Pozita e imamëve të shiitëve sipas Homejnit

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Shpesh herë është debatuar në këtë listë (alb-muslimstudetns) për shiat dhe besimet e tyre dhe janë bërë citime të ndryshme, megjithatë nuk e di sesa është përqindja apo numri i atyre që i kanë qëndruar objektiv akuzave të tyre duke sjellë citime të sakta.

Unë nuk dua t’i bëj askujt padrejtësi, Allahu na mëson në Kuran: “Nëse është e vërtetë ajo që thoni, atëherë sillni provën tuaj!”[1] unë këtu do të ndjek metodën dokumentimit ku do të jap tekstin e përkthyer të nënvizuar si dhe faqen dhe librin nga është marrë dhe faqen dhe kopertinën e librit të skanuar, që të gjithë ata që dinë arabisht por përtojnë apo nuk duan të prishin opinionin e tyre të mirë që kanë për shiat të shohin me sytë e tyre disa prej atyre gjërave për të cilat ne i akuzojmë shiat. Por edhe për ata që nuk dinë arabisht dhe që duan të dinë të vërtetën. Kllapat dhe kursivi janë të miat për efekt qartësimi.

Në këtë postim kam zgjedhur kryesisht thëniet e Homejnit, për vetë pozitën që ai ka tek shiat imamij, ithnasherij, xhaferij, sot në përgjithësi. Por se ai është edhe i vonshëm (vdekur në 1989) dhe ata e mbiquajnë si Imam, aq më tepër që edhe ai bënte thirrje për bashkim… është e tepërt të flas për pozitën e tij tek shiat sot. Por ajo që dua të tregoj është se ja, sesi ju, mund të shihni vetë sesi disa nga ato doktrina që ne i kritikojmë shiat vazhdojnë të gjenden edhe në librat e njerëzve të tillë si Homejni. E ç’mund të themi për të tjerët?!

Homejni është njeriu i parë që shiave sot u duhet të distancohen prej tij e vazhdo me radhë pastaj…

1-Pozita e imamëve sipas Homejnit dhe medh’hebit të tij, ia kalon profetëve!:

Një nga domosdoshmëritë e medh’hebit tonë është se askush nuk i arrin rangjet shpirtërore të imamëve. As engjëll i afërt dhe as profet i dërguar. Në origjinë i Dërguari fisnik salallahu alejhi ue alihi dhe imamët alejhi selam, sipas transmetimeve tona, kanë qenë drita në hijen e Arshit që para kësaj bote, dhe ata dallojnë nga njerëzit e tjerë në lidhjen në mes farës dhe ”baltës”.

Marrë nga ‘El-hukumetu El-islamijetu’ i Homejnit fq. 93 botimi i dytë

Kopertina e librit dhe faqja nga është cituar teksti i nënvizuar me të verdhë:

2- Aliu mund të kishte qenë profet…!

Homejni thotë:

Shehu dhe profesori ynë në njohuritë hyjnore, njohësi (el-arif) i plotë Shah Abadij, që Allahu mos e largoftë hijen e tij nga kokat nxënësve (muridinët) të tij, ka thënë: Nëse Aliu alejhi selam do të ishte shfaqur para të dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue alihi, do ta kishte shfaqur sheriatin ashtu sikur e shfaqi Profeti salallahu alejhi ue alihi, dhe do të kishte qenë një profet i dërguar (nebijen murselen), dhe kjo sepse ata të dy ishin një në shpirt dhe në pozitat (mekamat) e brendshme dhe të jashtme.

Cituar nga libri ‘Misbahul hidaje ilel hilefeti uel uilaje’ i Homejnit fq. 153

Kopertina dhe faqja e librit nga është cituar teksti me të verdhë:

3- Ja seç citon një shia për Fatimen (radijallahu anha) nga mendimet e Homjenit dhe që i shkëput nga libri ‘El-meratu fi fikr el-imam el-homejni’ (Gruaja në mendimin e imam Homejnit) (fq. 23-24)

Ai thotë:

… dhe nga këto thënie (kemi). Zahraja nuk ishte një grua e thjeshtë, ajo ishte një grua e përshpirtshme…një grua engjëllore… ishte një njeri me plotë kuptimin fjalës, një kopje njerëzore e plotësuar…një grua e vërtetë e plotë…realiteti i njeriut të plotë. Nuk ishte një grua e thjeshtë, por një qenie engjëllore erdhi në ekzistencë në pamjen e një njeriu… madje një qenie hyjnore (ilahijun) e plotfuqishme (xheberutijun)... në këtë grua qenë mbledhur të gjitha cilësitë e përsosura që mund të imagjinohen për njeriun dhe për gruan. Me të vërtetë ajo është gruaja e cila mbart të gjitha cilësitë i profetëve… gruaja e cila nëse do të kishte qenë burrë do të kishte qenë profete… nëse do të kishte qenë burrë do të kishte qenë në pozitën e të dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue alihi ue selem.

Unë nuk e di, por sado alegori të jetë përdorur këtu, a mund të thuhen gjëra të tilla për Fatimen (radijallahu anha)?

Cituar nga libri ‘El-esrar El-fatimijetu’ i Muhamed Fadil El-mesudi’ fq. 354-355

Kopertina dhe faqja e librit të cituar:

4- Mehdiu shiit i fshehur shikon veprat e njerëzve!

Ja seç thotë Homejni për këtë, treguar në librin ‘El-miad fi nedhretu imam homejni’ fq. 368 (Ahireti në vështrimin e imam Homjenit):

Shfaqja e fletores së veprave para poseduesit të kohës (sahibu zeman) alejhi selam

Është në mundësinë tonë që të verifikojmë realitetin e fletëve të punëve tona para dërgimit të tyre në prezencë të Zotit të lartësuar dhe para shfaqjes së tyre para poseduesit të kohës (sahibu zeman)- selamullahi alejhi-.

4 / 8 / 79

* * *

Fletët e veprave tona shfaqen para Imamit poseduesit të kohës (sahibu zeman) selamullahi alejhi, dy herë në javë, -dhe kjo sipas transmetimit.

3 / 7 / 79

Para kujt do të japim llogari ne? Para Allahut? Para Profetit? Apo para Mehdiut të fshehur që çuditërisht ndonëse kurrë nuk ka lindur, për shiat ai ka 1200 vjet që jeton! A nuk na mjafton që punët tona t’i shohë vetëm Allahu?! Të paktën për Homejnin dhe për ata që i besojnë transmetimet e shiave nuk mjafton!

Kopertina dhe faqja e librit të cituar:

5- Komentim i Kuranit: Zoti juaj është Imami!

Homejni në librin e tij ‘Misbahul hidaje ilet hilafeti uel uilaje’ në fq. 145 thotë:

Allahu i lartësuar thotë: Ai i drejton të gjitha çështjet dhe i shpjegon në hollësi shpalljet, me qëllim që ju të bindeni se do të takoheni me Zotin tuaj.[2] e pra Zotin tuaj i cili është Imami, shiko sesa kompakte janë fjalët e Allahut…

Kopertina dhe faqja e librit të cituar:

6- Kush janë të shpëtuarit sipas sheh Et-Tusit dhe Homejnit?

Duke cituar Et-tusin Homejni në librin e tij ‘El-erbeune hadithen’ (Dyzet hadithe) fq. 511 ai thotë:

…fjala e Allahut aze ue xhel: mu këtyre Allahu do t’ua shndërrojë gjynahet në vepra të mira dhe Allahu është vazhdimisht Falës i Madh, kurdoherë Mëshirëplotë.[3] Dhe ka thënë alejhi selami: Do të sillet besimtari mëkatarë ditën e kiametit derisa të vijë në vendin e llogarisë dhe Allahu është Ai që do ta marrë në llogari atë dhe askujt prej njerëzve nuk do t’ia mundësoj ta shoh llogarinë e tij. Do t’ia bëjë të njohura mëkatet e tij derisa ai t’i pranojë të këqijat e tij, Allahu aze ue xhel do tu thotë shkruesve: zëvendësojini ato me të mira dhe tregojuani njerëzve, dhe njerëzit do të thonë atëherë: ky njeri nuk paska asnjë të keqe! Dhe Allahu më pas do të urdhëroj që atë ta fusin në Xhenet, ky është edhe komenti i ajetit, dhe që është në veçanti për shiat (pasuesit) tanë.[4]

Ndërsa disa rreshta më poshtë vetë Homjeni thotë:

Është më se e ditur se kjo gjë është e veçantë për shiat (pasuesit) e Ehli Bejtit, dhe njerëzit e tjerë do të privohen prej kësaj. Sepse besimi nuk arrihet vetëm nëpërmjet uilajes (dashurisë, mbështetjes) ndaj Aliut dhe trashëgimtarëve të tij të pagabueshëm (ma’sumin) dhe të pastër alejhi selam, madje nuk është i pranuar besimi te Allahu dhe i dërguari Tij pa uilajen, ashtu siç do ta përmendim këtë në kapitullin e ardhshëm.

Nëse rafidhat si Et-tusi dhe imami i tyre sotshëm Homejni nuk besojnë se për shembull; ne sunnitë hyjmë tek të shpëtuarit, aq më tepër që uilaja alla shiite për ne nuk është thelbi i besimit, atëherë çfarë vëllazërie kërkojnë ata me banorët e zjarrit?!

Kopertina dhe faqja e librit të cituar:

Kjo për sot… herës tjetër materiale të tjera.

Qofshim në mëshirën e Allahut dhe udhëzimin e Tij!


[1] Sure El-bekare: 111.

[2] Sure Er-rad:2.

[3] Sure El-furkan:70

[4] Kitabul emali li sheh Et-tusi vol.1 fq.70.

Published in: on 1 Janar, 2009 at 1:01 am  Lini një Koment  

The URI to TrackBack this entry is: https://jtopulli.wordpress.com/2009/01/01/pozita-e-imameve-te-shiiteve-sipas-homejnit/trackback/

Këtë e pëlqejnë %d blogues: