Pavërtetësia se në burimet sunne ekzistojnë tekste ku tregohet se Kurani është i ndryshuar

                                
Pavërtetësia se në burimet sunne ekzistojnë tekste ku tregohet se Kurani është
i ndryshuar.

Së pari materiali shiit i sjellë nga "Pasionant Zjarrte" në anglisht bën disa gafa:
Kur thotë: There are some traditions in Sihah Sittah, traditions which are not accepted
by Shia scholars. Among them, some are talking about  the changes made in Quran
* after * the death of the Prophet.
 
E para: Gjashtë librat e hadithit nuk quhen nga sunitë si Sihah site, pra gjashtë sahitë por
si kutub ose umuhat site Pra nuk thuhet për të gjashtë se janë sahih, aq më tepër që nga
këta të gjashtë vetëm Buhariu dhe Muslimi i kanë quajtur ata si sahih, (pra të vërtetë apo
autentik) kurse autorët e tjerë nuk i kanë quajtur kështu sepse ata vetë nuk kanë pasur për
qëllim që në librat e tyre të mblidhnin vetëm hadhithe sahih si dy të parët, por ka edhe
hadithe jo sahih. Kjo gjë është kaq e ditur sa vetëm një që se ka haberin për këtë gjë mund
 ta thotë një gjë të tillë ose ndonjë dashakeq që do të justifikoi shiat! Që të gjithë Sunnitë
që kanë një kulturë fetare minimale rreth hadithit e dinë se jo të gjitha hadithet sahih
gjenden vetëm tek Buhariu dhe Muslimi ashtu siç e dinë se jo çdo hadith që transmeton
për shembull Tirmidhiu apo Ibn Maxha është sahih. Akidja jonë dhe sheriati ngrihen mbi
hadithe sahih.
 
E Dyta: Në këtë tekst thuhet se dijetarët shiat qenkan ata që nuk pranokan disa
transmetime të sunnive në mes të cilave paska edhe nga ato që flasin për ndryshimin e
Kuranit! 
Një latin do të bërtiste: o tempora o mores! Ndërsa ne si mysliman do të thonim
Subhan Allah! Kësaj i thonë tamam... kuptohet pse e bëjnë këtë, për tu mbyllur gojën
sunnive se nëse i keni edhe ju të tilla transmetime atëherë mos na qortoni ne...
Duket si e drejtë dhe logjike, por është kaq banale, amatore dhe e pavlerë, dhe ja sepse.
Sepse unë kur shkrojta për deformimin e Kuranit në besimin e rafidhave nuk citova
transmetime tekstesh fetare apo hadithe të tyre, gjë që edhe mund ta kisha bërë, por
tregova për besimin dhe bindjen e shumë prej dijetarëve shiia të cilët këtë besim e
mbështesin tek ato qindra transmetime (më saktë rreth 2000) ku u pretendoka direkt ose
indirekt se Kurani është ndryshuar. Këtë besim ata e kanë ngritur në bazë të këtyre
transmetimeve të cilat ata i konsiderojnë si muteatir. Unë mund të kisha sjellë disa
transmetime,[1] por dikush mund të më thoshte se ato nuk janë të sakta edhe për vetë
shiat, kështu që nuk ke pse i detyron ata të pranojnë një gjë të tillë për doktrinë të tyren!
Ndaj dhe unë u tregova preciz në këtë pikë duke treguar opinionet e këtyre dijetarëve që
vetëkuptohet përderisa e kanë një bindje të tillë do të thotë se transmetimet me të cilat
ata argumentohen dhe bazojnë bindjen e tyre janë të besueshme për ta. E pra dallimi në
mes nesh dhe atyre qëndron në atë se asnjë dijetarë sunnij apo mu'tezilij apo harixhij etj,
përveç rafidhave nuk kanë pasur apo kanë bindje se Kurani ka qenë devijuar mbas vdekjes
së Profetit (salallahu alejhi ue selem) edhe nëse do ta pranonim se paska transmetime të
tilla ku të lekan një përshtypje të tillë. Transmetimi është diçka dhe akidja apo besimi
është diçka tjetër. Është e vërtetë se si akidja ashtu edhe sheriati ngrihen mbi
transmetimet e haditheve, por së pari a janë të sakta dhe a merret gjithçka e trasmetuar
për bazë? E pra këto farë transmetimesh të supozuara nuk kanë krijuar kurrë bindjen tek
sunnitë se Kurani është deformuar mbas vdekjes së Profetit, ndërkohë që tek rafidhat,
të paktën ata që përmenda, transmetimet e tyre e kanë formuar një bindje të tillë. Prandaj
edhe njerëz të tillë si Et-tabersi kanë shkruar libra të tillë ku veç transmetimeve japin edhe
 opinionet e dijetarëve të tyre, gjë që tek sunnitë nuk ka ndodhur ndonjë herë dhe as ka
shanse të ndodh. A e kuptoni tani dallimin se ku qëndron? Një dallim thelbësor. Ndaj
manovra të tilla bëhen thjesht nga injoranca ose për të hedhur hi syve.
Unë mund të mjaftohesha me kaq pasi është tepër i qartë dallimi për atë që do të kuptojë
megjithatë, me lejen e Allahut, unë do tu jap përgjigje këtyre transmetimeve sunnite.  
E treta: Dua të sqaroj se ai shiiti që shkruar këto transmetime në anglisht, ka bërë me
plotë gojën një lojë të poshtër duke përfituar nga injoranca e njerëzve për Kuranin. Sepse
në këto transmetime nuk thuhet se Kurani është deformuar, shtuar apo pakësuar mbas
vdekjes së Profetit (salallahu alejhi ue selem) nga sahabet apo Osmani (radijallahu anhu)
ndërkohë që tek shiat thuhet diçka e tillë. Këta sahabe tregojnë për disa ajete apo ndonjë
sure dhe pjesë suresh të cilat i këndonin në kohën e Profetit, pra kur ishte gjallë ai, e
theksoj këtë, dhe se më mbrapa i kishin harruar këto ajete siç është shembulli i hadithit
që përmendet nga ai shiiti te Muslimi (vol.7 nr.2416 arabisht) nga sahabi Ebu Musa
el-esharij (radijallahu anhu). 
Tani duhet të sqaroj diçka që nuk ia kanë haberin shumë njerëz, pasi kjo na shkurton punën
 që të mos marrim çdo hadith një për një, pasi të gjithë kanë pak a shumë të njëjtën natyrë. 
Allahu i madhëruar ia zbriti Kuranin Profetit (salallahu alejhi ue selem) për 23 vjet dhe po
Ai Allah ishte që shumë prej këtyre ajeteve ua anuloj leximin apo normën që ato
përmbanin. Kjo ide jepet në ajetin 106   të sures El-bekare kur thotë: Për çdo varg
(Kurani) që Ne e shfuqizojmë apo që e bëjmë të harrohet, Ne sjellim ndonjë tjetër
më të mirë ose të ngjashëm me të. A nuk e di ti se Allahu është i Fuqishëm për
 (të bërë) çdo gjë?!
Dhe shfuqizimi ka dy anë: shfuqizimin e ligjit që jep ajeti si për shembull ajetet e alkoolit,
 dhe shfuqizimi i këndimit, pra i tekstit, si për shembull ajeti i gurëzimit për imoralitetin
e të martuarve. E thënë ndryshe atë që vetë Allahu e thotë në ajet e bëjmë të harrohet . 
 E pra bëhet fjalë për një ndërhyrje të vetë Allahut dhe jo të Profetit dhe as të sahabeve.
Allahu me urtësinë e Tij nuk donte që gjithçka që ju zbrit Muhamedit (salallahu alejhi ue
selem) si Kuran të mbetej i tëri edhe më pas, dhe kështu që gjatë jetës së Profetit Ai e
bëri një gjë të tillë. Dhe kuptohet që një gjë e tillë do të merrte formën përfundimtare
në fund të jetës së Profetit, ndaj edhe Xhibrili siç e dimë të gjithë në Ramazanin e fundit
e lexoj Kuranin me Profetin dy herë. Kjo është ajo që në terminologjinë e shkencave
kuranore quhet 'el-ardatu el-ahire' pra prezantimi i fundit. Dhe pikërisht ky prezantim
përfundimtar i Kuranit është ai që kemi ne edhe sot e kësaj dite, pa asnjë presje më shumë
 e pa asnjë presje më pak. 
Duhet thënë se disa këndime të Kuranit qëllon që ndonjë herë të ndryshojë ndonjë
shkronjë apo zanore apo forma e fjalës në shumës apo njëjës, mirëpo këto ndryshime të
gjitha ruhen në po ato tekste që shkroi Osmani dhe që janë transmetuar të gjitha nga
Profeti dhe që këto dallime janë dallimet që njihen ndryshe si kiratetet apo leximet e
Kuranit. 
 
Pikërisht edhe hadithi i Ebu Musës në një nga transmetimet e tjera të tij, konkretisht tek
Tahaui (2/418-419)[2] me zinxhir të mirë transmetimi thotë: Zbriti një sure që u ngrit,
dhe më kujtohet prej saj... e më pas hadithi siç është tek Muslimi dhe që 'pasionanti i
zjarrtë' na i ka sjellë në anglisht. Tek Muslimi përmendet vetëm se Ebu Musa e pat harruar,
 dhe kjo në fakt ishte dhe ajo që donte Allahu. 
Ka pas sahabe që mbanin mend pjesë të këtyre ajeteve apo sureve dhe që flisnin për to kur
 binte rasti. Dhe jo të gjithë sahabet në fillim e kanë ditur saktësisht se kush ka qenë
prezantimi i fundit, por që sigurisht që Osmani nuk bëri gjë tjetër në përmbledhjen e tij
vetëm se rishkroi dhe zyrtarizoi pikërisht këtë prezantim. Të gjitha transmetimet e sakta
sunnite që tregohen si gjoja argument për ndryshimin e Kuranit janë të kësaj natyre ose
ka edhe të pa sakta. Madje edhe vetë Aliu (radijallahu anhu) thotë: Njeriu me shpërblim
më të madh për mesahifet (fletët ku u mblodh Kurani) është Ebu Bekri, Allahu e
mëshiroftë Ebu Bekrin, ai është i pari[3] ai i cili e mblodhi Kuranin në mes dy
dërrasave.'[4] Dhe Osmani nuk bëri gjë tjetër siç dihet nga historia vetëm se riprodhoj
këtë përmbledhje.
Ndoshta ndonjëri mund të thotë: edhe tek shiat mund të jenë transmetimet të kësaj natyre!
 E vërteta është se të ishin të tilla do të ishim shumë të lumtur dhe autori i librit famëkeq
Et-tabersi nuk do të kish mundur dot ta kishte katranosur atë paçavuren e tij të qelbur që
vjen era kufr, sikur të mos kishte gjetur tek librat shia transmetime të një natyre krejt
tjetër. Transmetime që e thonë troç se  gjoja sahabet qenë ata që deformuan Kuranin
mbas vdekjes së Profetit dhe hoqën ajete ku flitej për Aliun dhe ehli bejtin të cilat
Profeti nuk i pat hequr, si për shembull Surja El-uilaje ku flitet për Aliun (radijallahu anhu)...etj.
dijetarët shia e kanë mjaft të qartë një gjë të tillë dhe e dinë dallimin në mes
 transmetimeve sunnite dhe atyre shiite në këtë pikë, mirëpo aty ku gjejnë shesh bëjnë
edhe përshesh, si për shembull me këtë 'pasionant zjarrtë' që ka rënë në rrjetat e tyre me
atë materialin në anglisht që ka postuar.
Ajo që më bën habi është se edhe të krishterët çuditërisht përdorin edhe ata të tilla
transmetime për të justifikuar biblën e tyre të ndryshuar! Nuk dua të bëj këtu ndonjë
lidhje konspiracioni mes tyre, por dua të them se i njëjti .... që frymëzoi të krishterët
i frymëzoi edhe këta rafidhat për të njëjtën metodë... Shejtani është mik i vjetër i
manipulatorëve të kujtdo feje qofshin ata! Njësoj thonin edhe ata para tyre; zemrat
e tyre i përngjajnë njëra-tjetrës! Ndërkohë, Ne ua kemi treguar qartë shenjat Tona
atyre që besojnë bindshëm.[5]
Kush do të zgjerohet më tepër në këtë pikë mund t'i kthehet librave të shumtë që ka në
arabisht dhe disa edhe në anglisht.
Tani doja të sqaroja diçka të përgjithshme rreth transmetimeve të shiave. 
Së pari shumica e tyre janë nga Imamët e shiave duke filluar që nga Aliu e të tjerët me
radhë, por më së shumti nga Xhafer Es-sadik imami i gjatë e shiave. Duhet thënë se ky
njeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka qenë me të njëjtën akide që kanë edhe sunnitë për
Kuranin e për të tjerat. Por rafidhat xhaferij që pretendojnë se ndjekin medhhebin e tij në
fikh kanë shpifur ndaj tij kaq shumë transmetime saqë çfarë nuk gjen në to... më vjen turp
që disa prej tyre t'i përmend këtu. Kështu që nuk është aspak habi që ata kanë shpikur
transmetime nga ky njeri i ndershëm ku të thonë Kuranin i cili nuk pajton akiden e tyre se
është deformuar.
Ja seç thotë shiiti Musa el-museui për këtë në librin e tij Esh-shia ue teshih fq. 20: 
Fillimi i devijimit në mendimin shiit
Mbas deklarimit zyrtarë për mungesën (fshehjen) e imam Mehdiut në vitin 329 hixhri në
mendimin shiit ndodhën fenomene të çuditshme të cilën e quaj përplasje në mes shiave
dhe shiizmit apo epoka e devijimit....
 
Pak më poshtë ai thotë: 
Këto mendime për të cilat kontribuuan edhe disa transmetues shiitë dhe disa dijetarë të
medhhebit në mbjelljen dhe përhapjen e tyre në mendjet naive të pasardhësve të shiave.
Në të njëjtën kohë u shfaq edhe ideja Et-tekijes që i urdhëronte shiat që të shfaqte diçka
dhe tjetër gjë të fshihte dhe kjo për arsye që të mbroheshin idetë e reja të cilat kishin
nevojë për tu fshehur ose në mënyrë që të përhapeshin ose për tu ruajtur nga forca e
pushtetit. Dhe që këto ide të çuditshme të kishin një mbështetje fetare mbi të cilat nuk
duheshin ngritur dyshime transmetuesit shiit ua veshën imamëve shiit këto transmetime
të çuditshme, dhe sidomos dy imamëve El-bakir dhe Xhafer Es-sadik dhe kështu ato do të
ishin të pranueshme dhe të pakontestueshme në përmbajtjen e tyre. Në këtë kohë u shfaq
ideja e pagabueshmërisë së imamëve shiitë që edhe kjo të ishte një tjetër prapavijë fetare
për t'i konsideruar këto transmetime të çuditshme të shenjta dhe që nuk pranojnë asnjë
diskutim, verifikim dhe kundërshtim.
 
Ndërsa në fq.21 thotë:
Mua më krijohet përshtypja se ata me ato transmetimet e tyre nuk kanë pas për qëllim
ngulitjen e besimeve të shiave nëpër zemra por kanë pas si qëllim të bëjnë dëm Islamit
dhe çdo gjë që ka lidhje me Islamin.
 
Allahu ekber! A ka nevojë më për dëshmi të tjera kur nga gojët e bijve të tyre dalin
dëshmi të tilla?!
 
Dhe tani një element interesant për një pjesë të atyre shiave të cilët nuk besojnë në
deformimin e Kuranit. 
Dr. Musa El-museiu na tregon se këta njerëz megjithatë besojnë në ekzistencën e
Mus'hafit të Aliut i cili ndryshon nga Kurani që ne kemi! Dhe sipas tyre ky Kuran është
koment apo tefsir hyjnor i tij! Dhe dr. Musa pyet duke thënë: Nuk e di pse këmbëngulin ta
quajnë këtë koment apo tefsir si Mus'haf? (fq.185) ai madje nuk bie dakord edhe për
ixhmain që thuhet për ekzistencën e tij nga ana e shiave.
Dhe pastaj ai duke kritikuar një thënie për këtë Mus'haf të profesorit të tij El-khoi pyet:
A paska Kurani koment hyjnor që ka ardhur nga Allahu por që nuk qenka pjesë e Kuranit
dhe kështu na del që Kurani i zbritur nga Allahu qenka i përbërë nga teksti dhe komenti.
Teksti është në duart e të gjithëve ndërsa komenti vetëm në duart e imam Aliut? 
 
Më pas ai thotë:
 
Mesa më kujtohet e kam diskutuar këtë temë për këtë Mus'haf me dijtarin e madh
El-khoi i cili nuk më përmendi më shumë sesa transmetimin e Et-tabersit. Diskutimi
shkoi deri në debat të ashpër saqë kërkoj prej Allahut të më fal nëse e kam shkelur me
profesorin nga i cili kam mësuar për një farë kohe Fikh dhe Usul Fikh kur unë studioja
në Nexhef. (fq.186)
 
Dhe mendoni ky është një diskutim mes dy shiave të moderuarve njëri ca më tepër!
Nëse do të gërmojmë më tepër në librat e shiave do të gjejmë të flitet për Mus'hafin e
Fatimes! Të cilin sipas shiave Allahu ja ka shpallur asaj mbas vdekjes së
Profetit (salallahu alejhi ue selem)[6] mirëpo ç'është më interesante se një tjetër
nxënës më vonshëm i këtij El-khoit i quajtur Husejn El-museui thotë: 
Imam El-khoi në amanetin e tij që na la kur ai ndodhej në shtratin e vdekjes na këshilloi
si mësimdhënës në houze (vend mësimi):
''Kapuni mbas këtij Kurani derisa të shfaqet Kurani Fatimes''[7]
!!!!!!!!!???????
Nuk është e vërtetë, mund të thoni! Ndoshta, por edhe ata shia që e mohojnë mund të them
i se gënjejnë! Pse duhet të besojmë të kundërtën?!
Lista e teksteve të shenjta shiite veç Kuranit dhe Sunnetit të pa dala në skenë është edhe
më gjatë...por po mjaftohem me kaq.
 
Nuk e di për të satën herë ma duhet ta përsëris këta janë vëllezërit tanë?!
 
Atë që Allahu e lë në humbje nuk ka kush që ta udhëzojë!
 
 
 


[1] Shih këto linke në anglisht http://www.jamiat.org.za/isinfo/shia_fal.html

[2] Për më gjatë shih Silsiletu ehadithu sahiha te sheh Albanit nr. 2912 por edhe 2911.

[3] Transmetimi se Aliu qe ai që e mblodhi i pari Kuranin është i dobët sepse është munkati (i ndërprerë) shih fethul bari vol. 9. fq.15.

[4] Transmetuar nga El-axhuri tek Esh-sheria 1216 , tek Elhindi tek El-kenzul umal 2/ 362 dhe Ibn Ebij Daud tek El-mesahif me sened të mirë transmetimi, shih për këtë Fethul bari të Ibn Haxherit vol.9 fq 15 botimi darul kutub el-ilmije 1997.

[5] El-bekare: 118.

[6] Shih Bihar El-enuar 26/41, 42,48

[7] Lilahi thume li tarih fq.80

Published in: on 1 Janar, 2009 at 12:51 am  Lini një Koment  

The URI to TrackBack this entry is: https://jtopulli.wordpress.com/2009/01/01/pavertetesia-se-ne-burimet-sunne-ekzistojne-tekste-ku-tregohet-se-kurani-eshte-i-ndryshuar/trackback/

Këtë e pëlqejnë %d blogues: