sunnitë dhe kur janë me pasuesit e tyre bëjnë të kundërtën. Nëse i pyet pse nuk keni një libër ku të tregohet se kush është sahih dhe daif apo t’i bënë një rivlerësim këtyre librave dhe të shënoni kush është i saktë dhe kush jo? Ata të përgjigjen se kjo çështje varet nga ixhtihadi i çdo muxhtehidi! E thënë më shqip u lihet në dorë çdo muxhtehidi që simbas qejfit apo nevojës kur të dojë i bën sahih dhe kur do daif. Por shumica njerëzve nuk janë muhadithinë që vetë ta vlerësojnë transmetimin prandaj u duhet pazgjidhshmërish të lidhen për çdo gjë me të ashtuquajturit muxhtehid të shiave! Edhe mes vetë sunnive muhadithinët janë të pakët dhe jo më mes shiave qofshin edhe dijetarë apo muxhtehid, kur dihet që ata nuk shquhen si sunnitë në këtë fushë të shkencave islame. Atëherë çfarë ngelet tjetër veç abuzimit dhe arbitraritetit?!

Përveç deformimit të Kuranit dhe Tukjes, shiat kanë edhe plotë parime të tjera të cilat nuk pajtojnë me sunnitë siç është Imameti dhe pozita e lartë që ata ju japin imamëve të tyre duke arritur deri në shirk dhe përkundrejt kësaj fyerja, poshtërimi madje edhe nxjerrja nga feja e sahabeve dhe në krye të tyre Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Aishen (radiajllahu anhum). Për të mos përmendur këtu pritjen e imamit të tyre të fshehur Mehdiut, që jeton akoma dhe një ditë do të dalë për të rikthyer nderin e gjoja nëpërkëmbur të shiave. Për elbeda-n, për isme-n e imamëve etj. etj. megjithatë për të gjitha këto që thashë kush është i interesuar për fakte konkrete mund të zbres nga emaili librin që unë e kam vënë në attachment në pdf ‘Ulemau shia jekulun’ (dijetarët shia thonë) libër në të cilin çdo citat i shiave jepet drejtpërdrejt i fotografuar nga librat e tyre. Më vjen keq për ata që nuk dinë arabisht, por nuk do të ishte gabim që ta merrnin se ndoshta do tu duhet një ditë.

Këtu mund të shtoj edhe një fakt mjaft të rëndësishëm që është distancimi i disa prej dijetarëve shia nga këto akide ose duke u kthyer në sunni ose duke u munduar që vetë shiat të reformohen nga brenda dhe të largohen nga besimet e mbrapshta që kanë. Disa prej këtyre dijetarëve janë:

1- Esedullah El-harkani iranian.

2- Ajetullah Sheriiat Sengalxhi iranian.

3- Ahmed Kisraui iranian.

4- Mustafa Tabtabaui iranian, i cili mësoi në shkollat shite në Kum dhe arriti gradën e ixhtihadit tek shiat dhe më pas u distancua nga ky medhheb.

5- Ajetullah El-adhami Ebu El-fadl El-berkei iranian (1992 e.s) nxënësi i Mustafa Tabtabauit edhe ky arriti po të njëjtën gradë si i më sipërmi. Autor i disa librave ndërmjet tyre ‘Kesr Es-sanem’ (Thyerja e idhullit) në persisht, ku merr në kritikë librin e haditheve të El-kulejnit që kemi folur edhe më parë.

6- Hajdar Ali Kalemderan iranian koleg i të më sipërmit autor i librit ‘Dirasetu Et-tesheju’ (Studim mbi shiizmin).

7- Prof. Dr. Musa El-museui i lindur më 1930 e.s mori gradën e ixhtihadit tek shiat po ashtu doktoraturën në legjislacionin islam nga Universiteti i Teheranit 1955, doktor në filozofi nga Universiteti Sorbonë i Parisit si dhe profesor në disa universitete arabe dhe perëndimore. Autor i librit ‘Esh-shia ue Et-tes’hih’ (Shiat dhe korrigjimi). Ku kritikon doktrinat e shiave si Imametin dhe pozicionin ndaj sahabeve, tukjen, ardhjen e Mehdiut, deformimin e Kuranit, vetërrahjen në përvjetorin vdekjes së Husejnit (radijallahu anhu), martesën me kontratë etj.

8- Husejn El-museui i diplomuar në Nexhef të Irakut me gradën muxhtehid nga dijetarët e mëdhenj shia të kohës së sotme, autori i librit të bujshëm ‘Lilahi thume li tarih’ (Për hirë të Allahut… dhe më pas për hir të historisë). Libër në të cilin ai përgënjeshtron shumë prej akideve të deformuara të shiave duke i akuzuar ata për shpifje ndaj imamëve të tyre të ehli bejtit. Autori ka qenë bashkëkohës dhe mik i Homejnit dhe tregon për të në librin e më sipërm ngjarje që e komprometojnë së tepërmi figurën e tij.

Këtu duhet të cekë se autorët e këtyre librave kanë qenë vetë shia dhe i kanë shkruar këto libra që janë botuar gjatë jetës së tyre, disa prej të cilëve edhe e kanë paguar këtë gjë me jetën e tyre. Dhe jo si disa libra të sajuar shiash siç është libri ‘El-muraxheat’ (Refleksionet) i shkruar nga Abdulhusejn Sherefudin ku autori pretendon se ka zhvilluar një letërkëmbim në mes tij dhe Shejh Selim El-bishri (ish shehu i Ez’herit) dhe ç’është më e forta se ky libër për herë të parë është botuar 20 (njëzet) vjet mbas vdekjes së sheh Selimit nga Abdulhusejni! Ky libër është nga më të botuarit dhe të ribotuarit e shiave. Pse jo, sipas tyre ky libër jo vetëm që e nxjerr sheh Selimit një copë injoranti që nuk i njeh shiat por edhe nuk di si të përgjigjet dhe e ha sapunin për djathë! Kur është pyetur i biri i sheh Selimit për të ai tha se i ati as që e njihte këtë gënjeshtar dhe as nuk ka pas letërkëmbim mes tyre dhe as nuk gjendet ndonjë shkresë në Ez’her që të flas rreth kësaj teme.[4] Pavarësisht sesa e vërtetë është kjo ngjarje dhe këto letërkëmbime në mos plotësisht pjesërisht janë të gënjeshtra. E them këtë jo se besoj në sinqeritetin e rafidhave, sepse ata janë njerëzit më gënjeshtarë siç thotë Imam Shafiu, por për hatër të ndonjë naivi shia që u beson vërtetë atyre përrallave. Për të treguar deformimet dhe pasaktësitë e këtij libri janë shkruar shumë libra të tjerë që i kundërvihen dhe nxjerrin në shesh broçkullat e Abdulhusejnit[5], që edhe emrin e ka shirk i gjallë, shiko abd: rob, skllav, adhurues, + husejn = robi, skllavi, adhuruesi, i Husejnit! Libri është një flluskë sapuni, një fije kashte për shiat e mbytur. Sheh Albani i ka kushtuar një seri të tëra faqesh haditheve që tregohen në këtë libër në librin e tij për hadithet dobëta dhe të shpifura.

A nuk do të ishte e arsyeshme që shumë sunni dashamirës të bëhen më tepër objektiv dhe të mos i bëjnë sytë qorr dhe veshët shurdhë para këtyre fakteve, por të reflektojnë më seriozisht larg dhe të na thonë a ja vlen të tolerohen shiat kur kanë edhe të tilla besime? T’i bësh qefin vetes duke u kënaqur me deklarimet e tyre do të thotë të mos duash të kërkosh të vërtetën!

Ndërsa arsyeja e dytë është ajo historike siç e thashë edhe më lartë. Tani unë këtu nuk dua t’i hyj të tregoj për shiat si Tusi dhe Ibn Alkami sesi ata ia futën në dorë kalifatin abasit dhe qendrën e tij Bagdadin mongolëve me në krye Holakon dhe masakrën që ai bëri në të, as nuk dua tu flas për shtetin Fatimi (lexo ubejdi) dhe bëmat e Hasan Sabahut dhe kusaritë dhe mizoritë e keramitëve në Mekë. Këto gjëra tashmë i përkasin historisë së shkuar. Unë dua tu flas pak për historinë e sotshme dhe më saktë për Irakun. Shumë prej jush në këtë listë, për fat të keq nuk dinë arabisht dhe mjaftohen vetëm me ato lajme që dëgjojnë dhe lexojnë shqip apo anglisht. Ndoshta mund të keni dëgjuar për konferenca dhe thirrje nga të dyja palët sesi bëhet thirrje për ndalje të gjakderdhjes sektare mes shiave dhe sunnive. Keni dëgjuar dhe dëgjoni përditë sesi vihen bomba mes shiave nga terroristët sunni dhe sesi ata kundërpërgjigjen më pas duke vrarë sunnitë. Por ju nuk dini atë që përfituesi më i madh nga pushtimi i Irakut nuk qe Amerika por Irani! Po, po Irani, këtë nuk e them unë por realiteti dhe relacionet ndërkombëtare. Irani shiitë dhe ‘flamurtarë i anti-imperializmit amerikan’! lakenjtë e tij me mijëra, që janë futur në Irak jo vetëm që nuk kanë shkrehur njëherë armën kundra pushtuesit por i qëndrojnë në krah kundra terroristëve sunnitë. Një numër i madh milicish shiite të armatosura si Felik Bedr, Liua edh-dhiib etj. ditën për diell në sy të amerikanëve bëjnë kërdinë mes popullsisë sunnite, janë pikërisht këta renegatë ata të cilët po ia zgjasin jetën amerikanëve në Irak. Edhe ushtria e Mehdit, një grup tjetër i armatosur shiit, që dikur bëri ca rezistencë ndaj amerikanëve, mbas këshillave që iu dhanë nga vëllezërit e tyre të Iranit hoqën dorë nga ‘antiamerikanizmi’ dhe iu kthyen sunnive. Ky grup komandohet nga Mukteda Sadri që është arab, në dallim me grupet e tjera që janë iranian të arabizuar apo arab që i binden shehut të tyre ‘të madh’ me origjinë iraniane Ali Sistani, ndaj edhe kjo qe arsyeja pse në fillim ata bënë rezistencë pasi kishin edhe përplasje etnike me shiat e tjerë iranian, por ja që vëllazëria e medhhebit doli më e fortë se ajo e arabizmit me sunnitë dhe ulën armët kundra amerikanëve dhe i ngritën kundra arabve sunnitë. Unë e di që edhe sunnitë vrasin civil shia, dhe natyrisht që nuk dua t’i justifikoi për këtë, por dua të them se ata që luftojnë atje prej sunnitve janë më shumë se njëzet grupe dhe këto vrasje të civilëve shia kryesisht i bën grupi i Zerkauit. Por sidoqoftë për të mos u zgjatur më shumë me këtë plagë të dhimbshme, dua të them se shiat duhet të ishin të parët ata që duhet tu shtrinin rezistencës sunnite dorën e bashkëpunimit dhe së paku të mos bashkëpunonin me amerikanët nëse nuk donin të luftonin kundra tyre! Por ja që nuk e bën dhe nuk po e bëjnë, dhe kjo për shkak të atyre shehlerëve të tyre apo referencave fetare (merxhiije dinije) siç i quajnë, për të treguar edhe njëherë se ata nuk duan bashkim por vetëm gënjejnë për të ruajtur lëkurën e tyre dhe për të shfarosur sunnitë. E dhimbshme por e vërtetë. Kjo është ajo që ndodh sot në Irak nga ‘vëllezërit tanë shia’ që janë ‘zemëruar’ nga sundimi i Sadamit ‘sunni’ dhe tani po nxjerrin inatin! Po në Iran shumica e të cilit dikur ka qenë sunnite?! Nuk po e hapim këtë kapitull se do të thoshit më mirë shia në një vend sunni sesa sunni në një vend shia!

Një pyetje do tu bëja kush nga dijetarët e mëdhenj të ehli sunnetit siç janë katër imamët e mëdhenj e më gjerë kanë bërë thirrje për vëllazërim me rafidhat? Myslimanët nuk është hera e parë që kalojnë momente të vështira dhe a nuk kanë pasur ata nevojë për bashkim?! Nëse po, pse nuk është bërë?! E pra këtu na vjen në ndihmë historia e përplasjeve sunni-shia, pengë të së cilës ne jemi dhe nuk e harrojmë dot. Nëse do të mundohemi ta harrojmë do të duhet të harrojmë edhe akiden tonë. Për ta mbyllur këtë pikë do të citoja Muhamed Reshid Ridan (v. 1935 e.s), promovuesin e thënies: Le të bashkëpunojmë mes nesh për hir të atyre gjërave që na bashkojnë dhe të heshtim për gjërat që na ndajnë. Ja seç thotë ai:

  • Unë jam së tepërmi i dëshiruar për këtë pajtim (sunnive dhe shiave), dhe kam luftuar për ta arritur këtë më shumë se një të tretë shekulli. Nuk njoh asnjë myslimanë apo të ma marr mendja se ai është më i dëshiruar dhe më i zellshëm se unë në këtë pikë. Unë kam parë mbas një përvoje të gjatë se shumica e dijetarëve shia e refuzojnë këtë pajtim me forcë, sepse ata besojnë se kjo gjë bie ndesh me interesat e tyre personale, pasurinë dhe prestigjin. Kam biseduar për këtë gjë me shumë njerëz në Egjipt, Siri, Indi dhe Irak. Ajo çfarë kam konstatuar nga përvoja dhe nga informatat është se shiat janë tepër fanatik dhe mospajtues ndaj ehli sunnes… Në këtë kohë janë bërë tepër aktiv në shkrimin e librave dhe mesazheve ku sulmojnë ehli sunetin dhe halifet e drejtë, të cilët hapën botën dhe përhapën Islamin në çdo skaj, dhe sulme ndaj imamëve të Sunnetit dhe ruajtësit e tij dhe ndaj popullit arab në përgjithësi.[6]

Po ashtu thotë:

  • Ata (shiat) kanë qenë vuajtja dhe intriga më e ashpër që ka pësuar Islami. Ata janë sajuesit më të shumtë të bidateve të shëmtuara që i kanë prishur imazhin Islamit. Ata janë ata të cilët e kanë çarë unitetin e tij, kanë dobësuar forcën e tij, kanë prishur bukurinë e tij, kanë pakësuar përsosmërinë e tij, që kanë kthyer teuhidin e tij në idhujtari, vëllazërinë e tij në armiqësi dhe urrejtje, kanë mbjellë mes tyre (myslimanëve) fitnen e adhurimit të disa njerëzve për shkak të prejardhjes së tyre, shenjtërimin e disa njerëzve për shkak të prestigjit të tyre dhe lumturinë e kësaj bote dhe tjetrës në ndërmjetësimin e tyre tek Allahu, ndikimi i këtyre (‘shejntorëve’) në dijen e Allahut dhe vullnetin e Tij duke kundërshtuar kështu atë që na mëson Kurani se Krijuesi i madhëruar nuk ndikohet në atributet e Tij nga krijesat. Të gjitha sektet që kanë nga Islami në shekujt e shkuar kanë qenë prej ekstremeve shiite, siç janë të gjitha sektet batinije që visheshin me rrobën e myslimanëve dhe shfaqeshin si të tillë për tu bërë të pranuar tek masat… Shiat ekstremistë kanë qenë shkaktarët e fatkeqësive më të rënda që kanë rrënuar forcën e Islamit, tronditur hilafetin abasit, shkatërruar qytetërimin arab që qe bukuria e kësaj toke dhe krenaria e saj; e kam fjalën për mynxyrën e tatarëve. Ata kanë qenë miq dhe ndihmëtarë të armiqve të myslimanëve dhe më të këqij dhe më armiqësorë sesa kryqtarët. Armiqësia e shiave në veçanti ka qenë drejtuar kundrejt sunnive. Kur nga tokat perse u largua pushteti arab dhe erdhën turqit armiqësia kundrejt arabeve kaloi ndaj turqve…. dhe sunnitë në tokën e Iranit u shkelën më tepër sesa zjarrputistët. Shiat e Iranit e kanë forcuar medhhebin e tyre tek beduinët arab të Irakut sa që për pak sa gjithë beduinët nuk u bënë si ata. Kremtojnë zinë e vdekjes së imam Husejnit dhe mallkojnë Ebu Bekrin dhe Umerin, Allahu qoftë i kangur prej tyre… shiat që të gjithë janë thirrës në medhhebin e tyre deri edhe gratë.[7]

Fjalë vërtetë të rënda dhe të mbushura me mllef, nuk do t’i citoja në rast se nuk do të kish qenë një nga flamurtarët e vëllazërimit me shiat. Kjo është përvoja e tij dhe kjo është zhgënjimi i tij. Dija është një përvojë që trashëgohet dhe akumulohet!

Na lini të qetë nëse nuk doni t’i largoheni shiizmit tuaj, jemi ngopur me broçkullat tuaja!

Shiat dhe shqiptarët

Shiat në tërë botën islame përbëjnë një pakicë, diku tek 20% dhe në pak vende ata janë shumicë. Në mes shqiptarëve ata janë shumë më pak se një pakicë, tarikatet sufiste mes shqiptarëve janë më tepër sunnite sesa shiite me përjashtim të bektashinjve të cilët doktrinën e kanë batinije. Atëherë lind pyetja ç’duan shiat mes shqiptarëve, ç’duan fondacione të tilla si Sadi Shirazi që ngrenë shkolla jopublike për vajza, shkolla për mësimin e kuranit, revista Perla dhe gazeta Këshilla, radio Irani etj, në një vend ku nuk ka shia?! Kjo është vëllazëria që kërkojnë ata? Të shiitizojnë sunnijtë shqiptarë me paratë i Iranit?!

Vërini frerë mefshtësisë dhe naivitetit tuaj o sunni të përgjumur që nesër mos të dëgjoni fëmijët tuaj të thërrasin: ja husejn! Dhe: Lebejke ja homejn!


[1] http://www.fnoor.com/quran.htm Ky është edhe linku ku mund ta shohësh këtë libër të skanuar.

[2] Keshf El-esrar fq.129.

[3] Homejni në Keshf el-esrar për të thotë:një nga librat më madhështorë të hadithit dhe një nga librat bazë tek shiat. (fq. 327)

[4] El-hutut el-aridha me komente të Muhamed Malullah fq.8.

[5] Ky njeri që ka qenë tepër ‘energjik’ në idenë e bashkimit mes shiave dhe sunnive ka edhe një libër ku flet për Ebu Hurejrën (radijallahu anhu) transmetuesin më të madh të haditheve të Profetit (alehji salatu ue selam) të cilin jo vetëm që shanë keq por edhe e bën qafir dhe munafik dhe prej banorëve të zjarrit!

[6] Revista El-menar, marrë nga Historia e gazetarisë islame vol. 1 fq. 139 botim Dar Elensar Kajro.

[7] Ibd fq.144.

Published in: on Janar 1, 2009 at 1:11 am  Lini një Koment  

The URI to TrackBack this entry is: https://jtopulli.wordpress.com/2009/01/01/pse-nuk-ka-per-te-pasur-sukses-thirrjet-per-vellazeri-me-shiat/trackback/

Këtë e pëlqejnë %d blogues: