Çfarë gjykimi ka për sunnijtë sipas rafidhave

Çfarë gjykimi ka për sunnijtë sipas rafidhave

Ja seç thotë Ni’metullah el-xhezairi (v. 1112 h.) të cilin në kopertinën e librit të tij El-enuar en-numanije e kanë quajtur: Dijetari punëtor dhe i përsosur sakrifikues, i pari i të urtëve dhe kreu i dijetarëve Sejiid Ni’metullah el-xhezairi

Këtë jua citova që të shikoni se nga kush po citojmë, jo njerëz dosido mes shiave

Ai thotë në librin në fjalë vol. 2 fq. 278:

Ai flet këtu për esharinjtë duke thënë (paragrafi 14) thotë:

Esharinjtë dhe ata që i pasojnë janë në një situatë më të keqe në kapitullin e njohjes së Krijuesit sesa idhujtarët dhe të krishterët, dhe kjo sepse kush thotë se ka bir apo ortak nuk ka thënë se Ai i lartësuari ka nevojë për ata të dy për të sjellë në ekzistencë veprimet e Tij dhe krijimet e mrekullueshme të Tij. Njohja që ata kanë për të Lartësuarin nga ky drejtim është i pavlerë (batil), është një prej shkaqeve të cilat u kanë dhënë atyre përjetësinë në zjarr me vëllezërit e tyre kafirë, por atyre u bëri dobi fjala e Islamit (shehadeti) në mbrojtjen e gjakut dhe pasurisë së tyre në këtë dynja. Ne dallojmë prej tyre dhe ndahemi prej tyre në kapitullin e rububijes; dhe Zoti ynë është Ai që është njësuar që nga fillimi i pa fund dhe Zoti i tyre është Ai që ka pasur që nga fillimi tetë ortakët e Tij.

Dhe tjetër vështrim rreth kësaj nuk di, veçse unë kam parë në disa habere, çka tregojnë se ne nuk bashkohemi me ta në një Zot dhe as në një Profet dhe as në një Imam, dhe kjo sepse ata thonë se Zoti i tyre është Ai që ka pas Muhamedin salallahu alejhi ue selem profet dhe Khalifi i tij ka qenë Ebu Bekri, dhe ne nuk pajtojmë me këtë Zot dhe as me atë Profet, por themi se Zoti i profetit që Khailifi i tij është Ebu Bekri nuk është Zoti ynë dhe as ai profet nuk është profeti ynë.

Ndërsa në vol. 2 fq.307 ai duke folur për sunnij që i quan neuasib thotë (paragrafi 6):

Transmetohet nga Profeti salallahu alejhi ue selem se shenja treguese e neuasibëve është vënia para Aliut e dikujt tjetër; kjo është një veçanti përfshirëse dhe jo e veçantë, dhe mund ta kthejmë këtë tek pika e parë gjithashtu, ku qëllimi të jetë vënia e dikujt tjetër para tij duke e besuar me bindje të plotë këtë, që kështu të përjashtohen imituesit dhe të dobëtit; sepse kjo përparësi që i jepet dikujt tjetër ndaj tij ka ardhur si imitim i dijetarëve, baballarëve dhe të parëve të tyre; ose ndryshe ata nuk kanë rrugë tjetër veçse ta njohin dhe të jenë të bindur në këtë rrugë.

E mbështet këtë kuptim fakti se imamët alejhi selam dhe rrethi i veçantë i tyre e kanë përdorur fjalën nasibi për Ebu Hanifen dhe të ngjashmit me të, megjithëse Ebu Hanifja nuk ka qenë prej atyre që është armiqësuar ndaj Ehli bejtit alejhi selam, por ka pas dedikim ndaj tyre; dhe u shfaqte atyre dashuri. Po nuk pajtonte me mendimet e tyre dhe thoshte: ka thënë Aliu dhe unë them, që prej këtu përforcohet thënia e Sejid El-murteda dhe Ibn Idrisit, Allahu ua shenjtëroftë shpirtrat atyre të dyve, si dhe disa prej shejhëve tanë bashkëkohor, se kundërshtarët që të gjithë janë të pisët, duke u nisur nga përgjithësimi i kufrit dhe i shirkut ndaj tyre në Kuran dhe Sunnet, ndaj dhe i përfshin ata kjo fjalë sa herë që thuhet, dhe se ti u binde se shumica e tyre janë neuasib me këtë kuptim.

Së dyti. Lejimi i vrasjes së tyre dhe lejimi pasurisë së tyre; e di se shumica e dijetarëve kanë përmendur për nasibiun këtë kuptim të veçantë në kapitullin e pastërtive dhe papastërtive, dhe gjykimi i tij për ta është si për kafirin harbij (me atë që je në luftë) në shumicën e ahkamëve. Por në bazë të komentit që përmendëm gjykimi është gjithëpërfshirës siç e mësove. Es-Saduku, qoftë e mirë gjurma e tij, transmeton në El-ilel me isnad nga Daud ibn Ferkad i cili tha: i thashë Ebu Abdullahit alejhi selam, çfarë thua për vrasjen e nasibiut? Dhe ai tha: hallall e ka gjakun, por unë kam frikë për ty; nëse mundesh t’i hedhësh përsipër atij murin apo ta mbytësh në ujë që askush të mos dëshmoj kundra teje, atëherë bëje. Dhe i thashë: por për pasurinë e tij çmendon? Tha: merre atë kur të jepet mundësia

Natyrisht që këto transmetime shiite nga Xhafer Sadik për ne janë shpifje që ata kanë vënë në gojët e tij, Allahu e mëshiroftë, por që për fat të keq dijetar si ky këtu kanë ngritur gjykime, dhe çfarë gjykimesh se…no coment!

Foto e librit të cituar:

Published in: on Janar 1, 2009 at 1:31 am  Lini një Koment  

The URI to TrackBack this entry is: https://jtopulli.wordpress.com/2009/01/01/cfare-gjykimi-ka-per-sunnijte-sipas-rafidhave/trackback/

Këtë e pëlqejnë %d blogues: